Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, i propozoi Kuvendit të këtij vendi një përbërje të rikonstruktuar të Qeverisë, e cila nëse votohet, do të përfshijë partitë e Frontit Demokratik prorus (DF) dhe Partinë Boshnjake (BS). Duke iu adresuar deputetëve, Spajiq tha se Mal i Zi sot është më i bashkuar se kurrë.
“Kjo qeveri është garantuese e stabilitetit dhe pjekurisë. Ne jemi tregues se si serbët dhe shqiptarët, serbët dhe boshnjakët mund të jetojnë dhe punojnë së bashku”, tha Spajiç.
Me propozim të tij, DF-ja do t’i merrte dy poste zëvendëskryeministrash dhe tre ministra. Ky është riformatizimi i parë i Qeverisë së Spajiqit, e cila u formua në fund të tetorit të vitit të kaluar me votat e 46 deputetëve nga 81 sa janë gjithsej.
Qeverinë, atëkohë, e mbështetën 13 deputetë të partive të DF-së, që u shpërbë së voni - përkatësisht Demokracia e Re Serbe e Andrija Mandiçit dhe Partia Popullore Demokratike e Millan Knezheviçit - me kushtin që t’i bashkohen Qeverisë këtë vit.
Politika e këtyre partive është në kundërshtim me politikën zyrtare të Malit të Zi, i cili është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këto parti mbështesin heqjen e sanksioneve kundër Rusisë - të vendosura për shkak të agresionit të saj në Ukrainë - nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundërshtare të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, mbështesin kriminelët e dënuar të luftës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, etj.
Përveçse mbështesin presidentin rus, Vladimir Putin, udhëheqësit e këtyre partive kanë marrëdhënie të ngushta politike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik.
SHBA-ja, në disa raste, ka shprehur shqetësim për përfshirjen në pushtet të partive që kundërshtojnë vlerat euroatlantike. Shqetësime të ngjashme kanë shprehur edhe institucionet evropiane. Megjithatë, Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur Andrija Mandiqin për kryetar në fund të tetorit të vitit 2023. Ai është mbështetur edhe nga përfaqësuesit e Lëvizjes së Spajiqit Evropa Tani./ REL
SHBA- Gati 40 milionë njerëz janë të infektuar me virusin HIV, i cili e shkakton SIDA-n, sipas një raporti të OKB-së që...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të padrejtë dhe të dëmshëm” vendimin e...
Kamala Harris SHBA- Kamala Harris do të vizitojë shtetin fushë beteje të Wisconsin në tubimin e parë që nga fillimi i fu...
Musk SHBA- Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka pohuar se kompania do të prodhojë robotë humanoidë për të filluar pu...
Harold Wilson ANGLI- Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Harold Wilson, pranoi të shesë arkivin e tij të let...
Foto ilustruese BRAZIL- Peshkaqenët në ujërat e brigjeve të Brazilit kanë rezultuar pozitivë për kokainë, thonë...
Foto ilustruese KOSOVË- Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) tha se pronarët e pompave të mbyllura të karburanteve në komunat me...
UKRAINË- Ish-gjenerali i lartë i Ukrainës ka thënë se vendet perëndimore duhet të “zgjohen” dhe të p&...
PARIS- Spektakli i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike mund të mbesë në hije nga ‘human drama’ në Sh...
PARIS- Një turiste dyshohet se është përdhunuar nga 5 burra në Paris, pak ditë para se të startojnë Lojërat Olimp...