Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur poshtë si "jopaqësore" dhe pjesë të një “fushate agresive për konflikte të reja” kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciç, për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Javën e kaluar Vuçiç bëri thirrje për riintegrimin e serbëve nga veriu në institucionet e Kosovës, duke kërkuar, ndër të tjera, shpallje të zgjedhjeve të reja lokale në veri, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.
I pyetur të martën në Prishtinë rreth kërkesave të presidentit serb, Kurti tha: “Kërkesat e tij, masat e tij, bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”.
Kjo është hera e parë që Kurti i komenton thirrjet e Vuçiqit për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, të cilat u mirëprtën nga Bashkimi Evropian si një lëvizje pozitive. Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022. Kjo pasoi indinjatën e tyre me një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.
Nga ajo kohë, kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u zëvendësuan me udhëheqës shqiptarë, pasi komuniteti shumicë serb në zonë i bojkotoi zgjedhjet. Në gjykata, prokurori dhe polici, punonjësit serbë nuk u kthyen. Kurti tha se kërkesat që ai i ka bërë më herët drejtuar Serbisë “janë paqësore dhe racionale” krahasuar me ato të liderit serb.
“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë... dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radoiçiqit, është nënshkrimi i Marrëveshjes [për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve] dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres [serbe Ana Bërnabiq], e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.
Javën e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq - për sulmin e armatosur në Banjskë. Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, e mori përgjegjësinë për sulmin që la të vdekur një rreshter, dhe autoritetet kosovare e duan ekstradimin e tij në Kosovë.
Ndërkohë, derisa i dërguari evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, ka thënë ditë më parë se Serbia e ka tërhequr letrën e Bërnabiqit, Vuçiqi, as nuk e ka pohuar, dhe as mohuar një gjë të tillë kur është pyetur rreth saj.
Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një muaj më vonë.
Kosova ngul këmbë që kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është e detyrueshme për palët pavarësisht nënshkrimit.
Megjithatë, palët nuk kanë bërë hapa drejt zbatimit të këtyre marrëveshjeve.
Marrëveshja e Ohrit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./ REL
Donald Trump SHBA- Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngr...
PORTUGALI- Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke "luftuar" me zjarret që kanë përfshirë Portugalinë. Kryeministr...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti të martën përbërjen e re të Komisi...
SHBA- Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e saj, përfshir&...
FRANCË- Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar për rekrutimin e dhjetëra burrave për të abuzuar me gruan e tij për ...
SHBA- Shërbimi Sekret Amerikan thotë se është "në dijeni" për një postim në mediat sociale nga Elon Musk, në...
banesa e djegur KOSOVË- Një shtëpie në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriut - zonë e banuar me shumicë serb...
SHBA- Duka i Sussex trashëgoi më shumë se 10 milionë dollarë në ditëlindjen e tij të 40-të të dielë...
BRITANI- Familja mbretërore shuajti spekulimet se prenë Meghan Markle nga fotoja e postuar në rrjetet sociale për t'i uruar Princit H...
SHBA- Një betejë gjyqësore për të përcaktuar të ardhmen e perandorisë mediatike të Rupert Murdoch dhe nj&eum...