BOTA

Kurti kujton masakrën e Abrisë: Njëra nga krimet më mizore të Serbisë, askush nuk është dënuar

I.A Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 09:45

Kurti kujton masakrën e Abrisë: Njëra nga krimet më mizore

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26-vjetorin e saj. Kurti, përmes një postimi në Facebook, shprehet se kjo masakër është njëra nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, e deri tani askush nuk është dënuar. Kryeministri ka përkujtuar dhe 13 burrat shqiptarë që u vranë në Gollubovc të Malishevës në po të njëjtën ditë nga forcat serbe.

Kur i pashë trupat e vajzave dhe nënës së tyre, ishte e qartë që ato kishin ikur dhe kishin provuar të fsheheshin nën shkurre. E kuptova që ata burrat i kishin kërkuar dhe i kishin qëlluar me armë aty ku i kishin gjetur. Kishte edhe anëtarë të tjerë të familjes të vrarë përreth. Ishte e qartë që ata ishin përpjekur të zvarriteshin nëpër pyll për të shpëtuar. Isha i shokuar nga brutaliteti, urrejtja...” Kështu rikujton gazetari dëshmitar, Wade Goddard, që dëshmoi para botës me fotografi masakrën e parë në Abri të Epërme të Drenasit. Më 26 shtator 1998, pjesëtarë të tri njësive të policisë së Serbisë dhe kontigjente të Ushtrisë Jugosllave, hynë në fshat. Anëtarët e familjes Deliu po strehoheshin në mal. Ata i qëlluan nga afërsia e pastaj ua gjymtuan kufomat.

Masakra e Abrisë është një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Për të askush nuk është dënuar. Atë ditë i masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Më i moshuari ishte Fazli Deliu 94 vjeç. Më i riu, u privua nga jeta që në barkun e nënës. Luljetës shtatzënë ia prenë barkun me foshnjën e palindur. E vranë edhe Mihanen, në krah me të birin, Mirin. Mihane Gashani Deliu, më 25 shtator kishte pasur ditëlindjen e 28-të. Valmir Deliu, më 21 shtator, kishte pasur ditëlindjen e dytë. Diturije Deliu, foshnja që ishte gjetur e gjallë në kraharorin me gjak të nënës, nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor 1998, rrugës për në fshatin Tërdec, derisa po dërgohej te një mjek i luftës. I kishte vetëm 95 ditë jetë.

Më 26 shtator 1998, forcat e armatosura serbe hynë edhe në fshatin Gollubovc të Malishevës. Aty i vranë 13 burra shqiptarë, civilë të paarmatosur. Pas torturave disa orëshe, ata i shtrinë përtokë, me duar pas koke. U ekzekutuan nga policia, një nga një, me nga dy plumba. Për këto krime askush nuk është dënuar.
Në përvjetorin e 26-të, përkujtojmë 23 martirët e masakrës në Abri të Epërme dhe 13 martirët e vrarë në Gollubovc. Përkujtojmë Valdet Xhemajlin, Vesel Demakun e Afrim Hajdarajn, që ranë dëshmor atë ditë, duke mbrojtur popullatën civile. Nuk i harrojmë të rënët në rrugën e vështirë deri te çlirimi. Nderojmë kujtimin për ta duke u angazhuar për forcimin e Republikës sonë. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! I përmotshëm qoftë përkujtimi i të gjallëve për ta!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë