POLITIKE

"Largimi i 66% të banorëve, gjenocid ndaj shqiptarëve", Berisha: Rama sot foli si çdo diktator i pamëshirshëm

M.B. Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 21:11
"Largimi i 66% të banorëve, gjenocid ndaj shqiptarëve",
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se pas skandalit ndërkombëtar të mbetjeve toksike, kryeministri Edi Rama foli siç do të flisnin diktatorët e pamëshirë ndaj qytetarëve të tyre. Berisha tha se Rama foli i rrethuar nga një grup mjekësh dhe infermierësh, të cilët një muaj më parë i kishte shpallur autorë të krimeve kundër njerëzimit për faje, për krime që lidheshin direkt me krimet e tij. Ai shtoi se shqiptarët prisnin që Rama t’u fliste për boshatisjen e tmerrshme që sipas Berishës, ai i bëri vendit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot pas aferave më të rënda, aferës ndërkombëtare të trafikut të helmeve nga Edi Rama dhe ministrat e tij. Sot pas lajmit më tronditës, por edhe më të zi që shqiptarët kanë dëjgjuar në të tërë ekzistencën e tyre, largimin nga Shqipëria të 66% të banorëve të këtij vendi. Foli më në fund Edi Rama. Foli njëlloj si çdo të fliste Noriega, siç do të fliste Maduro, siç do të fliste Lukashenko, siç do të flisnin diktatorët e pamëshirë ndaj qytetarëve të tyre.

Ai foli i rrethuar nga një grup mjekësh dhe infermierësh, të cilët një muaj më parë i kishte shpallur autorë të krimeve kundër njerëzimit për faje, për krime që lidheshin direkt me krimet e tij, me vjedhjet e ministrave të tij. Sot foli gjatë e gjatë se do të operohej për dhjamin në kofshë. Sikur dhjami i tij qenka problemi i shqiptarëve, sikur operacioni i tij për dhjam qenka halli i madh i çdo shqiptari.

Unë jam mjek, dhe për të sëmurin kam vetëm urim, por për kriminelin dhe diktatorin kam vetëm damkosje! Dhe ja ku po ta them Edi Rama, se me asnjë lloj operacioni apo ndërhyrje nuk mund të mbulosh në këtë lojë me ndjenjat atë që iu ke bërë ti shqiptarëve. Edi Rama sot shqiptarët prisnin t’u flisje për boshatisjen e tmerrshme që i bëre vendit.

Edi Rama, pikërisht kjo boshatisje më e madhe se në çdo pushtim, se në çdo fatkeqësi natyrore e Shqipërisë, kjo braktisje e vendit nga 2/3 e popullatës së Shqipërisë. Pikërisht për këtë je cilësuar nga publicistë të njohur në Gjermani dhe në botë, si Pashiqi, si kryeminstri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit, domethënë si Pashiqi i Tiranës. Por meqënëse ti, zgjodhe dhjamin personal për të mbuluar me propagandë trafikun ndërkombëtar të lëndëve toskike që bën ti dhe klani yt qeveritar. Zgjodhe dhjamin personal për të mbuluar largimin nga Shqipëria të 2/3 të banorëve të saj, boshatisjen.

Vetëm nga viti 2014-2022, sipas Instat janë larguar vetëm në hapësirën e Shengenit 980 mijë banorë. Po të bashkohen të larguarit në SHBA, Britaninë e Madhe, Kanada, Norvegji, Zvicër, Lindje e Mesme, në të katërta anët e botës, vetëm në 8 vitet e tua të zeza u larguan nga Shqipëria 40% e shqiptarëve. Në të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare ky është gjenocid i kryer ndaj shqiptarëve. Ndaj edhe unë ju ftoj miq, ta lemë të merret me dhjamin e tij.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë