BOTA

"Levë e pushtetit politik"/ Bota ngrihet kundër Elon Musk, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

b.z Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 08:50
"Levë e pushtetit politik"/ Bota ngrihet kundër Elon Musk,
Foto ilustruese

SHBA - Mijëra njerëzve protestuan para salloneve të Teslës në mbarë botën, në shenjë kundërshtimi ndaj Elon Musk dhe rolit të tij në qeverinë federale amerikane me presidentin Donald Trump.

Protestat u mbajtën në pothuajse të gjitha shtetet federale të SHBA-së, por edhe në Australi, Zelandën e Re, Kanada, Irlandë, Gjermani, Zvicër, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të tjera evropiane.

Rreth 200 protesta u mbajtën në mbarë botën. Në Irlandë, tema ishte “Shkatërro fashistin”, ndërsa zviceranët dolën me mesazhin “Poshtë Doge”, duke iu referuar Departamentit të Musk për Efiçencën Qeveritare – Doge, një organ federal i ri që drejtohet nga ai dhe që ka për qëllim uljen e buxhetit të shtetit.

Lëvizja me emrin “Tesla Takedown” fton qytetarët të ndjekin tri hapa të veçantë: të mos blejnë Tesla, të shesin aksionet e Teslës dhe të bashkohen me protestat.

Një nga sloganet është “Dëmto Tesla do të thotë të ndalosh Musk. Të ndalosh Musk do të thotë të shpëtosh jetë dhe demokracinë”.

“Ky nuk është një rebelim kundër automjeteve elektrike, ky është një rebelim kundër Musk”, thanë ata që ishin të pranishëm.

Në New York u mblodhën disa qindra persona. Organizatorja Sophie Shepherd nga grupi Planet Over Profit shpjegoi se “Jemi këtu sepse Musk po përdor Tesla-n si një levë të pushtetit politik. Ai ka organizuar panaire veturash në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Qëllimi ynë është të prishim biznesin e tij sa më shumë që mundemi”.

Marty (82), i cili protestoi kundër luftës në Vietnam në vitet ’60, tha se “sot jam këtu sepse kam frikë për vendin tim. Ky është një tentativë për të marrë pushtetin e shtetit nga oligarkët”.

Në Washington u mbajt një protestë me emrin “Tesla Takedown Dance Party” – me vallëzim, muzikë dhe mesazhe si “Hidh meme-aksionet, bashkohu me kolonën e vallëzimit!”

Në Londër u mbajt një protestë pranë rrugës A40 përpara sallonit të Teslës. Aktivisti Nigel Warner tha se Musk “financon ekstremin e djathtë dhe frikëson republikanët që nuk pajtohen me Trump”.

Louise Cobbett-Witten, e cila ka familje në SHBA, tha se “ka shumë gjëra që nuk mund të rrijmë duar përkrah. Dhe nëse e vetmja gjë që mund të bëjmë është të mbajmë pankarta dhe të bërtasim – dhe kjo është diçka”.

Vala e protestave dhe vandalizmit ka filluar që kur Musk u bashkua me Trumpin dhe për shkak të qëndrimeve kundërthënëse politike.

Më pas erdhi edhe përshëndetja e ndezur e Musk në natën e inagurimit, kur ai ngriti dorën në ajër para turmës së mbështetësve të Trumpit. Pabarazia fillimisht u shpreh nga njerëzit në të gjithë Amerikën me protesta paqësore, por kjo më vonë u kthye në dhunë dhe shkatërrim të pasurisë, raporton cnn.

Shitjet e Tesla-s kanë pësuar një kolaps në tregjet kyçe. Shitjet kanë rënë ndjeshëm në Gjermani, me shifrat që tregojnë se në shkurt janë shitur 76 për qind më pak veturat e Musk krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht një rritjeje prej 31 për qind të shitjeve totale të veturave elektrike. Këto janë shifrat më të ulëta që nga viti 2021.

Në Kinë, shitjet ranë me 11.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në Norvegji, Danimarkë dhe Suedi regjistruan një rënie prej 40 për qind, ndërkohë që Franca pati një rënie prej 26 për qind. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë