VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Është thelbësore që çdo aktivitet në hapësirën ajrore të Kosovës të bëhet në bashkërendim të duhur me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, për t’i parandaluar tensionet dhe për të garantuar siguri, tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i aleancës ushtarake perëndimore.
Autoritetet kosovare njoftuan më 8 tetor se pranuan “mijëra” dronë luftarakë nga Turqia, duke nxitur reagime të ashpra nga fqinji verior, Serbia.
Zyrtari i NATO-s e vlerësoi Turqinë si kontribuuese të kamotshme në misionin e udhëhequr nga ajo në Kosovë, KFOR, dhe në stabilitetin rajonal.
Por, ai nuk deshi t’i përgjigjej pyetjes së REL-it se në çfarë rrethanash Kosovës mund t'i lejohet që t’i përdorë këta dronë, duke ditur se vetëm misioni i udhëhequr nga NATO-ja e ka autoritetin mbi hapësirën ajrore të saj.
“KFOR-i e mbikëqyr rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, duke i përdorur të gjitha mjetet dhe burimet që ka në dispozicion, në përputhje me autoritetin dhe mandatin e saj ekzistues, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, tha zyrtari i NATO-s.
Ai theksoi se KFOR-i mbetet i përfshirë “ngushtë në këtë çështje të rëndësishme dhe është në kontakt të ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe me forcat e armatosura të Serbisë për këtë qëllim”.
KFOR-i, gjithashtu, është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.
Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, dhe tani i ka 4.649 paqeruajtës nga 33 shtete.
“Kosova duhet të ketë kapacitete për t’u mbrojtur”
Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, tha për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se Kosova nuk e ka autoritetin mbi hapësirën e vet ajrore, ajo duhet t’i zhvillojë kapacitetet e mbrojtjes.
“Kjo është njëfarë gare në armatim që po zhvillohet në rajon, ku unë mendoj që është e pritshme që Kosova të reagojë në një garë të tillë, për shkak se siguria territoriale e saj është e cenuar në mënyrë të hapur nga një shtet fqinj”, tha Vrajolli, duke iu referuar pretendimeve të zyrtarëve kosovarë për shkelje me dronë nga Serbia.
Zyrtarë të Kosovës thanë në fund të shtatorit se hapësira ajrore e Kosovës ishte shkelur nga dronë të dyshuar serbë. Por, ata nuk kishin dhënë hollësi rreth këtyre pretendimeve, apo se kur saktësisht kishin ndodhur këto shkelje të dyshuara me dronë.
KFOR-i, në anën tjetër, i tha Radios Evropa e Lirë, më 26 shtator, se nuk kishte vërejtur ndonjë hyrje të dronëve nga jashtë në hapësirën ajrore të Kosovës që mund të ndikonte në sigurinë e gjithë vendit.
Vrajolli i tha REL-it se ky investim i Kosovës nuk është “jashtë kontekstit rajonal dhe global”, duke i parë edhe shkeljet e dyshuara me dronë rusë në Evropën Lindore javët e fundit.
“Këta janë dronë mbrojtës, pra nëse dikush vjen dhe e sulmon Kosovën, këta dronë përdoren për veprime të tilla, dhe nuk kanë synim për të hyrë në territorin e kujtdo për të kryer operacione të ndryshme”, shtoi ai.
Ai beson se qëllimi i Kosovës është mbrojtja dhe jo shënjestrimi i ndonjë vendi.
“KFOR-i është trup jo shumë i madh dhe ky mision jo medoemos e ka teknologjinë më të avancuar, për shkak se Kosova akoma nuk shihet nga NATO-ja si vend i rrezikut të drejtpërdrejtë... Prandaj institucionet e Kosovës duhet ta rrisin kapacitetin për t’i luftuar këta dronë”.
Ai shtoi: “Kosova ka shumë më shumë nevojë të zhvillojë teknologji që i verën dhe i deaktivizon këta dronë, sepse Kosova mund të përballet edhe me sulme terroriste me dronë, e realisht nuk e di sa kemi kapacitete që të ballafaqohemi me kërcënime të tilla”.
Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e akuzoi Turqinë - njërën prej anëtarëve më të fuqishme të NATO-s - se e “ëndërron ringjalljen e Perandorisë Osmane”.
Çfarë është droni Skydagger RTF?
Kosova pranoi dronë të llojit Skydagger RTF 7 dhe Skydagger RTF 15, sipas zyrtarëve të vendit. Ata thanë se pranuan “mijëra” sosh, pa treguar saktësisht sa.
Vranjolli tha se dronët Skydagger RTF nuk janë dronë sulmues, por mbrojtës dhe se Kosova i ka marrë këta dronë për mbrojtjen, dhe sektori i mbrojtjes është “hipotetik”.
“Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë t’i përdorim këta dronë, për shkak se këta janë dronë shkatërrues, por nëse ndodh që Kosova të përballet me ndonjë sulm të jashtëm, atëherë Kosova duhet të ketë kapacitete për t’u mbrojtur”, tha ai.
Skydagger RTF është dron "i gatshëm për fluturim”, i pajisur me një mjet shpërthyes për përdorim kundër shënjestrave të palëvizshme dhe të lëvizshme, megjithëse ka edhe aplikime profesionale si vëzhgimi dhe kërkim-shpëtimi.
RTF nënkupton se droni është plotësisht i montuar dhe i përfshin të gjithë komponentët e nevojshëm, si vetë droni: një transmetues radioje, një marrës dhe bateritë, duke e bërë atë të gatshëm menjëherë për fluturim sapo të blihet.
Droni Skydagger RTF 7 mund të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 130 kilometrash në orë, në largësi maksimale deri në 10 kilometra, ngjashëm sikurse ai RTF 15.
Por, i ngarkuar maksimalisht 2 kilogramë, ky dron RTF 7 mund të fluturojë maksimalisht 12 minuta, ndërsa pa ngarkesë 20 minuta. Ndërsa, droni Skydagger RTF 15 mund të fluturojë maksimalisht 14 minuta me ngarkesë maksimale 5 kilogramë, ndërsa pa ngarkesë 36 minuta.
Çfarë pajisjesh tjera i posedon Kosova?
Në gusht të këtij viti, Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) - e cila është në proces të transformimit në ushtri - është pajisur edhe me automjete të blinduara, të blera nga Shtetet e Bashkuara.
Vitin e kaluar, ajo ka paraqitur kërkesë për t'i blerë edhe 200 raketa antitank, Javelin, dhe tani është në proces të pagesës. Kosova ka blerë edhe një flotë të dronëve turq, Bayraktar, në vitin 2023.
Në vitin 2018, nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë kanë arritur edhe automjete ushtarake të tipit Humvee.
Qeveria e Kosovës, atëkohë, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane AM General për blerjen e 51 automjeteve të këtij lloji.
Dy vjet më vonë, Kosova ka blerë edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërsa në vitin 2021, Qeveria amerikane i ka dhuruar Kosovës 55 automjete ASV (Automjete të Blinduara Sigurie).
Viteve të fundit, Qeveria e Kosovës e ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes - këtë vit ka arritur në 207.8 milionë euro.
FSK-ja stërvitet vazhdimisht në bazat amerikane dhe evropiane, dhe gjithashtu merr pjesë në ushtrime shumëkombëshe si “Defender Europe”.
Në fund të vitit të kaluar, Kosova ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Turqinë për të ndërtuar fabrikën e saj të parë të municioneve.
Një burrë që e goditi me thikë në qafë një refugjat 16-vjeçar sirian, pasi ky i fundit kaloi pranë të dash...
Një migrant afgan është shpallur fajtor këtë të premte për kërcënimin me vrasje të Nigel Farage (i njohur p&eu...
Mijëra palestinezë të zhvendosur nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre më 10 tetor, pasi hyri në fuqi arm&e...
Ili Zorbaj, 49 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Greqi, është raportuar i zhdukur prej katër ditësh nga zona Rizo...
Forcat e Armatosura Gjermane po planifikojnë të bëjnë një porosi të madhe për sistemin e mbrojtjes ajrore ”Skyranger&rd...
Italia ka hyrë në histori si vendi i parë i Bashkimit Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligje...
Kongresi i Perusë votoi të premten për shkarkimin e presidentes Dina Boluarte, me 122 nga 130 deputetë që miratuan mocionin për ...
“Presidenti Trump do të vazhdojë të krijojë marrëveshje paqeje në të gjithë botën, t’u japë fund...
Një avion pasagjerësh i Ryanair ishte vetëm gjashtë minuta larg mbarimit të karburantit përpara se të bënte një u...
Dalin në dritë detaje të reja nga sulmi me thikë ndaj kryetares së bashkisë Herdecke në Gjermani, Iris Stalzer. Të dh...