albin kurti
KOSOVË- Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, tha të mërkurën se prokuroria e Posaçme e Kosovës i ka dërguar një thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’u paraqitur me 16 dhjetor, por pa dhënë ndonjë hollësi rreth thirrjes.
Në një postim në rrjetin Facebook, zëdhënësi Përparim Kryeziu shkroi se “Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.
Në thirrjen që ai e shpërndau në Facebook thuhet se kryeministri është thirrur të dëshmojë në një rast që lidhet me veprën penale të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Kosovës. Me këtë nen sanksionohen veprat që kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Zëdhënësi Kryeziu nuk dha ndonjë hollësi, por kritikoi sistemin e drejtësisë për ndërhyrje në procesin zgjedhor.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar (zotit Kurti) kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, shkroi ai .
Në letrën e thirrjes thuhet se bëhet fjalë për rastin me numër PPSnr. 62/2023. Njohës të sistemit të drejtësisë i thanë Zërit të Amerikës se kjo lëndë ka të bëjë më një proces rreth “rezervave shtetërore”, rreth të cilit në gusht të vitit 2023 qenë arrestuar tre persona, dy nga të cilët punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Mielli, ilaçet, vaji, sheqeri, prodhimet higjienike, nafta etj. janë pjesë e rezervave shtetërore që mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e fatkeqësive natyrore, luftërave apo dhe në rast kizash kur këta artikuj mungojnë në treg.
Kryeministri Kurti, mohoi në atë kohë dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore ndërsa akuzoi siç tha, “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit”, për përpjekje për ta kthyer “ish sistemin e kalbur e të korruptuar”./VOA
albin kurti prokuroria e kosoves
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
11 Dhjetor22:33
"Ditë e madhe"! Kreu i FBI-së njoftoi se do jap dorëheqjen, Trump: Ai më bastisi shtëpinë në mënyrë të paligjshme
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se dorëheqja e drejtorit të FBI-së, Christopher Wray është një d...
n.f
BOTA
11 Dhjetor22:26
Rebelët morën nën kontroll shtëpinë e tij në Damask, publikohen albumet e fotove nga momente të jetës së Bashar al-Assadit
Foto
SIRI- Kanë bërë xhiron e internetit orët e fundit pamjet nga shtëpia e ish-diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assad, k...
n.f
BOTA
11 Dhjetor22:25
Drejtori i FBI-së, Chris Wray do të japë dorëheqjen përpara se Donald Trump të marrë detyrën
Foto
SHBA- Drejtori i FBI-së, Chris Wray po planifikon të japë dorëheqjen përpara se presidenti i sapozgjedhur...
BOTA
11 Dhjetor20:45
Rebelët sirianë zbulojnë magazinën dhe laboratorin më të madh për prodhimin e ‘drogës së xhihadit’ (VIDEO)
SIRI- Rebelët sirianë kanë zbuluar një depo të madhe që shpërndante drogën popullore Captagon (fenetilin). Siç ...
n.f
BOTA
11 Dhjetor20:30
Rusia ndjek situatën në Siri, nënvizon nevojën për mbrojtjen e bazave të saj ushtarake
Foto
RUSI- Rusia njoftoi të mërkurën se po e ndjek me kujdes zhvillimet në Siri dhe se është në kontakt me “ata q...
E.D
BOTA
11 Dhjetor20:24
BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë që synojnë "flotën hije" të cisternave të naftës
RUSI- Bashkimi Evropian lëshoi të mërkurën sanksione të reja kundër Rusisë, duke synuar "flotën hije" të cister...
E.D
BOTA
11 Dhjetor19:46
Protestë para ndërtesës së Presidencës së Serbisë gjatë fjalimit të Vuçiç
SERBI- Qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së Presidencës së Serbisë në Beograd më ...
n.f
BOTA
11 Dhjetor19:22
Bislimi: Vuçiç tu japë autonomi shqiptarëve në tre komunat e Luginës!
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Al...