BOTA

Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë, i duhen 20 minuta për ta thënë të plotë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 22:48

Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë,

Për shumicën e njerëzve, prezantimi është një formalitet i shkurtër – një shkëmbim emrash që zgjat vetëm disa sekonda. Por për Laurence Watkins, ky është një proces që kërkon durim, frymë të gjatë dhe 20 minuta kohë. Arsyeja? Ai ka emrin më të gjatë në botë, me plot 2,253 fjal

istoria e tij u bë publike për herë të parë në vitin 1991, gjatë martesës së tij të parë. Celebruesi kishte përgatitur paraprakisht një regjistrim me listën e pafund të emrave të tij, i cili zgjati aq sa të ftuarit patën kohë të pinin shampanjë përpara se ai të arrinte të thoshte “Po”.

Sot 60-vjeç, me origjinë nga Auckland, Zelanda e Re, por banues në Sidnei, Watkins mban rekordin e Guinness World Records për emrin personal më të gjatë në botë. I lindur si Laurence Gregory Watkins më 1965, ai ishte magjepsur që në fëmijëri nga programi “Ripley’s Believe It or Not!” dhe më vonë nga “Libri i Rekordeve Guinness”.

“Isha i mahnitur nga njerëzit që thyhen rekorde — më i shpejti, më i gjati, më i forti. Doja edhe unë të isha pjesë e atij libri,” ka treguar ai për CNN. Por siç thotë me humor, “si një njeri krejt normal, pa ndonjë dhunti të jashtëzakonshme, mendova se mënyra ime për të hyrë në histori ishte të krijoja emrin më të gjatë që ekziston”.

Watkins kaloi një muaj të tërë duke përzgjedhur emra nga kultura dhe gjuhë të ndryshme, nga latinët e deri te Māori. Ai pagoi 230 dollarë për një daktilograf që t’i shtypte të gjithë në letër. Përfshiu emra nga librat për foshnja, nga fjalorë, madje edhe personazhe të njohur si Basil Brush apo Mitch Gaylord — “sepse ishte një djalë simpatik,” thotë ai duke qeshur.

Në vitin 1990, kërkesa e tij për ndryshimin zyrtar të emrit u pranua nga Gjykata e Qarkut të Auckland-it, pasi fillimisht ishte refuzuar nga regjistri civil. Dy vjet më vonë, Guinness e njohu zyrtarisht rekordin e tij si emri më i gjatë i regjistruar ndonjëherë, fillimisht me 2,310 fjalë, e më vonë i konfirmuar me 2,253.

Në jetën e përditshme, ai përdor vetëm versionin e shkurtuar “Laurence Alon Aloy Watkins” dhe firmos si Watkins V, por emri i plotë mbush shtatë faqe në certifikatën e lindjes. Madje, pasaporta e tij origjinale kishte nevojë për gjashtë faqe shtesë vetëm për emrin!

Pas këtij episodi, qeveria e Zelandës së Re ndryshoi ligjin, duke vendosur kufizime të rrepta për emrat e rinj: ndalohen titujt zyrtarë, fjalët fyese, numrat, simbolet dhe emrat mbi 70 karaktere.

“Nuk pendohem për asgjë,” thotë Watkins. “Nëse do të ndryshoja emrin sot, do të duhej të hiqja 98% të tij — dhe do të humbisja rekordin tim Guinness. Dhe kjo ishte gjithë ideja.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë