FOTOT/ Rama vendos karrige në shkallët e godinës me mesazhin “Dialog”
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
JAPONI- Shigeru Ishiba, kreu u partisë në pushtet në Japoni, ka në plan të thërrasë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në 27 tetor, pasi të zgjidhet në postin e kryeministrit të martën. Zoti Ishiba u zgjodh në krye të Partisë Liberal Demokrate të premten dhe pritet të pasojë Fumio Kishidën në detyrën e kryeministrit, pasi koalicioni i partisë së tij ka shumicën në Parlament. Ai e përmendi datën e zgjedhjeve, ndërsa njoftoi të hënën emrat e drejtuesve të lartë të partisë, përpara se sa të krijojë qeverinë e re.
Mbajtja e zgjedhjeve nuk është ende një vendim zyrtar, pasi ai nuk ka marrë detyrën e kryeministrit, por zoti Ishiba tha se e njoftoi datën për arsye logjistike ndaj institucioneve, që do të duhet të përfshihen në përgatitjen e zgjedhjeve në një periudhë relativisht të shkurtër. Ai caktoi në krye të grupit të posaçëm për zgjedhjet ish ministrin e Mjedisit, Shinjiro Koizumi, i treti në hierarikinë e partisë.
Ai pritet të emërojë ekspertët në fushën e mbrojtjes dhe të besuarit e tij, Takeshi Iwaya dhe gjeneral Nakatani përkatësisht si ministër të Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Zoti Ishiba ka propozuar krijimin e një aleance aziatike të ngjashme me NATO-n dhe shtimin e diskutimeve mes partnerëve rajonalë për mbrotjen bërthamore.
Ai ka sugjeruar një aleancë më të barabartë në fushën e sigurisë mes Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, përfshirë menaxhimin e përbashkët të bazave amerikane në Japoni dhe vendosjen e bazave të Forcave Vetëmbrojtëse të Japonisë në Shtetet e Bashkuara. Partia Liberal Demokrate ka qeverisur thuajse pa ndërprerje Japoninë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Anëtarët e partisë mund t'i kenë parë pikëpamjet më të moderuara të zotit Ishiba si vendimtare për të zmbrapsur opozitën me prirje liberale dhe për të fituar mbështetjen e votuesve, ndërsa partia është përfshirë nga skandalet e korrupsionit që çuan në rënie të mbështetjes së kryeministrit në largim Kishida.
Zoti Ishiba theksoi të premten se Japonia duhet të përforcojë sigurinë e saj, duke vënë në dukje shkeljet e fundit të hapësirës ajrore japoneze nga avionët luftarakë rusë dhe kinezë dhe lëshimet e raketave nga Koreja e Veriut.
Ai u zotua të vazhdojë politikat ekonomike të paraardhësit Kishida që synon uljen e çmimeve dhe rritjen reale të pagave, si dhe trajtimin e sfidave të tilla si rënia e nivelit të lindjeve dhe popullsisë.
Zoti Ishiba u zgjodh për herë të parë deputet në 1986 dhe ka mbajtur rolin e ministrit të Mbrojtes, të Bujqësisë dhe poste të tjera kyçe në qeveri. Ai ka qenë dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Liberal Demokrate kur kryeministër ishte Shinzo Abe./ VOA
Virusi RUANDË- 6 persona kanë vdekur nga një shpërthim i virusit Marburg në Ruandë. Lajmin e ministri i shëndetësis...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi edhe një herë situatën “shumë, shumë të ...
LIBAN- Izraeli duket i gatshëm të kryejë një pushtim të kufizuar tokësor të Libanit jugor që do të fokusohet n&eu...
LIBAN- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të rekomandojë përdorimin e forcë...
SHBA- Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 30 shtator se Izraeli ka njoftuar SHBA-në se ës...
LIBAN- Të shtëna të rënda artilerie janë dëgjuar në Libanin jugor, mes frikës për një operacion të mund...
LIBAN- Çmimet e karburantit vazhduan të jenë të qëndrueshme të hënën dhe pritet që të vazhdojnë t&eum...
Foto ilustruese SHBA- Vetëm këtë vit, rreth 8 milionë të rinj mbushin moshën 18 vjeçare, duke fituar të drejt&eum...
SHBA- Dy motra binjake të adoptuara nga familje të ndryshme kur ishin vetëm pesë muajshe, janë ribashkuar së fundmi në SHBA...
Foto ilustruese ITALI- Ndryshimet klimatike kanë detyruar Italinë dhe Zvicrën të rishikojnë kufijt&e...