BOTA

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams: Nuk do të dorëhiqem pas ngritjes së akuzave federale!

n.f Përditësimi i fundit 27 Shtator 2024, 07:50
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams: Nuk do të dorëhiqem pas
Eric Adams

SHBA- Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, tha të enjten se nuk do të japë dorëheqjen ndërsa përballet me akuza federale për korrupsion dhe ryshfete në këmbim të favoreve. Demokrati Adams përballet me pesë akuza federale dhe korrupsion që i ka fillimet që nga koha e zgjedhjes së tij për të shërbyer në Bruklin dhe vazhdoi gjatë periudhës që ai drejton bashkinë e qytetit të Nju Jorkut.

Mes të tjerash, prokurorët thonë se Adams përfitoi bileta avioni falas dhe me zbritje të theksuar me një vlerë më të madhe se 100,000 dollarë, qëndrime falas në hotele luksoze, dreka dhe darka të kushtueshme si dhe kontribute financiare të paligjshme për fushatën të cilat e ndihmuan atë të kualifikohej për më shumë se 10 milionë dollarë në fonde publike për fushatën.

“Kjo ishte një skemë shumëvjeçare për të blerë favore nga një zyrtar i vetëm në rritje i qytetit të Nju Jorkut”, tha prokurori Damian Williams.

Në këmbim të ryshfeteve, zoti Adams ndërmori veprime nga të cilat duket se përfituan udhëheqësit turq, përfshirë përshpejtimin e inspektimit të sigurisë nga zjarri të një ndërtese të konsullatës turke dhe mënjanimi i një deklarate në “Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit Armen”, thuhet në padi.

Në një deklaratë jashtë rezidencës së kryebashkiakut, zoti Adams i mohoi akuzat dhe tha se nuk ka në plan të japë dorëheqjen. I rrethuar nga udhëheqës klerikë zezak, kryebashkiaku i dytë zezak i Nju Jorkut, i kritikoi ashpër prokurorët federalë duke sugjeruar se ishte vënë në shënjestër padrejtësisht.

“U bëj thirrje njujorkezëve që të presin dhe të dëgjojnë avokatët mbrojtës përpara se të më gjykojnë. Avokatët e mi do të kujdesen për çështjen në mënyrë që unë të kujdesem për qytetin”, tha zoti Adams.

Avokati Alex Spiro, argumentoi se gjërat për të cilat akuzohej klienti i tij nuk ishin të paligjshme dhe nuk tregonin përfshirjen e kryebashkiakut, duke vënë në duke se politikanëve zakonisht u ofrohen bileta avioni falas. Ai tha se zoti Adams i ishte përgjigjur një kërkese nga një zyrtar turk për përshpejtimin e inspektimit të konsullatës së re. “Kjo është një gjë e zakonshme për njujorkezët”, tha avokati Spiro.

Kryebashkiaku Adams do të paraqitet para gjykatëses Katharine Parket të premten në mesditë. Disa republikanë dhe kundërshtarë të tij të mundshëm në zgjedhjet paraprake të qershorit i kanë bërë thirrje zotit Adams që të japë dorëheqjen.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, nuk kanë kërkuar dorëheqjen e zotit Adams duke thënë se fjala i takon drejtësisë.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, gëzon pushtetin për ta shkarkuar zotin Adams nga detyra, por nuk ka lënë të kuptohet se do ta ndërmarrë këtë hap të jashtëzakonshëm.

Nëse kryebashkiaku Adams do të jepte dorëheqjen, ai do të zëvendësohej menjëherë nga demokrati Jumaane Williams, një progresist që shërben si avokat publik i qytetit.

Por ndërsa zoti Adams e renditi si përparësi të administratës së tij uljen e krimit, ai është përballur me sfida ligjore në rritje, me hetime të shumta federale që kanë prekur ndihmësit e tij kryesorë dhe fushatën e tij.

Përgjatë dy javëve të fundit, drejtuesit që ai caktoi për të mbikëqyrur sistemin më të madh policor dhe arsimor në vend, kanë dhënë dorëheqjen.

Eric Adams është kryetari i parë i bashkisë së Nju Jorkut ndaj të cilit ngrihen padi ndërsa ushtron funksionin publik.

Ngritja e akuzave vjen ndërsa në Nju Jork po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ku janë mbledhur udhëheqës nga e gjithë botë, përfshirë Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Hetimi federal ndaj administratës së zotit Adams u bë publik në 2 nëntor të vitit 2023, kur agjentë të FBI-së bënë një kontroll në shtëpinë e drejtueses për mbledhjen e fondeve të fushatës së zotit Adams, Brianna Suggs, në Bruklin.

Në atë kohë, zoti Adams këmbënguli se kishte zbatuar ligjin dhe se ai do të ndjehej i “tronditur” në rast se anëtarë të fushatës së tij do të kishin shkelur ligjin.

Disa ditë më vonë, agjentët e FBI-së sekuestruan telefona dhe një iPad të kryebashkiakut.

Më pas, më 4 shtator, hetuesit sekuestruan pajisjet elektronike të nënkryetarit të bashkisë për siguri publike, zëvendës kryebashkiakut, kancelarit të shkollave dhe disa zyrtarëve të tjerë të besuar të zotit Adams. Dy prej zyrtarëve të cilëve iu sekuestruan pajisjet dhanë dorëheqjen.

Kryebashkiaku këmbënguli se do të vazhdonte të drejtonte qytetin ndërsa vazhdonin hetimet.

Gjatë verës, prokuroria dërgoi një kërkesë në drejtim të zotit Adams, personelit të fushatës si dhe të bashkisë, duke kërkuar informacion mbi axhendën e kryebashkiakut, udhëtimet e tij jashtë vendit dhe lidhjet potenciale me qeverinë e Turqisë.

Zoti Adams u zgjodh kryetar i bashkisë së Nju Jorkut në nëntor të vitit 2021. Më shumë se dy vjet pas marrjes së detyrës, mbështetja e tij ka rënë.

Qyteti ka shënuar shtimin e numrit të vendeve të punës dhe rënie të disa krimeve, por administrata e tij është përballuar me një fluks prej dhjetëra mijëra emigrantësh të huaj të cilët kanë tejmbushur qendrat e strehimit të qytetit./ VOA

eric adams

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë