luftimet
LIBAN- Trupat izraelite kanë zhvilluar beteja të ashpra me Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – më 22 nëntor në pjesë të ndryshme në jug të Libanit, përfshirë edhe në një qytezë ku kanë selinë paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara.
Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse të OKB-së në Liban, që njihet me shkurtesën UNIFIL, i tha Associated Press se po monitorojnë “luftime të ashpra” në qytezën bregdetare të Nakuras dhe në fshatin Çama, në verilindje.
Selia e UNIFIL-it gjendet në Nakura, në cepin më jugor të Libanit, që gjendet pranë kufirit me Izraelin.
“Jemi të vetëdijshëm për granatime të rënda në afërsi të bazave tona”, tha zëdhënësi i UNIFIL-it, Andrea Tenenti. I pyetur nëse paqeruajtësit dhe stafi i selisë janë të sigurt, Tenenti tha: “Po, për momentin”.
Disa pika të UNIFIL-it janë goditur që kur Izraeli ka nisur një ofensivë tokësore në Liban më 1 nëntor, duke plagosur disa paqeruajtës.
Luftimet e ashpra vijnë një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestime për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant. GJNP ka lëshuar fletarrestime edhe ndaj një udhëheqësi ushtarak të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – duke i akuzuar ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me luftën në Gazë që nisi në tetor të vitit 2023.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Afër 100 pengje janë ende brenda Gazës dhe të paktën një e treta e tyre besohet se kanë vdekur.
Izraeli po ashtu ka kryer sulme ajrore në Liban, pasi Hezbollahu nisi sulmet me raketa një ditë pas nisjes së luftës në Gazë. Në shtator, luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan.
liban okb luftime te ashpra selia e okb lindja e mesme
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
22 Nëntor16:57
"Lufta në lindje po hyn në një fazë vendimtare"/ Kryeministri polak: Konflikti po merr përmasa dramatike!
POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk, teksa komentoi luftën Rusi-Ukrainë tha se zhvillimet e fundit tregojnë se ekziston një rrezik real...
E.D
BOTA
22 Nëntor16:43
"1,000 ditë sakrificë për Ukrainën"/ Kryeministri britanik: Lufta mund të përfundojë sot, nëse Putini ndal agresionin
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Keir Starmer, thotë se lufta në Ukrainë mund të mbarojë që sot nëse Putini ndalon a...
ZH.LL
BOTA
22 Nëntor16:40
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit për bombë! Terminali u mbyll për më shumë 6 orë, u anuluan fluturimet
aeroporti
LONDËR- Aeroporti Gatwick në Londër ka njoftuar se alarmi i sigurisë është zgjidhur dhe terminali i tij Jugor po ri...
E.D
BOTA
22 Nëntor16:14
Borell: Putin dhe Trump do të ulen në tryezë për t’i dhënë fund konfliktit
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell deklaroi se Vladimir Putin dhe Donald Trump, i cili s&e...
ZH.LL
BOTA
22 Nëntor16:12
Paris zbardhet nga dëbora/ Pezullohen transportet, kushtet e akullit kanë krijuar rrezik në rrugë! Mbyllet edhe Kulla Eifel
Kulla Eifel
PARIS- Dimri ka filluar zyrtarisht në Francë dhe Parisi është mbuluar nga dëbora. Reshjet e para të dëbor&eu...
E.D
BOTA
22 Nëntor15:59
E rëndë në Paris/ Një person i armatosur hap zjarr brenda “McDonald’s”, raportohet për një të vdekur
PARIS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris të Francës. Mësohet se një person i armatosur rreth të 60-tave ka ...
ZH.LL
BOTA
22 Nëntor15:56
Britania përballet me kushte të acarta dhe të akullta ndërsa stuhia "Bert" afrohet! Rreth 200 shkolla vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura
mot me debore
BRITANI- Shumë zona të Britanisë u përballën me kushte ngricash dhe akullit këtë mëngjes përpara...
n.f
BOTA
22 Nëntor12:36
Alarm pranë ambasadës amerikane në Londër, gjendet një pako e dyshimtë, kryhet një shpërthim i kontrolluar nga oficerët
Foto ilustruese
ANGLI- Një alarm është ngritur nga autoritetet në Londër, pas raportimeve se ambasada amerikane ësht&eum...
n.f
BOTA
22 Nëntor09:30
Pas urdhërarrestit nga GJNP-ja, Orban do të ftojë Netanyahun në Hungari: Ne nuk do ta zbatojmë përmbajtjen e vendimit!
Foto ilustruese
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se do ta ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netan...
r.ll
BOTA
22 Nëntor09:29
Çfarë janë raketat Oreshnik që goditën dje Kievin? Sistemi raketor rus i panjohur për Perëndimin dhe i padukshëm për mbrojtjen ajrore të Ukrainës
foto ilustruese
RUSI- Konflikti në Ukrainë po merr një dimension të ri pas përdorimit nga Rusia të një sistemi raketor ...