Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
RUSI- Një ndihmës i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka refuzuar çdo armëpushim të përkohshëm me Ukrainën, disa orë para se një delegacion amerikan pritet të shkojë në Rusi për bisedime me Moskën, ku ata do t’i bëjnë thirrje Kremlinit që të pajtohet me propozimin për një armëpushim 30-ditor ose në të kundërtën do të përballen me sanksione.
Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, në një intervistë për televizionin shtetëror rus tha më 13 mars se propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, që Kievi e ka pranuar, vetëm do t’i jepte kohë Ukrainës që të rimëkëmbet nga presioni që Rusia i ka bërë ndaj trupave të saj.
“E kam paraqitur qëndrimin tonë se kjo nuk është asgjë më shumë se sa një pushim për ushtrinë ukrainase, asgjë më shumë”, tha Ushakov, i cili për më shumë se gjysmëshekulli është i përfshirë në diplomaci dhe konsiderohet se është këshilltari kryesor i politikës së jashtme të Kremlinit.
Ai shtoi se qëndrimin e Moskës ia ka paraqitur këshilltarit për siguri kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar një ditë më parë.
“Më duket se askush nuk ka nevojë për hapa që imitojnë veprime paqësore në këtë situatë”, tha ai, duke theksuar se Rusia dëshiron një zgjidhje afatgjatë që adreson interesat dhe e saj dhe merr parasysh shqetësimet e Moskës.
Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë më 12 mars me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, presidenti Trump shprehu bindjen lidhur me arritjen e një armëpushimi për Ukrainën dhe tha se negociatorët amerikanë “janë nisur drejt Rusisë”.
Ndërkaq, të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se një ekip amerikan, që raportohet se kryesohet nga i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, ishte nisur drejt Moskës.
“Në të vërtetë, negociatorët janë duke udhëtuar me avionë, është planifikuar që të ketë kontakte. Do t’iu tregojmë më vonë se çfarë do të ndodhë”, tha Peskov.
Paraprakisht, Trump u ka thënë gazetarëve se Rusia “nuk ka zgjidhje tjetër” përpos armëpushimit. Ai tha se nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së sanksioneve nëse Moska e refuzon armëpushimin, por shtoi se shpreson që të mos jetë e nevojshme.
Presidenti amerikan e ka bërë prioritet kryesor përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që kur ka marrë mandatin e dytë presidencial më pak se dy muaj më parë, duke bërë përpjekje diplomatike me një rritëm të shpejtë.
Deklaratat e tij të fundit vijnë pasi Kievi u pajtua me planin amerikan për një armëpushim të përkohshëm, pas bisedimeve që zgjatën nëntë orë në Arabinë Saudite mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan.
Delegacionet ukrainase dhe amerikane po ashtu diskutuan për rëndësinë e përpjekjeve humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçmas gjatë armëpushimit, përfshirë këmbimin e të burgosurve të luftës, lirimin e civilëve të arrestuar dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të zhvendosur me forcë.
Më pas, Trump deklaroi se përfaqësuesit amerikanë dhe rusë do të takoheshin për të diskutuar për armëpushimin.
Pas negociatave, SHBA-ja nisi ndihmën ushtarake dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën./REL
hashim thaci KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, për të vizituar babain e tij në Q...
SHBA- Një problem në platformën e lëshimit bëri që SpaceX të shtyjë një fluturim drejt Stacionit Ndërkomb&eu...
SHBA- Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i emëruar i Kanadasë, Mark Carney dha atë që vëzhguesit e k...
Foto ilustruese RUMANI - Ish kryeministri Victor Ponta shpalli sot hyrjen në garën presidenciale të Rumanisë, ndërsa e djathta eks...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të rifillojnë ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës me Ukra...
ANGLI- Megjithë shpresat e qeverisë, Mbretëria e Bashkuar, në fund, nuk është përjashtuar nga tarifat prej 25% të &cce...
JAPONI- Transmetuesja Airi Sato, 22 vjeç, vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një individ gjatë transmetimit në in...
BOSNJE HERCEGOVINË- Prokurorët e Bosnje dhe Hercegovinës urdhëruan të mërkurën arrestimin e udhëheqësit të s...
UKRAINË- Analisti i sigurisë dhe mbrojtjes, Michael Clarke, ka folur rreth luftës në Ukrainë pas zhvillimeve të fundit në A...
Foto ilustruese SHBA - Të mërkurën hynë në fuqi tarifat e reja prej 25% për të gjitha importet e çelikut e të...