VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
KROACI- Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviç, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale, ku garojnë tetë persona për këtë post gjerësisht ceremonial, është Dragan Primorac, i cili mbështetet nga partia konservatore HDZ, që aktualisht qeverisë me Kroacinë.
Zgjedhjet po mbahen në kohën kur shteti, që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po përballet me inflacion të lartë, korrupsion dhe mungesë të fuqisë punëtore. Sipas një sondazhi të publikuar të premten, Millanoviç ka mbështetjen e 37 për qind të elektoratit, ndërkaq Primorac ka mbështetjen e 20 për qind të votuesve.
Megjithatë, asnjë nga kandidatët nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave dhe presidenti i ri pritet të zgjidhet në rundin e balotazhit, që do të mbahet pas dy javësh. Gjatë fushatës, dy rivalët kryesorë kanë këmbyer akuza, me Millanoviçin që është tallur me Primoracin, duke e quajtur “të mërzitshëm”.
Presidenti në Kroaci është komandant i forcave të armatosura dhe ka fjalë sa u përket vendimeve për politikën e jashtme. Por, pavarësisht fuqive të kufizuara, shumë besojnë se ky post është kyç për balancën e pushtetit politik në shtetin që kryesisht është udhëhequr nga HDZ-ja që prej pavarësisë më 1991.
Millanoviç, 58 vjeç, politikan i krahut të majtë në të kaluarën ka qenë edhe kryeministër dhe është një nga figurat kryesore politike të shtetit për pothuajse dy dekada. Gjatë mandatit të tij si president, ai e ka shfrytëzuar këtë post për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe zyrtarët e BE-së, shpesh duke përdorur retorikë fyese dhe populiste.
Millanoviç, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka kritikuar ndihmën perëndimore ushtarake për Kievin. Kjo ka shtyrë kryeministrin, Andrej Pllenkoviç, që ta quajë atë prorus, i cili “po shkatërron besueshmërinë e Kroacisë në NATO dhe BE”.
Megjithatë, Millanoviç ka arsyetuar qëndrimet e tij, duke thënë se dëshiron që ta mbrojë Kroacinë nga “futja në luftë”. Ndërkaq, rivali i tij politik, Primorac, 59 vjeç, ka bërë fushatë dhe e ka paraqitur veten si “unifikues” dhe person që promovon vlerat e familjes dhe patriotizmit.
Zgjedhjet do të tregojnë “nëse Kroacia po kthehet nga Lindja apo Perëndimi.... nga përçarjet apo nga uniteti”, ka deklaruar ai. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, kur pritet të publikohen edhe sondazhet. Ndërkaq, rezultatet zyrtare pritet të bëhen publike në orët e vona të së dielës./ REL
foto nga koreja e jugut KOREJA E JUGUT- Numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit me 181 pasagjerë në aeroportin e Muan në Koren&...
pamje nga vendngjarja KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut ka përjetuar sot aksidentin më tragjik të aviacionit prej shumë vitesh, pasi nj&eu...
presidenti GJEORGJI- Mikheil Kavelashvili, një kritik i linjës së ashpër të Perëndimit, u betua sot si president i Gjeo...
pamje nga vendngjarja KOREJA E JUGUT- Numri i viktimave nga aksidenti në aeroportin në Korenë Jugperëndimore është rritu...
foto ilustruese KOSOVË- Një avion me 155 persona në bord i nisur nga Hamburgu për në Prishtinë ka bërë ulje emergj...
pamje nga aksidenti KOREJA E JUGUT- Një aeroplan me 181 pasagjerë është përplasur me një mur teksa po bënte ulje emergj...
foto KOREJA E JUGUT- Një aksident tragjik ka ndodhur në një aeroport në Korenë e Jugut, pas rrëzimit të një aeropl...
Foto ilustruese SHBA- Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Do...
Foto ilustruese IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do ti nënshtrohet një operacioni. Mësohet se ai do të shtrohet ...
Foto ilustruese ANGLI- Britanikët u hutuan dhe u çuditën kur panë në raftet e supermarketeve vezë të Pashkëv...