Ulf Kristersson
SUEDI- Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se është i hapur që të lejojë dislokimin e armëve bërthamore në tokën suedeze në kohë lufte, teksa kritikët i kanë bërë thirrje anëtares së re të NATO-s që të ndalojë një dislokim të tillë.
Parlamenti i Suedisë pritet që në qershor të votojë për Marrëveshjen për bashkëpunim të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, që do t’i mundësojë Uashingtonit qasje në bazat ushtarake në Suedi dhe do të lejojë ruajtjen e pajisjeve ushtarake dhe armëve në shtetin skandinav. Suedia iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në mars të këtij viti.
Në javët e fundit janë rritur thirrjet nga Shoqata suedeze për Paqe dhe Arbitrazhit dhe të tjerë, që Qeveria të përfshijë në Marrëveshjen për bashkëpunim të mbrojtjes me SHBA-në se Suedia nuk do të lejojë armë bërthamore në tokën e saj.
Qeveria suedeze vazhdimisht ka insistuar se nuk ka nevojë që ta ketë në këtë shkruar këtë ndalesë, duke u thirrur “në konsensusin e gjerë” në Suedi sa i përket armëve bërthamore, por edhe në vendimet e Parlamentit që ndalon armët bërthamore në Suedi edhe në kohë paqeje. Por, Kristersson tha të hënën se kur bëhet fjalë për kohë lufte, është diçka tjetër.
“Lufta është një çështje krejt tjetër, do të varej krejtësisht nga çfarë do të ndodhte”, tha ai për radion publike suedeze.
“Në skenarin më të keq, shtetet demokratike në pjesën tonë të botës duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten kundër shteteve që na kërcënojnë ne me armë bërthamore”.
Ai insistoi se çdo vendim për dislokimin e armëve bërthamore në Suedi do të merret nga Suedia, e jo SHBA-ja.
“Suedia vendos për territorin suedez”, tha ai. Por, ai theksoi se “i gjithë qëllimi i anëtarësimit tonë në NATO dhe i mbrojtjes sonë është që të sigurohemi që të mos kemi një situatë të tillë”. Nëse Ukraina do të ishte anëtare e NATO-s, “nuk do të sulmohej nga Rusia”, tha ai.
Partia Social Demokrate e Suedisë, që ishte në pushtet kur Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022, atëbotë deklaroi se do të punonte për të shprehur “rezervat tona kundër dislokimit të armëve bërthamore dhe bazave të përhershme në territorin suedez”.
Shtetet fqinje nordike, Danimarka dhe Norvegjia që janë anëtare të NATO-s, kanë refuzuar që të lejojnë shtetet e huaja të kenë baza të përhershme ushtarake në territoret e tyre apo të dislokojnë armë bërthamore në kohë paqeje.
Marrë nga REL
ulf kristersson suedia arme berthamore
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
13 Maj13:07
Përfundon periudha tranzitore për dinarin, nga sot euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dinari
KOSOVË- Duke nisur nga sot, euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha tranzitore e...
n.f
BOTA
13 Maj12:37
Plani 10-pikësh për dinarin, Kurti: BQK-ja ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi
Kurti
KOSOVË- Plani 10-pikësh i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për zbatimin e Rregullores për Operacione me Para t&eum...
M.B.
BOTA
13 Maj12:26
Ideja e Macron për dërgimin e trupave në Ukrainë, Lavrov: Rusia është e gatshme nëse Perëndimi dëshiron të luftojë në fushën e betejës
Sergei Lavrov
MOSKË- Ministri në detyrë i Jashtëm rus Sergei Lavrov, deklaroi sot se nëse Perëndimi dëshiron të...
B.Z
BOTA
13 Maj12:08
25-vjetori i Masakrës së Korishës në Prizren, Osmani: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja
Vjosa Osmani
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar këtë të hënë 25-vjetorin e Masakrës s&e...
n.f
BOTA
13 Maj12:07
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut kundër Ballkanit të Hapur
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut qeveria e re do të marrë në dorë situa...
M.B.
BOTA
13 Maj11:47
Agjencia e Statistikave të Kosovës: Kemi kërkesë për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë
Foto ilustruese
KOSOVA- Komuna e Dragashit javën e kaluar ka bërë kërkesë që procesi i regjistrimit të popullsisë &...
n.f
BOTA
13 Maj11:40
Përmbytjet dhe shpërthimi i vullkanit në Indonezi, humbin jetën 41 persona, zhduken 17 të tjerë
Përmbytjet
INDONEZI- Ekipet e shpëtimit gjetën më shumë trupa të hënën pas përmbytjeve në ishullin ...
B.Z
BOTA
13 Maj11:16
Zjarrvënia me tre viktima në Buenos Aires, Aktivistët: Krim urrejtjeje ndaj homoseksualëve!
Buenos Aires
BUENOS AIRES - Aktivistët e komuniteti LGBTI+ kanë reaguar ashpër pas vrasjes së tre grave fundjavën e kaluar n&...
M.B.
BOTA
13 Maj11:16
Projektligjit për “agjentët e huaj”, policia gjeorgjiane shpërndan me forcë protestuesit në Tbilisi
Protesta
GJEROGJIA- Policia gjeorgjiane përdori forcë mëngjesin e 13 majit për të shpërndarë mijëra protestues q&eu...