BOTA

Kontrollet kufitare në Gjermani kundër emigracionit, DW: Bilanc i vakët!

n.f Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 15:21
Kontrollet kufitare në Gjermani kundër emigracionit, DW: Bilanc i
Foto ilustruese

GJERMANI- Sa kanë ndihmuar kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë në reduktimin e migracionit të parregullt? Kontrollet e diskutueshme që në fillim, sipas raportimeve tregojnë rezultatet të esëllta ditët e para.

Pas zgjerimit të kontrolleve kufitare në të gjithë kufijtë tokësorë gjermanë më 16 shtator janë ndaluar 182 përpjekje për hyrje të paautorizuara në kufirin perëndimor gjerman, sipas gazetës Welt am Sonntag, e cila i referohet statistikave të brendshme të drejtorive të policisë federale, të cilat mbulojnë periudhën nga fillimi i kontrolleve të hënën (16.09) deri të enjten e kaluar. Nga këto përpjekje të paligjshme 100 persona u regjistruan në kufijtë me Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Francën, duke iu refuzuar hyrja, me kthim të drejtpërdrejtë. Të huajt që aplikojnë për azil me hyrjen në kufi nuk janë refuzuar ende. Aplikimi duhet të shqyrtohet. Ndryshimi po diskutohet aktualisht në politikë. 

Sipas njoftimeve nuk konstatohet rënie e kërkesave për azil në Gjermani. Në katër ditët e para pas fillimit të kontrolleve të zgjeruara kufitare janë bërë 3626 kërkesa për azil dhe në të njëjtat periudha të dy javëve të mëparshme përkatësisht 3581 dhe 3063 kërkesa. Sipas Welt am Sonntag, kontributi i kontrolleve të reja kufitare në reduktimin e migracionit të parregullt është i "vakët”.

Shifra të larta në Lindje dhe Jugun gjerman


Sipas Welt am Sonntag, Ministria Federale e Brendshme nuk ka dashur të komentojë shifrat. Megjithatë, kohët e fundit ajo publikoi shifra për tentativat dhe refuzimet e hyrjes në kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën. Që nga mesi i tetorit 2023, janë zbuluar rreth 52,000 hyrje të paautorizuara dhe janë bërë rreth 30,000 refuzime - për shembull nëse nuk janë paraqitur dokumente udhëtimi ose ato janë të pavlefshme. Duket i vështirë krahasimi i një periudhe disaditore me atë disa mujore. Megjithatë ka shenja, se shifrat në kufijtë lindorë dhe jugorë janë dukshëm më të larta se ato në kufirin perëndimorë.

Kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën janë kontrolluar që nga tetori i vitit 2023 dhe ata me Austrinë që nga viti 2015. Që nga e hëna e kaluar kontrollet kufitare filluan në të gjithë kufijtë tokësorë gjermanë - duke përfshirë ata në perëndim dhe në veri. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser, e cila kishte urdhëruar këtë e arsyetoi këtë si mënyrë që të mund të "ulet më tej migrimi i parregullt, të ndaloheshin kontrabandistët, t'u thaheshin burimet kriminelëve, të identifikoheshin dhe të ndaleshin islamistët." Kontrollet në hapësirën Shengen nuk parashikohen. Në rast "situate të jashtëzakonshme" një vend mund të vendosë kontrollet, por "përkohësisht" dhe "si mjet i fundit".

Lëvizja e lirë në Schengen - themel i BE


Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave konsiderohet si një nga themelet e BE-së. Shtrirja e kontrolleve në kufijtë veriorë dhe perëndimorë të Gjermanisë ishte e diskutueshme që në fillim në Gjermani edhe për sa i përket efikasitetit. Nga njëra anë, sepse këta kufij luajnë një rol më të vogël për migrimin e parregullt sesa ata në jug ose në lindje. Nga ana tjetër, sepse kufijtë në një Evropë të hapur nuk mund të kontrollohen plotësisht dhe mund të kontrollohen vetëm me kapacitete relativisht të larta. Kontrollet e rastësishme kryhen kryesisht në rrugët kryesore - pra në vendkalimet kufitare të autostradave./ DW

bilanc gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë