BOTA

Kosovë/ Zgjidhet kryetari i ri i Komisionit të Pavarur për Median

b.z Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 17:21
Kosovë/ Zgjidhet kryetari i ri i Komisionit të Pavarur për Median
Foto ilustruese

KOSOVË - Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) të premten, në një proces që u kundërshtua nga kryetari i tanishëm, Jeton Mehmeti.

Katër prej pesë anëtarëve të bordit të KPM-së votuan për ta zgjedhur Berishën për një mandat dyvjeçar – disa ditë para se t’i mbarojë mandati kryetarit të tanishëm, më 21 janar.

Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias Flutura Kusari, e quajti “kompletim të kapjes” së KPM-së emërimin e Berishës, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shprehu shqetësim me procesin e zgjedhjes së tij.

Komisioni i Pavarur i Mediave - i themeluar në vitin 2005 - është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Kosovë.

Anëtarët e KPM-së emërohen nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa kryetari dhe nënkryetari zgjidhen me votat e fshehta të anëtarëve të KPM-së.

Çfarë ndodhi gjatë takimit?

Për emërimin e Berishës, anëtarët e komisionit i futën dy pika jashtë rendit të ditës në mbledhjen e tyre: plotësimin dhe ndryshimin e rregullores së punës dhe garantimin e vazhdimit të punës së KPM-së përmes zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit.

Futja në rend dite e këtyre pikave u kundërshtua nga kryetari i tanishëm, Jeton Mehmeti, por ato kaluan me votat e anëtarëve të tjerë.

“Unë s’jam dakord me asnjërën prej tyre. Plotësimi dhe ndryshimi i rregullores kërkon konsultim publik. KPM-ja është e obliguar aktet nënligjore t’ia vërë publikut të paktën për 15 ditë. Por, duhet të respektohet ky nen i ligjit të KMP-së, që të shteren të gjitha obligimet tona ligjore. Që nënkupton konsultim publik”, tha Mehmeti.

Berisha e propozoi pastaj një paragraf të ri në rregulloren e punës së komisionit, i cili përfundimisht mundësoi emërimin e tij.

Sipas paragrafit të parë të nenit 3 të rregullores së KPM-së për zgjedhjen e kryetarit, kryetari zgjidhet në mbledhjen e parë pas mungesës së tij (përfundimi i mandatit, shkarkimi etj), me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të KPM-së, nëse në mbledhje janë të pranishëm të paktën 2/3 e anëtarëve.

Ky paragraf u anashkalua dhe u thirr paragrafi i dytë, e cila u miratua sot, që thotë se përjashtimisht nga paragrafi i parë, kryetari mund të zgjidhet brenda një muaji para skadimit të mandatit të kryetarit, për t’u siguruar që KPM-ja nuk mbetet ka kryetar, në rastet kur mund të mbetet pa kuorum për zgjedhjen e tij.

Pas emërimit të Berishës, Mehemti tha se nuk mund ta vazhdonte mbledhjen pas këtij vendimi, dhe kërkoi që ajo të shkojë në pushim për kohë të papërcaktuar.

“Unë nuk mund ta vazhdoj seancën, sepse nuk ndiej siguri juridike për ta vazhduar mbledhjen. Unë nuk kam legjitimitet për të vazhduar. Gjithçka që ndodhi sot nuk është e qartë sipas procedurave dhe ligjit”, tha Jeton Mehmeti.

Por, anëtarët e KPM-së argumentuan se vendimi i tyre ishte i ligjshëm dhe i kërkuan kryetarit në shkuarje ta vazhdojë udhëheqjen e mbledhjes dhe ta mbajë detyrën deri në përfundim të mandatit të tij më 21 janar.

Flutura Kusari, këshilltare ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, tha se Mehmeti “u shkarkua de fakto nga pozita e kryetarit të KPM-së”.

AGK-ja tha se emërimi i Berishës ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të rregullores së KPM-së.

“AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”, tha ajo në një njoftim.

Sipas Kusarit, rregullorja e KPM-së u ndryshua “kundërligjshëm” dhe se KPM-ja tani ka kryetar “të paligjshëm”.

“Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione”, shkroi Kusari në Facebook.

Kusari kishte paralajmëruar të premten në mëngjes se KPM-ja do të emëronte kryetar të ri, duke e cilësuar këtë si diçka “alarmuese”./REL

kosove besnik berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë