BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

SLLOVAKIA- Sllovakia ofrohet si vend mikpritës për negociata të mundshme të paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. "Nëse dikush dëshiron të organizojë bisedime paqeje në Sllovaki, ne do të jemi gati dhe do të tregohemi mikpritës”, deklaroi kryeministri, Robert Fico në shërbimin online Facebook. Me sa duket, kryeministri sllovak Robert Fico e ofroi vendin e tij si vend bisedimesh gjatë vizitës së tij në Moskë të dielën e kaluar.
Edhe ministri i Jashtëm sllovak, Juraj Blanar njoftoi më parë se Sllovakia po ofronte "të zhvillonte negociata të tilla në tokën sllovake". Përfaqësuesit e të gjitha palëve në konflikt "dhe për rrjedhojë edhe Rusia” duhet të marrin pjesë në këto bisedime, theksoi Blanar në Facebook.
Sllovakia bën pjesë tek një grup në rritje të vendeve anëtare të BE-së të Evropës Qendrore dhe Lindore, që paraqitet skeptike për mbështetjen ndaj Ukrainës së sulmuar nga Rusia dhe shprehet në favor të negociatave me Rusinë. Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka kritikuar vazhdimisht Sllovakinë, e cila kufizohet me Ukrainën, për tonin e saj miqësor ndaj Rusisë.
Putin mirëpret propozimin sllovak
Ndërkohë edhe presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur, se mund ta imagjinojë Sllovakinë si një pikë takimi për bisedimet e mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë. Të premteb ai deklaroi, se Sllovakia kishte propozuar të shërbente si një "platformë" për negociatat e paqes në Ukrainë. Putin e quajti propozimin "të pranueshëm" dhe vlerësoi "pozitën neutrale" të Sllovakisë. "Nëse shkon puna deri këtu, pse jo? Nga këndvështrimi ynë, Sllovakia zë një pozicion neutral", u shpreh Putin.
Kritika të forta nga opozita sllovake
Por në Sllovaki, komentet e Putinit shkaktuan kritika të forta nga opozita. Michal Simecka, kreu i partisë më të madhe opozitare sllovake, shkroi në Facebook: "Është absurde që dikush tjetër e jo qeveria jonë na informon për politikën e jashtme të Republikës Sllovake. (...) Tani edhe presidenti rus dhe krimineli Vladimir Putin. " Për ofertën drejtuar Putinit për të organizuar bisedime ruso-ukrainase në Bratislavë, Simecka bëri një kundërpropozim: "Nëse Fico dëshiron paqe, ai së pari duhet t'i bëjë thirrje Putinit të ndalojë sulmet e tij dhe të ndalojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Ukrainë".
Kryeministri Fico me vizitën e tij te Putini u kritikua si nga Ukraina, por edhe nga BE. Vizita kryesisht kishte të bënte me dërgesat e gazit. Ukraina do të ndalojë tranzitin e gazit rus në fillim të vitit të ardhshëm, gjë që shkakton probleme për Sllovakinë./ DW
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës së Lartë atje që të shtyjë një afat ligj...
KINA- Qeveria kineze vendosi sanksione ndaj shtatë kompanive të premten, si kundërpërgjigje ndaj njoftimeve të fundit të Shtetev...
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të premten ndaj miliarderin gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër i vendit që...
Kamioni SUDAN- 28 kamionë me ndihma kanë arritur në një zonë të rrethuar të Khartoum-it për herë të ...
ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer ka humbur vëllain e tij në moshën 60-vjeçare. Mësohet se Nick Starmer ka ...
Peshku PERU- Studiuesit në një ekspeditë në Peru kanë zbuluar 27 lloje kafshësh të reja për shkencën...
foto ilustruese ESTONI- NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim t&eum...
KINË- Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje një burrë për vrasjen e 35 personave, muajin e kaluar duk...
MAROK- 69 persona, përfshirë 25 malianë, kanë vdekur pasi një varkë e nisur për në Spanjë nga Afrika Per&eum...
Avioni AZERBAJXHAN- Një ligjvënës azerbajxhanas ka thënë se ka “shumë mundësi” se rrëzimi i një av...