BOTA

Konferenca ndërkombëtare për Libanin, analiza: A mund të ndërmjetësojë Franca?

n.f Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 09:37
Konferenca ndërkombëtare për Libanin, analiza: A mund të
Foto ilustruese

FRANCË- Franca të enjten ka ftuar për konferencën ndërkombëtare për Libanin. Parisi shpreson, se lidhja e fortë historike me vendin e vogël mesdhetar mund të hapë rrugën për armëpushim dhe paqe.  Prej muajsh Izraeli kryen sulme masive nga ajri ndaj Libanit. Sipas të dhënave të autoriteteve libaneze ka si rrjedhojë mbi një milionë refugjatë brenda vendit dhe më shumë se 2000 civilë janë vrarë.

Izraeli ka vrarë me objektiv të qartë disa drejtues të Hisbollahut, sepse ka për qëllim të dobësojë milicët e vendosur në jug të Libanit. SHBA, Gjermania dhe disa vende arabe suni e klasifikojnë Hisbollahun si grup terrorist. Edhe BE-ja e liston krahun e armatosur të Hisbollahut si grup terrorist. Ky grup që nga fillimi i luftës aktuale në Gazë përpara një viti vazhdimisht sulmon veriun e Izraelit. Dhjetra mijë izraelitë janë larguar nga banesat e tyre që ndodhen në afërsi të kufirit libanez.

Franca shpreson, që lidhja e ngushtë historike me Libanin mund të ndihmojë në ndërmjetësimin për një armëpushimin dhe një zgjidhje afatgjatë, e për këtë arsye organizon të enjten (23.10) një konferencë ndërkombëtare për Libanin në Paris. Konferenca synon mbështetjen e popullsisë dhe të sovranitetit të vendit.

Ministria e Jashtme franceze pret përfaqësues nga vendet partnere të Libanit, OKB-ja, Bashkimi Europian si dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale e nga shoqëria civile. "Franca gjithmonë ka pasur një rapor të privilegjuar me Libanin dhe kjo konferencë duhet të kontribuojë për një zgjidhje paqësore të konfliktit", i shkruan DW-së një burim, që nuk dëshiron të përmendet me emër.

May Maalouf Monneau, politologe në Institut Kërkimor të Parisit për Lindjen e Mesmedhe Mesdheun (iReMMO), shpreson për rezultate konkrete. "Ne na duhet një armëpushim. Pas kësaj ushtria libaneze duhet të dërgohet në jug të vendit, për të rivendosur sovranitetin e shtetit", i tha studiuesja DW-së. "Kjo do të duhej të ishte bërë me kohë sipas rezolutës së OKB-së 1701 të vitit 2006."

Kjo rezolutë i dha fund luftës katër javore mes Hisbollahut dhe Izraelit. Milicët terroriste premtuan, se do të tërhiqen nga jugu i Libanit – gjë që nuk ka ndodhur deri më sot. "Takimi në Paris mund ta bëjë Francën sërish më prezente në aspektin diplomatik në Liban", shton Maalouf. "Franca nuk e ka pasur më këtë peshë që nga viti 2005, pas fundit të mandatit të presidentit Jacques Chirac."

Franca dhe Libani historikisht kanë pasur lidhje të thella politike dhe kulturore, vë në dukje Henry Laurens, profesor në fushën e Historisë aktualisht në katedrën për historinë bashkëkohore të botës arabe në Collège de France të Parisit. "Që nga mesi i shekullit të 19 shoqata franceze L'Oeuvre d'Orient mbledh para për organizata arsimore, mjekësore dhe religjoze në Liban", shpjegon për DW Laurens. "Ka një rrjet të gjerë shkollash franceze në Liban dhe një diasporë të madhe libaneze në Francë."

Gjithashtu Libani mes viteve 1920 dhe 1943 ka qenë protektorat francez. Qeveria franceze ka luajtur një rol të rëndësishëm diplomatik, sepse ka negociuar me të gjitha palët.

Por ndërkohë Parisi e ka humbur rolin e ndërmjetësuesit, gjë që ka të bëjë edhe me historinë e vet koloniale. "Këtu ka shumë pasardhës të kolonialistëve si dhe emigrantë nga ish-kolonitë dhe një diasporë të madhe myslimane dhe hebreje", shpjegon Laurens. "Kjo përçarje pasqrohet tek partitë tona – me partitë populiste të djathta, që mbrojnë izraelin dhe me grupet e majta politike, që janë në anën e palestinezëve. Qeveria është e paralizuar, sepse kjo temë e politikës së jashtme tashmë është e rëndësishme edhe në politikën e brendshme."

Mes ndihmës financiare dhe simbolikës politike

Fabrice Balanche, gjeograf dhe specialist i Lindjes së Mesme në Universitetin Lyon 2 në jug të Francës, deklaratat e fundit të presidentit Emmanuel Macron i kanë përkeqësuar shanset për sukses të konferencës për Libanin. Macron kërkoi ndër të tjera që të ndërpriten furnizimet me armë për Izraelin, për të nxitur zgjidhjen politike të konfliktit. Kjo u cilësua si "turp" nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

"Franca ka tani raporte shumë të këqia me Izraelin. Po ashtu as Hisbollahu dhe as Izraeli nuk duan ndërkohë armëpushim", thotë për DW Fabrice Balanche. Rivendosja e autoritetit të shtetit libanez në jug të Libanit është tani shumë e vështirë, sepse ky vend është i pastabilizuar politikisht. "Libani është një shtet i dështuar me borxhe të larta dhe një elitë të korruptuar, që nga tetori 2022 nuk ka president", shton Balanche.

Që nga viti 2015 nuk është me Franca, por Gjermania që jep linjën e politikës europiane ndaj Libanit. "Ndaj Macron nuk mundet t'i japë me premtime financiare Libanit – dhe kjo e kufizon influencën tonë politike." Kjo konferencë është si rrjedhojë më shumë simbolike. "Franca do të plotësojë një boshllëk diplomatik të krijuar nga zgjedhjet presidenciale në SHBA që zhvillohen pas dy javësh."/ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë