Plas keq në Golem/ Konflikt me sende të forta në një lokal, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme t&eu...
Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen pas një veprimi në rrjetet sociale, pasi profili i tij zyrtar në Instagram ka pëlqyer nj...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
KOSOVË- Njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.
Mbi 940 qendra votimi do të jenë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës do t’u bashkohen vëzhguesve të tjerë vendas e ndërkombëtarë që do të ndjekin nga afër procesin e votimeve.
Për një muaj me radhë partitë politike bënë fushatë me zotimet për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.
Zgjedhjet e së dielës, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, shihen si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.
Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.
Votimet e sotme do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë në fuqi masa ndëshkuese ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023 për shkak të tensioneve në veri.
Por, bisedimet me Serbinë nuk gjetën shumë vend në fushatën para zgjedhjeve.
Partitë opozitare kritikuan qeverinë Kurti për marrëdhëniet me aleatët posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, të cilat gjatë administratës së ish Presidentit Joe Biden, tërhoqën vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.
Çështja e këtyre marrëdhënieve u bë objekt diskutimesh këto ditë pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja që shtuan praninë e tyre në Kosovë pas tensioneve të viteve të kaluara, kanë shtuar trupat në prag të zgjedhjeve parlamentare, për mbarëvajtjen e të cilave policia e Kosovës tha se ka hartuar një plan të posaçëm në bashkërendim më forcat e KFOR-it, Misionin e BE-së për sundimin e ligjit, prokurorinë dhe diplomatët perëndimorë./VOA
SHBA- Në portin Miraflores, makinat orientojnë drejtimin e një anijeje përmes kanalit, ndërsa një grumbull turistësh vë...
Foto ilustruese SHBA - Ngrirja e punësimeve federale e zbatuar nga Presidenti Donald Trump ka ndikuar në punësimin e një grup...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e fundit të të dërguarit të SHBA-së p&e...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet parlamentare, mbi mandatin e tij ...
Foto ilustruese SHBA - Një tarifë e re gjithëpërfshirëse e SHBA për produktet e prodhuara në Kinë parashikon nj&eum...
GRENLANDA- Vendet e NATO-s diskutuan vendosjen e trupave në Grenlandë në përgjigje të kërcënimit të Donald Trump...
trump, harry SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se nuk ka plane të dëbojë Princin Harry nga ...
foto ilustruese KOSOVË- Ka përfunduar procesi i votimit të diasporës për zgjedhjet në Kosovë. Sipas informacioneve t&eu...
htaci, veseli, krasniqi, selimi HAGË- Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Kras...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë dhe flet&...