BOTA

"Kundërshtarit i pëlqejnë problemet në vend që t’i zgjidhë ato!" Harris: Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Biden

M.B. Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 08:05

"Kundërshtarit i pëlqejnë problemet në vend që

SHBA- Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News" të mërkurën, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris u pyet mbi përpjekjet e administratës Biden për të trajtuar rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor të vendit. Ajo fajësoi republikanët për dështimin në miratimin e një projektligji për kufirin.

Në një intervistë me shkembime të nxehta me gazetarin e Fox News-it, Bret Baier, Harris u pyet se çfarë mendonte mbi vendimin e hershëm të administratës (Biden) për të ndryshuar disa nga politikat kufizuese të rivalit republikan Donald Trump mbi emigracionin, si dhe t'i përgjigjej një nëne që foli në Kongres mbi humbjen e fëmijës së saj në duart e një emigranti të paligjshëm.

"Më vjen shumë keq për humbjen që ajo ka pësuar, por le të flasim për atë që po ndodh tani", tha Harris.

Kamala Harris tha se Donald Trump u kërkoi republikanëve të refuzonin një projektligj dypartiak mbi imigracionit sepse sikurse tha ajo "atij i pëlqejnë problemet në vend që t’i zgjidhë ato”.

Intervista ishte pjesë e një apeli të drejtpërdrejtë nga ana e zonjës Harris drejtuar votuesve republikanë teksa theksoi mbështetjen e republikanëve për fushatën e saj në një shtet fushëbeteje si Pensilvania përpara se të dilte për intervistën në Fox News, një rrjet me prirje konservatore. Gjatë intervistës zonja Harris u pyet në lidhje me komentin e saj të bërë së fundmi se nuk do të ndryshonte “asgjë” në lidhje me ato çfarë ka bërë administrata Biden. Për 'Fox News' ajo tha se:

"Më lejoni të jem shumë e qartë, presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Bidenit”, por pa dhënë më shumë detaje.

Më herët, në qarkun Bucks, në periferi të Filadelfias, zonja Harris foli mbi ato që i quajti përpjekje të zoti Trump për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje katër vjet më parë. Harris tha se veprimet e zotit Trump shkelën Kushtetutën dhe siç tha ajo, nëse atij do t’i jepej mundësia, do ta shkelte atë përsëri.

"Ai refuzoi të pranonte vullnetin e popullit dhe rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai dërgoi një turmë të armatosur në Kapitol dhe ata sulmuan me dhunë oficerët e policisë, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan jetën e nënpresidentit (të kabinetit) të tij”, tha zonja Harris.

Mbi 100 republikanë iu bashkuan zonjës Harris në qarkun Bucks, mes tyre Adam Kinzinger, një ish-ligjvënës dhe anëtar i komisionit që hetoi sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump.

"Pavarësisht se për kë keni votuar herën e fundit, ka një vend për ju në këtë fushatë", tha zonja Harris.

Nënpresidentja udhëheq me 46% për qind krahasuar me 43 që është mbështetja për kandidatin republikan Donal Trump sipas një sondazhi të fundit të agjencisë ‘Reuters’.  Harris ka tentuar më parë të afrojë votuesit e zhgënjyer me zotin Trump. Në fillim të këtij muaji, ish-ligjvënësja republikane Liz Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney, u bëri thirrje amerikanëve të vendosin vendin mbi partinë e të votojnë për zonjën Harris, duke thënë se zoti Trump nuk ishte i përshtatshëm për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara. Harris përsëriti të mërkurën zotimin e saj për të emëruar një republikan në kabinetin e saj, nëse zgjidhet./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë