Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk beson se formimi i qeverisë së re është i mundur pa përfshirjen e partive opozitare në koalicionin qeverisës. Konjufca tha se Vetëvendosje ka pasur synim që në zgjedhjet e 9 shkurtit të fitonte 500 mijë vota, në mënyrë që të drejtojë e vetme qeverinë e ardhshme. Por, sipas tij, rezultati zgjedhor ka treguar se një gjë e tillë nuk është e mundshme.
“E kemi pasur qëllimin [t’i sigurojmë] 500 mijë vota. Nuk i kemi arritur ato. Tash është një skenar tjetër. Është skenari B”, deklaroi Konjufca.
Konjufca tha se aktualisht ekzistojnë dy skenarë: i pari, votimi i një qeverie deri në zgjedhjen e presidentit të ri; dhe i dyti, votimi i një qeverie të re afatgjatë.
Mandati pesëvjeçar i presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill të vitit të ardhshëm. I pyetur për ftesën për takim që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, Konjufca tha se kjo ftesë “është rasti më normal” në një shoqëri demokratike. Një ftesë e tillë nuk u është dërguar partive të tjera opozitare.
Këto komente Konjufca i bëri pas një takimi me përfaqësuesit e partive politike, një javë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të pranonin një ftesë për takim në rast se ajo do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ismaili tha se në këtë fazë i takon fillimisht partisë së parë që të provojë funksionalizimin e institucioneve të reja. Në rast se ajo dështon, atëherë, sipas tij, Bedri Hamza mund t'i sigurojë votat e nevojshme .
“Ne kemi një pozicion jashtëzakonisht të qartë dhe një besim të madh, me një kandidat si [Bedri Hamza] që arrin ta krijojë një shumicë, nëse ka një paaftësi të partisë së parë për ta formuar qeverinë,” deklaroi Ismaili.
Ndërkohë, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se me Vetëvendosjen ekziston një hendek i madh, jo vetëm për shkak të dallimeve politike, por edhe për shkak të mënyrës se si Albin Kurti ka qeverisur vendin në katër vitet e fundit.
E pyetur nëse LDK-ja do ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në takim me Kurtin, Kica-Xhelili tha se vendimin për këtë e merr vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Në takim, të pranishëm ishin edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa nga përfaqësuesit e partive të pakicave.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.
Deputetët e zgjedhur paraqiten në Kuvend. Seancën konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Deputetët e zgjedhur bëjnë betimin. Partia e parë propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe gjatë seancës zgjidhen edhe nënkryetarët. Seanca përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, sipas Rregullores së Kuvendit.
Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate tetë vende.
Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, deklaroi ditë më parë se synon që qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, ta votojë gjatë seancës konstituive. Megjithatë, deri më tani, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka njoftuar zyrtarisht se ka takuar partitë politike të pakicave.
Këto takime Kurti i zhvilloi në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re. Pas takimeve me përfaqësuesit e pakicave, ai akuzoi Serbinë se po tenton të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja”. Sa u përket partive më të mëdha, deri më tani Kurti ka dërguar ftesë zyrtare për takim vetëm kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./REL
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy qytetarë serbë të arres...
SHBA- Zyrtarë të lartë të Pentagonit po shqyrtojnë një propozim për të tërhequr deri në 10,000 trupa am...
SHBA- Meta po zgjeron masat e saj të sigurisë për adoleshentët në Instagram me një bllokim të transmetimit të drejtp&e...
SHBA- Ndryshe nga shumë prodhues të tjerë gjermanë të automobilëve, Audi nuk ka fabrika të vetat në SHBA. Të...
TIRANË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për rregullimin e çmimeve dhe vendosj...
netanyahu, trump SHBA- Presidenti i SHBA-së,Donald Trump, ngriti sërisht pretendime ndaj Rripit të Gazës. "Ajo është nj&...
lideret e be BRUKSEL- Një javë tjetër e mbushur me planifikime ushtarake dhe diplomaci do të nxjerrë sërish në pah p&eum...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë “të drejt...
SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA ka bllokuar përkohësisht një urdhër që kërkon kthimin e një burri që u deportua gabi...
MEKSIKË- Nëntë persona u vranë në një sulm të armatosur në një klinikë rehabilitimi nga droga...