Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë të hënën se Ukraina nuk është shtet sovran, teksa iu përgjigjur akuzave se dronët hungarezë të zbulimit kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj – një tjetër rast që i ka tensionuar marrëdhëniet mes Kievit dhe Budapestit.
“Ukraina nuk është në luftë më Hungarinë, është në luftë më Rusinë. Ajo duhet të shqetësohet për dronët në kufirin e saj lindor”, ka thënë kryeministri hungarez gjatë një bisede të realizuar në një podkast me bindje të krahut të djathtë.
“Unë iu besoj ministrave të mi, por le të themi se dronët kanë hyrë disa metra atje, dhe çka ndodhi? Ukraina nuk është shtet i pavarur. Ukraina nuk është shtet sovran. Ukraina financohet prej nesh, e financon Perëndimi edhe me armë”, ka deklaruar Orbani.
Në një përgjigje ndaj komenteve të Orbanit, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ka thënë në një postim në X – dikur Twitter – se lideri hungarez vazhdon të jetë “i helmuar nga propaganda ruse”.
Për dallim prej pjesës më të madhe të liderëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Orbani i ka ruajtur lidhjet miqësore me Rusinë, dhe ka ngritur pikëpyetje për logjikën e ndihmës ushtarake të Perëndimit ndaj Kievit, qëndrim që shpesh e ka përplasur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Të premten, Zelensky ka thënë se dronët e zbulimit që e kanë shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës janë nisur prej Hungarisë për të kontrolluar potencialin industrial në zonat kufitare perëndimore.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Zelensky “ka luajtur mendsh”.
Si sinjal për rritje tensionesh mes dy vendeve, Hungaria ka thënë të hënën se do të bllokojë qasjen në 12 gazeta ukrainase, pas një veprimi të ngjashëm të Kievit.
Më herët gjatë këtij muaji, Ukraina i ka bllokuar disa faqe online që i ka konsideruar se kanë qasje pro-ruse. Aty janë përfshirë tetë portale në gjuhën hungareze, në mesin e tyre edhe një faqe e njohur për qasje pro Qeverisë hungareze. /Rel/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Shtator19:55
VIDEO/ Kamerat kapin momentin e sulmit masiv mbi termocentralin në Belgorad të Rusisë
Një klip në rrjetet sociale i publikuar të dielën tregoi momentin e një sulmi me raketa në një termocentral në Belgorod ...
BOTA
29 Shtator19:41
Krim i rëndë brenda familjes në Gjermani, pasi vret gruan dhe dy fëmijët e vegjël, autori vetëvritet
Një krim i rëndë në famikja ka ndodhur në Gjermani. Një burrë në Oldenburg, vrau partneren e tij dhe më pas edhe dy...
BOTA
29 Shtator18:36
Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze Ming. Ja për çfarë u shpallën fajtor ata
Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje 11 anëtarë të familjes famëkeqe Ming, e cila drejtonte një rrjet t&eum...
BOTA
29 Shtator18:23
Ngjarje para vizitës së Netanyahut/ Merr flakë jashtë Shtëpisë së Bardhë automjeti i Shërbimit Sekret
Një automjet i Shërbimit Sekret u përfshi nga flakët jashtë Shtëpisë së Bardhë sot, duke shkaktuar mbyllje rrug&e...
BOTA
29 Shtator18:14
Trump pret kryeministrin izraelit dhe shpreh bindje për paqe në Gaza. Vizita e Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë në kontrast me atë në OKB
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se ishte "shumë i bindur" për arritjen e paqes në Gaza, ndërsa qën...
BOTA
29 Shtator17:20
Kush është Maia Sandu, presidentja moldave që po sfidon Moskën dhe po shikon nga Evropa!
E lindur nën BRSS, e arsimuar në Harvard dhe e rritur mes sfidave të një vendi të ndarë midis Rusisë dhe Evropës: Maia...
BOTA
29 Shtator16:43
"Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja Izrael-Hamas drejt finalizimit"
Izraeli dhe Hamasi janë shumë afër finalizimit të një marrëveshjeje kornizë për t’i dhënë fund luft&eu...
BOTA
29 Shtator13:27
VIDEO/ Me një goditje precize, shihni si shkatërrohet super-helikopteri ushtarak rus në Ukrainë
Robert "Magyar" Brovdi, komandanti i njësisë së operatorëve të dronëve të Ukrainës, ka raportuar se forcat ukrainase kan...
BOTA
29 Shtator13:11
Masakroi të gjithë familjen për të ‘arritur pavdekësinë’, adoleshenti italian dënohet me vetëm 20 vite burg
Gjykata e të Miturve ka justifikuar dënimin me 20 vjet burg për Riccardo Chiarioni-n, i cili në vitin 2024, në moshën 17 vje&ccedi...