BOTA

Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes/ Analiza e DW: Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje?

b.z Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 08:16
Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes/ Analiza e DW: Sa mund të
Foto ilustruese

GJERMANI - Më 23 shkurt 2025 zhvillohen në Gjermani zgjedhjet parlamentare. Për multi-miliarderin dhe të besuarin e Trump, Elon Musk, është e qartë se zgjedhjet parlamentare duhet t'i fitojë AfD-ja, parti e cila nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës klasifikohet pjesërisht si ekstremiste e djathtë. Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, shkroi Musk në platformën e tij të internetit X. Ai i ofroi udhëheqëses së AfD-së, Alice Weidel, edhe mundësinë për të zhvilluar një diskutim në platformën X. Në mediat sociale gjermane, AfD-ja konsiderohet si partia më aktive, sidomos në platformën kineze të mediave sociale TikTok. Videot me pozicionet e AfD-së shihen në TikTok nga qindra-mijëra vetë.

Sipas ekspertit për politikë dhe komunikim, Johannes Hillje,  në vitin 2022 dhe 2023 çdo video e  AfD-së është parë mesatarisht më shumë se 430,000 herë. Për krahasim: në vend të dytë renditen videot e grupit parlamentar konservator CDU/CSU – me një mesatare prej rreth 90,000 shikimesh.

A favorizojnë mediat sociale partitë e djathta?

Jo, thotë Andreas Jungherr, profesor i Shkencave Politike dhe Transformimit Digjital në Universitetin Otto-Friedrich në Bamberg. "AfD-ja ka shumë kohë që është aktive në mediat sociale." Ajo ka mësuar se cila qasje funksionon atje.

Ky është një avantazh i qartë për sa i përket diapazonit të shikueshmërisë – por vetëm kjo nuk garanton suksesin zgjedhor, thotë Jungherr. Kjo duket qartë në fushatën e kandidates për president të SHBA-së, Kamala Harris, e cila pati sukses të madh në rrjetet sociale. Por siç e dimë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të sjellë atë në Shtëpinë e Bardhë.

Ç'ndikim kanë mediat sociale tek vlerat dhe bindjet?

Të ashtuquajturat "flluska të filtruara" lindin në hapësirën online, sepse rezultatet e kërkimit ose përmbajtja janë të personalizuara. Algoritmet e ofruesve të shërbimeve online përcaktojnë ato që na shfaqen në internet. Në mediat sociale një algoritëm u jep përparësi përmbajtjeve të personaliteteve të njohura ose përmbajtjeve që kanë pëlqyer ose komentuar shumë përdorues të tjerë. Nga ana tjetër algoritimi mund të mos shfaqë më fare përmbajtje të caktuara, nëse ato janë injoruar shpesh.

Kjo krijon një perspektivë të njëanshme: botëkuptimi që ka dikush forcohet, ndërsa mendimet apo qëdnrimet e të tjerëve injorohen. Mbi të gjitha përmbajtje të tilla përforcojnë vlerat dhe bindjet që dikush i ka ndërkohë.

Kjo është arsyeja pse mediat e të gjitha llojeve kanë vetëm një ndikim shumë të vogël në vendimet e votuesve, thotë Judith Möller, profesore për shkencat e komunikimit në Institutin e Leibniz për Kërkimin e Medias. Ajo studion efektet e mediave sociale dhe thotë "Vendimi i votuesve lidhet me shumë shkaqe të ndryshme. Varet se ku dhe si je rritur, çfarë përvojash personale ke pasur - veçanërisht në javët e fundit para zgjedhjeve - ose me kë tjetër flet për zgjedhjet dhe politikën." Sipas Möller, të njëjtët faktorë ndikojnë edhe se cilat media përdorim dhe çfarë efekti kanë ato.

Lëvizjet politike dhe partitë e reja mund të bëhen shpejt të dukshme në mediat sociale. Por në thelb në rrjetet sociale ato arrijnë ndjekësit tyre - dhe ndoshta disa njerëz të pavendosur. "Njerëzit është e vështirë që t'i bindësh për diçka të re. Përmes mediave mund të bindësh vetëm ata që tashmë janë të bindur për diçka."

Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes

Ballafaqimi me informacionet dhe lajmet e rreme do të bëhet edhe më problematik në të ardhmen. Lajmet e rreme ka të ngjarë të shtohen, nëse siç njoftoi Marc Zuckerberg, koncerni Meta do të heqë dorë nga kontrolli dhe verifikimi profesional i lajmeve në platformat Facebook ose Instagram dhe do t'i bllokojë gjithnjë e më rrallë përmbajtjet e diskutueshme. 

Në këtë mes mund të vërejmë dy efekte, thotë prof. dr. Nicole Krämer, drejtuese e Departamentit të Psikologjisë Sociale, Medias dhe Komunikimit në Universitetin e Duisburg-Essen. Nga njëra anë sondazhet tregojnë se njerëzit nuk duan të bien pre e dezinformimit. "Sa më e rëndësishme të jetë një çështje për jetën e dikujt, aq më i aftë është ai apo ajo në kërkimin e informacionit që u vjen vërtet në ndihmë, domethënë që është i besueshëm dhe i dyanshëm."

Por nga ana tjetër, nëse informacioni i rremë përshtatet me diçka që tashmë i është ngulitur dikujt në tru, personi mund ta konsiderojë atë informacion si të mundshëm - "edhe nëse fillimisht mendon: s'ka mundësi të jetë kështu," thotë Krämer. Këtu vepron edhe një mekanizëm tjetër: "sa më shpesh dëgjon, lexon ose sheh një mesazh të rremë, aq më shumë ka gjasa që ai të mbetet në kujtesë." Kjo do të thotë se informacioni i rremë ndonjëherë rrënjoset - pavarësisht nga fakti se njerëzit në të vërtetë duan ta shmangin atë.

Sasia e informacionit të rremë në mediat sociale gjithashtu mund të rritet, sepse aty ka gjithnjë e më pak opinione të ndryshme, thotë Judith Möller. Arsyeja për këtë është një kulturë bisedimi dhe diskutimi gjithnjë e më toksike e karakterizuar nga fyerje ose gjuhë urrejtjeje. "Si rrjedhojë grupe të caktuara largohen nga diskutimet, dhe në to vazhdojnë të marrin pjesë vetëm ata që mund ta përballojnë këtë kulturë toksike bisedimi."/DW

zgjedhje gjermani

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12