BOTA

Largimi i Lajçak, BE në kërkim të opsioneve për dialogun Kosovë-Serbi

M.B. Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 12:01
Largimi i Lajçak, BE në kërkim të opsioneve për
Fotografi në një nga takimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

KOSOVA- Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar edhe si t’i qaset dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe kandidatët potencialë për ta ndërmjetësuar atë. Prej se është konfirmuar se përfaqësuesi i tashëm i posaçëm i BE-së në këtë dialog, Mirosllav Lajçak, është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, ku duhet të nisë mandatin më 1 shtator, kanë nisur edhe spekulimet se kush do të jetë pasardhës i tij.

Por, burimet diplomatike në BE thonë për Radion Evropa e Lirë se “më e rëndësishme se kush do të jetë në këtë post, është se çfarë qasjeje do të kenë BE-ja dhe strukturat e saj të reja - që do të dalin pas zgjedhjeve evropiane - ndaj këtij procesi”.

Sipas burimeve diplomatike, edhe zgjedhja e pasardhësit të Lajçakut, në një mënyrë, është e lidhur me zgjedhjet evropiane, që do të bëhen këtë verë. Këto burime thonë se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, nuk do të jetë ai që do ta emërojë pasardhësin e Lajçakut në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por se kjo do t’i lihet shefit apo shefes së ardhshme të politikës së jashtme të BE-së.

“Ne jemi tash në një fazë ku po qarkullojnë emra të kandidatëve potencialë për pasardhës të Lajçakut në rolin e ndërmjetësuesit në dialog. Por, do të presim që, së pari, të emërohet përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Pasi që ai është edhe udhëheqës i dialogut në nivel të lartë, është logjike që të ketë mundësi të vendosë se kë duhet ta emërojë në rolin e të dërguarit të posaçëm për dialog“, thotë një diplomat i BE-së.

Emërimi i përfaqësuesit të lartë është një proces që mund të zgjatet, sepse lidhet me emërimet në postet e tjera udhëheqëse të BE-së, për të cilat duhet të ketë një balancë mes grupimeve partiake në BE dhe mes vendeve anëtare. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të zhvillohen nga data 6 deri më 9 qershor, udhëheqësit e vendeve anëtare do të tentojnë të merren vesh për emërimin e presidentit të Komisionit Evropian. Për këtë, duhet ta kenë shumicën e kualifikuar në Këshillin Evropian. E, pasi të merren vesh për këtë pozitë, duhet ta zgjedhin presidentin e Këshillit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë. Për këtë qëllim, BE-ja do t’i mbajë dy samite - një të jashtëzakonshëm dhe joformal më 17 qershor dhe një formal më 27 dhe 28 qershor.

“Synim do të jetë që e tërë paketa të dakordohet mes liderëve të vendeve anëtare para fundit të qershorit. Kjo do t’i mundësonte Parlamentit Evropian që t’i konfirmonte këto emërime në seancën e korrikut. Përndryshe, do të duhej të kalonin në seancat e vjeshtës dhe kjo do të krijonte vonesa“, thotë një diplomat i BE-së.

Nëse Ursula von der Leyen, presidentja e tashme e Komisionit Evropian, e fiton edhe një mandat në këtë post - e ajo është favorite pasi është kandidate e grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian, i njohur si EPP - atëherë pritjet janë që presidenti i Këshillit Evropian, si pasardhës i Charles Michelit, të jetë nga radhët e liberalëve. Pra, vetëm pasi të konfirmohet se kush do të jetë përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, do të emërohet edhe pasardhësi i Lajçakut si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi. Kjo, në rastin më të mirë, mund të ndodhë gjatë verës.

Burimet diplomatike në BE nuk presin të ketë vakum, sepse, sipas tyre, nëse pasardhësi i tij nuk do të jetë i emëruar deri në fund të gushtit, Lajçakut do t’i zgjatet mandati për disa muaj. Në mesin e kandidatëve që janë përmendur deri tash si pasardhës të mundshëm të tij është ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Vetë ai dhe Ministria e Jashtme e Sllovenisë kanë konfirmuar se ka interes për këtë post. Por, duket se në strukturat e BE-së është duke u kërkuar një profil tjetër i politikanit, që do ta merrte rolin për të vazhduar ndërmjetësimin e dialogut.

Në mesin e kandidatëve potencialë, nga burimet diplomatike në BE përmenden edhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Havisto, dhe diplomati danez, Peter Sorensen, të cilët kanë edhe përvojë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Burimet e BE-së thonë se, kushdo që të jetë në atë post dhe pa marrë parasysh se kush do të jetë përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, do të duhet të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur deri më tash në dialog.

Ky, në fakt, ka qenë vazhdimisht edhe qëndrim i vendeve anëtare të BE-së, edhe i partnerëve ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Burimet nuk mohojnë se ka një dozë zhgënjimi me mungesën e progresit më të madh në procesin e deritashëm të dialogut. Por, vetë BE-ja, përgjegjësinë për këtë ua lë palëve në dialog. Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Procesi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik. Nga dhjetëra marrëveshjet e arritura deri më tash, shumica nuk janë zbatuar. Nën Lajçakun, në vitin 2023, është arritur edhe Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit, por edhe ajo ka mbetur kryesisht e pazbatuar./ REL

be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë