BOTA

Libanezët pa kulm mbi kokë pas sulmeve shkatërruese izraelite

n.f Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 15:50
Libanezët pa kulm mbi kokë pas sulmeve shkatërruese izraelite
Foto ilustruese

LIBAN- Mahmoud e bën gjumin në një batanije, bashkë me gruan dhe djalin dyvjeçar, në plazhin e kryeqytetit të Libanit, Bejrut. Ata janë në mesin e dhjetëra mijërave njerëzve që kanë kërkuar strehim në Bejrut, pasi janë detyruar të zhvendosen nga pjesë tjera të Libanit, për shkak të sulmeve ajrore të Izraelit.

“Erdhëm në Bejrut, sepse menduam që ky qytet është më i sigurt”, ka thënë Mauhmoud.

“Por, tani po e bëjmë gjumin këtu, në plazh, pa asgjë”.

Mahmoud dhe familja e tij kanë ikur prej qytezës Gazijeh, në jug të Libanit, njërës prej zonave të goditura më së rëndi, pasi sulmet ajrore izraelite ia kanë dëmtuar shtëpinë. Pasi janë nisur me autobus, me vetëm tri çanta trupi, ata kanë arritur në Bejrut. Udhëtimi ka zgjatur më shumë se 20 orë, dhe shpesh rrugët kanë qenë të bllokuara.

Ofensiva tokësore e Izraelit në jug të Libanit dhe sulmet e vazhdueshme ajrore që shënjestrojnë Hezbollahun – grup i armatosur që mbështetet nga Irani, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit – kanë rënduar shumë supet e civilëve.

Zyrtarët libanezë kanë thënë që më shumë se 1.100 njerëz janë vrarë prej nisjes së bombardimeve izraelite më 23 shtator. Rreth 1.2 milion njerëz janë zhvendosur, apo një e pesta e popullsisë, çka shënon zhvendosjen më të madhe në historinë e shtetit.

Në Bejrut, shkollat, universitetet, xhamitë, e madje edhe stadiumet e futbollit janë kthyer në qendra strehimi për të zhvendosurit. Prapëseprapë, mijëra njerëz nuk kanë ku të shkojnë, dhe po e kalojnë natën nëpër plazhe, në parqe, sheshe, apo edhe në makinat e tyre. Mahmoud dhe familja e tij janë duke qëndruar që katër ditë në plazhin e Bejrutit, El Manara. Ata janë duke mbijetuar me ushqimin që ua japin banorët lokalë.

“Nuk e dimë çfarë të bëjmë”, ka thënë Mahmoud. “Të gjitha qendrat e strehimit janë të mbushura”.

Familja frikësohet që do t’i duhet të zhvendoset sërish. Bejruti, qytet me rreth 2.5 milionë banorë, është kthyer në skenë të sulmeve vdekjeprurëse izraelite, të cilat kanë dëmtuar rëndë një pjesë të rajonit.

“Ne jemi të tmerruar”, ka thënë Mahmoud.

“Çdo ditë, bombat na afrohen dhe më shumë. Mirëpo, ne nuk e dimë ku të shkojmë. Nuk kemi ku të shkojmë”.

Qeveria e përkohshme e Libanit, e stërngarkuar nga shkalla e zhvendosjeve brenda shtetit, me vështirësi po arrin t’iu ndihmojë të tjerëve. Strehimoret janë të mbushura plot, pavarësisht se autoritetet lokale kanë shndërruar 500 shkolla në qendra strehimi.

Programi Botëror i Ushqimit ka nisur një operacion urgjent për të siguruar bukën për 1 milion banorë të prekur nga konflikti i Izraelit në Liban. Organizata, e cila ka paralajmëruar se Libani është në “pikë kritike”, ka thënë se është duke shpërndarë shujta dhe para të gatshme nëpër qendrat strehuese brenda shtetit.

Më 1 tetor, Izraeli e ka nisur pushtimin tokësor në jug të Libanit, hap që pritet të përkeqësojë krizën humanitare në këtë shtet të Lindjes së Mesme. Pak pasi forcat ushtarake izraelite e kanë kaluar kufirin – për herë të parë prej luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut më 2006 – ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e dhjetëra komuniteteve në jug të Libanit.

Edhe në Bejrut, mijëra persona janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre, pas nisjes së bombardimeve izraelite në disa pjesë të këtij qyteti, i treti më i madh në Lindje të Mesme. Në mesin e tyre është Maiya, punëtore në bankë, e cila tashmë është zhvendosur dy herë brenda qytetit.

“Javën e kaluar, unë, nëna ime dhe motra kanë ikur prej banesës, pasi bomba ka rënë vetëm dy metra më larg”, ka thënë 27-vjeçarja, që ka jetuar në Msajtbeh, lagje në qendër të Bejrutit.

“Jam duke qëndruar me familjarët e mi në pjesën tjetër të qytetit. Por, askush nuk ndihet i sigurt”.

Në paralagjet në jug të Bejrutit e ka bazën Hezbollahu, grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara, ndonëse Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë vetëm krahun e tij të armatosur. E rrethuar prej ndërtesave të banimit, kjo zonë është goditur rëndë nga sulmet izraelite.

Mirëpo, me dukje të një qyteti fantazmë, jugu i Bejrutit është kryesisht i thatë dhe skenë e ndërtesave të bombarduara dhe rrugëve shkrumb e hi. Maiya ka thënë se ka parë shumë persona të zhvendosur në Bejrut që kanë thyer dyert e hoteleve dhe të ndërtesave të pabanuara, pasi nuk kanë ku të fusin kokën.

“Nuk mund të ndalim dritat në banesën tonë, sepse frikësohemi që dikush mund të hyjë brenda”, ka thënë ajo.

“Është kaos në Bejrut. Nuk ka rend. Njerëzit nuk e dinë çfarë të presin”.

Manal, nënë e dy fëmijëve, ende nuk është larguar prej banesës së saj në lagjen Bourj Abi Haidar në qendër të Bejrutit. Megjithatë, ajo frikësohet se shumë shpejt do të detyrohet të largohet.

“Ne i paketojmë të gjitha gjërat tona çdo natë”, ka thënë 40-vjeçarja, kimiste me profesion.

“Zhurma e bombave nuk ndalet. Duket sikurse bota po shkundet nën këmbët tona”.

Manal ka thënë se disa prej miqve dhe familjarëve të saj kanë ikur në malet përmbi Bejrut, për të qenë më të sigurt.

“Por, edhe atje, ata na thonë se nuk u kanë ikur bombave”.

Manal ka qenë dëshmitare e luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut, më 2006, e cila është nxitur pas kidnapimit të dy ushtarëve izraelitë nga grupi libanez.

Përgjatë konfliktit 34-ditor, sulmet masive izraelite, që kanë pasur cak Hezbollahun dhe infrastrukturën civile, kanë vrarë më shumë se 1.100 njerëz në Liban.

“Kam përjetuar luftëra edhe më përpara, por kjo është ndryshe”, ka thënë Manal.

“Nuk ka vend të sigurt, i gjithë shteti është nën rrethim”./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë