Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
KUBA- Propozimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për t’i dëbuar në masë të madhe imigrantët që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, në mesin e të cilëve mund të ketë edhe kubanë, është joreal dhe i padrejtë, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kubës, Carlos Fernandez de Cossio.
Trumpi është zotuar se do ta luftojë imigracionin, duke e dëbuar një numër rekord imigrantësh. Nënpresidenti i zgjedhur amerikan, JD Vance, ka vlerësuar se deri në 1 milion njerëz mund të dëbohen në vit.
De Cossio i bëri këto komente të mërkurën pas një bisede rreth emigracionit me homologët nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden në Havanë. Çdo propozim i tillë për dëbim duhet të shqyrtohet brenda kufijve të marrëveshjeve ekzistuese për emigracionin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, tha ai për gazetarët.
“Në këtë kontekst, nuk është gjë reale të mendohet se mund të ketë dëbime masive nga Shtetet e Bashkuara në Kubë”, tha de Cossio.
Sipas marrëveshjeve ekzistuese, Kuba ka pranuar një numër të vogël njerëzish të dëbuar nga SHBA-ja përmes ajrit dhe detit gjatë administratës Biden. Tom Homan, i emëruari i Trumpit për çështjet kufitare, ka deklaruar se kryesisht do të dëbohen kriminelët dhe ata që kanë urdhra përfundimtarë për dëbim, por nuk ka përjashtuar specifikisht grupe apo kombësi të caktuara.
Propozimi i Trumpit për dëbime nuk u diskutua me zyrtarët e Bidenit gjatë bisedimeve dypalëshe për migracionin të mërkurën, tha de Cossio. Një delegacion i SHBA-së u takua me zyrtarë kubanë në Havanë për t’i rishikuar Marrëveshjet për Migracionin mes SHBA-së dhe Kubës, të cilat datojnë nga viti 1984, tha Brian Nichols, diplomati kryesor i SHBA-së për Amerikën Latine.
“[Delegacioni] nënvizoi suksesin tonë në frenimin e migracionit të parregullt detar dhe tokësor nga Kuba”, tha Nichols.
Nuk është e qartë nëse Trump do t’i respektojë marrëveshjet ekzistuese me Kubën apo do të përpiqet t’i rinegociojë ato, siç ka bërë në rrethana të tjera. Prej dekadash, Kuba ka fajësuar embargon tregtare të epokës së Luftës së Ftohtë nga SHBA-ja për shkatërrimin e ekonomisë së saj dhe nxitjen e migrimit masiv të kubanëve në Shtetet e Bashkuara.
Por dëbimi i madh dhe kthimi i tyre në shtëpi do të ishte drastik dhe i padrejtë, tha de Cossio.
“Të përpiqesh të dëbosh dhjetëra mijëra ose qindra mijëra kubanë në Kubë... do të thotë të shkulësh nga rrënjët njerëz që tashmë kanë ndërtuar jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai./ REL
Foto ilustruese ANGLI- Me një sipërfaqe kaq të nxehtë sa të shkrijë plumbin, dhe me retë e acidit sulfurik sipër sa...
Foto ilustruese VIETNAM- Dymbëdhjetë ushtarë kanë mbetur të vrarë në një shpërthim një akademi t&eum...
presidenti dhe ministri KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut vijon të jetë e trazuar nga kaosi politik i shkaktuar nga vendimi jetëshkurt&eu...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, fali djalin e tij, Hunter Biden, disa ditë para se t’i shqiptohej dënimi për pos...
EUROPA- Aksionet në të gjithë botën pësuan luhatje, pasi tregjet reaguan mbi trazirat politike në Korenë e Jugut. Të m...
FRANCË- Partia e së majtës radikale "Franca e pabindur" (LFI) bëri thirrje sonte për dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macr...
FRANCË- Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar krizën politike n&...
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se do të flasë para popullit të tij nesër në or&...
luftimet GAZA- Një sulm ajror izraelit në një kamp ku strehohen personat e zhvendosur në jug të Gazës la të vrarë t...
NEW YORK- Autoritetet policore të Nju Jorkut kanë publikuar imazhe të atentatorit që vrau CEO-n e United Healthcare, Brian Thompson, n&eum...