BOTA

Kush është partia ekstremiste proruse që pritet të hyjë në Parlamentin bullgar?

M.B. Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 16:26
Kush është partia ekstremiste proruse që pritet të hyjë
Ivelin Mihailov (majtas) dhe Nikolay Markov, e udhëheqin partinë e ekstremit të djathtë Madhështia, e cila i fitoi 5 për qind në zgjedhjet parlamentare në Bullgari.

BULLGARIA- Me gjithë të kaluarën e tij kundërthënëse dhe punët e dyshimta biznesore në Bullgari, Ivelin Mihailov është tani në binarë për t’u futur në sferën politike me partinë e vet ekstremiste proruse. Ai akuzohej për udhëheqjen e një skeme piramidale në Bullgari, përmes të cilës dyshohet se kishte siguruar përfitime në mënyrë të paligjshme për ta ndërtuar një park historik të atraksionit, për të cilin autoritetet dyshojnë se po përdorej edhe nga një milici e armatosur e ekstremit të djathtë. Partia Madhështia i fitoi rreth 5 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 qershor në Bullgari.

“Kjo është befasia e zgjedhjeve”, tha analisti politik Ognyan Michev për televizionin kombëtar bullgar, pasi sondazhet para zgjedhjeve nuk i kishin dhënë gjasa kësaj partie.

Kjo ishte hera e gjashtë që Bullgaria mban zgjedhje të parakohshme parlamentare në tre vjet, për shkak të mungesës së vazhdueshme të stabilitetit politik. Zgjedhjet e 9 qershorit u mbajtën pas shpërbërjes së koalicionit mes partisë së gjelbër të qendrës së majtë dhe partisë properëndimore Ne e Vazhdojmë Ndryshimin, në mars.

Rezultatet e zgjedhjeve treguan se GERB i fitoi zgjedhjet nacionale me gati 25 për qind të votave. Në përgjithësi, gjashtë parti të tjera pritet ta kalojnë pragun prej katër për qind për t’u futur në Parlament, përfshirë Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), e cila kryesisht e përfaqëson pakicën më të madhe të Bullgarisë, atë turke; PP; si dhe partia Ringjallja, e cila sikurse Madhështia, është parti proruse e ekstremit të djathtë.

Zgjedhjet në Bullgari u mbajtën njëkohësisht me zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Në këto të fundit, GERB doli e para gjithashtu, në një kohë kur partitë e ekstremit të djathtë shënuan rritje nëpër Evropë. Kjo parti u themelua më 25 mars 2023, sipas portalit hulumtues bullgar Kapital. Mihailov, një biznesmen bullgar me të kaluar të errët, është njëri prej themeluesve. Mihailov ishte ndër investitorët kryesorë në Parkun Historik, i cili, sipas uebsajtit të vet, ofron “një aventurë për kthim 10.000 vjet në kohë për tërë familjen”.

Një hulumtim i Kapitalit më 2019 gjeti se Parku Historik, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit bregdetar të Detit të Zi, Varna, u financua me paratë e një skeme piramidë, gjoja për të blerë prona në atë zonë. Dyshimet rreth projektit e nxitën Ministrinë e Brendshme ta hapë një hetim, por është ngritur ndonjë aktakuzë formale. Të përfshirët në skemën e piramidës i mohojnë akuzat. Aktivitetet e parkut kanë marrë vëmendjen edhe të ligjvënësve. Kalin Stoyanov, ministri i Brendshëm i Bullgarisë, tha në maj se Ministria kishte pranuar raportime për praninë e armëve, kamionëve ushtarakë dhe pajisjeve të komunikimit në këtë zonë.

Një grup ekstremist i quajtur Heroi Bullgar, të cilin Stoyanov e përshkroi si organizatë paramilitare, kishte kryer stërvitje atje. Ministria tha se po kryen një hetim. Përveç Mihailovit, themeluesi tjetër i Madhështisë është Nikolay Markov, një ish-nënkolonel në Agjencinë Shtetërore për Siguri Kombëtare të Bullgarisë mes viteve 1993 dhe 2007. Markov shpesh paraqitet në mediat bullgare si ekspert për siguri kombëtare. Kjo parti mund të përshkruhet përgjithësisht si populiste, euroskeptike dhe proruse. Në uebsajtin e saj, partia shpjegon se u themelua për ta mbrojtur atë që, siç thotë, bullgarët e kanë ndërtuar së bashku.

Më 2022, Mihailov filloi t’i futej politikës, duke e udhëhequr një fushatë për ndaljen e ndërtimit të turbinave të erës, duke përhapur thashetheme të rrejshme se ato ishin të dëmshme për shëndetin. Fushata e tij kishte qëllime më të mëdha, thanë kritikët.

“Beteja për turbinat e erës në Vetrino [në verilindje të Bullgarisë] është duke u shndërruar dalëngadalë në një betejë me energjisë e gjelbër në përgjithësi, për t’i ruajtur termocentralet me thëngjill dhe është gjithashtu kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën”, sipas factcheck.bg.

Pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, përmbajtje nga portalet e lidhura me Mihailovin filluan të shfaqeshin në portalet e afërta me Kremlinin, për tema si, “nazizmi në Ukrainë”, si dhe thirrje për neutralitetin e Bullgarisë, raporton Radio Evropa e Lirë. Mihailov dhe Markov janë tejet aktivë në rrjetet sociale. Grupi Bullgaria e Lirë dhe Paqësore, e themeluar nga Mihailov, i ka 30.000 anëtarë në Facebook, dhe organizon protesta kundër ndihmës ushtarake që Bullgaria po ia jep Ukrainës./ REL

bullgaria

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë