BOTA

Lajçak në Prishtinë në përpjekje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Korrik 2023, 21:20
Lajçak në Prishtinë në përpjekje për

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak tha të martën në Prishtinë se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri, por se "ende duhet të vazhdojnë diskutimet për hapa konkretë".

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza në veri.

Kërkesat e Bashkimit Evropian përfshijnë pezullimin e operacioneve policore, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

Zoti Lajçak tha se nuk mund të flas për masa ndëshkuese shtesë nga blloku për Kosovën, ndërsa theksoi se masa të tilla janë të gatshme edhe për Serbinë në rast se nuk ndërmerr veprime drejt shtensionimit të situatës.

“Nuk mund të komentoj për masat meqë nuk hyjnë në fushën e përgjegjësisë sime, por Bashkimi Evropian nuk është fare i gëzuar që vjen në këtë pozitë për të vendosur këto masa”, tha zoti Lajçak, duke shtuar se blloku “e ka bërë të qartë se i ka sanksionet e gatshme edhe për Serbinë të cilat do të vendosen nëse shtetet anëtare vlerësojnë se ajo nuk po i respekton kërkesat e BE-së”.

Ai tha se qëllimi i takimit të sotëm është “që të arrijmë te pika ku këto masa hiqen dhe kthehemi në gjendjen paraprake”, duke e vlerësuar takimin “të gjatë e të hapur por shumë të rëndësishëm që të kuptojmë më mirë pozicionet e njëri - tjetrit dhe që procesi të vazhdojë”.

Vizita e zotit Lajçak në Kosovë, që do të vazhdojë edhe në Beograd, ndodh në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë perëndimore për gjetjen e një zgjidhjeje pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës që nisi në fund të muajit maj, ndërsa autoritetet filluan zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve të 23 prillit të bojkotuara nga partitë politike serbe.

I dërguari evropian Lajçak takoi sot edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një njoftim për media nga zyra e presidentes thuhet se në takim u diskutua mbi përpjekjet për shtensionimin e situatës.

“Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka dëshmuar vullnet për shtensionim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të vendit”, thuhet në njoftim.

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në një kohë kur as Kosova dhe as Serbia nuk kanë ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve me gjithë thirrjet e tyre.

Më herët gjatë ditës kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bettel, i bënë thirrje Kosovës që të angazhohet drejt shtensionimit të situatës sipas planit të Bashkimit Evropian.

Ata i bënë këto komente gjatë një vizite në Prishtinë ku u takuan me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, një ditë pasi takuan në Beograd presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në përpjekje siç thanë për të mbështetur normalizimin e situatës ndërmjet dy vendeve.

“Sot shprehëm shqetësimet tona për tensionet në rritje midis Serbisë dhe Kosovës, Holanda dhe Luksemburgu u bëjnë thirrje të dyja palëve të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian për të bërë përpjekje për shtensionimin e situatës dhe për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve”, tha zoti Rutte.

“Ju e kuptoni domethënien e tensioneve, le të mos harrojmë se Lufta e Parë Botërore nisi këtu dhe përpara Ukrainës, lufta e fundit që kishim në kontinent ishte po këtu, kështu që duhet të shmangim çdo krizë të re të mundshme që mund të përfundoj me vuajtje të popullatës civile. E keni mbështetjen tonë, nganjëherë është vështirë të diskutohet me fqinjët dhe ka nevojë për angazhim të dikujt që nuk është i përfshirë për të ndihmuar”, tha zoti Bettel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, duke theksuar se për të arritur këtë kërkohet zbatimi i marrëveshjës për normalizimin e marrëdhënieve që u arrit këtë vit.

"Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazë të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të saj të 18 marsit, që dëshirojmë të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushte", tha ai.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha mbrëmë pas takimit me kryeministrin holandez dhe atë të Luksemburgut se autoritetet në Prishtinë nuk kanë përmbushur ende marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel e që kanë të bëjnë me Asociacionin. Ai tha se “krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mbetet parakushti që çdo gjë tjetër të përmbushej nga pala serbe”.

Themelimi i Asociacionit parashihet edhe me marrëveshjen për normalizmin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë që u arrit në muajin mars në Ohër, e cila nuk i uli tensionet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë