BOTA

Libani përzgjedh kandidatin për kryeministër, Hezbollahu shpreh pakënaqësinë

E.D Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 21:19

Libani përzgjedh kandidatin për kryeministër, Hezbollahu shpreh

LIBAN- Presidenti libanez Joseph Aoun thirri Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Nawaf Salam për ta emëruar për postin e kryeministrit pasi shumica e ligjvënësve të hënën votuan për të, një goditje e fuqishme kundër Hezbollahut, i cili akuzoi rivalët e tij se donin ta mënjanonin grupin militant.

Përzgjedhja e zotit Salam ishte shenjë e ndryshimit të dukshëm në ekuilibrin e pushtetit të fraksioneve të ndryshme sektare të Libanit, që kur Hezbollahu pësoi goditje të rëndë gjatë luftës me Izraelin vitin e kaluar dhe me rrëzimin e aleatit të tij në Siri, Bashar al-Assad.

Presidenca tha se zoti Salam, i cili për momentin gjendet jashtë vendit dhe pritet të kthehet të martën, siguroi përkrahjen e 84 prej 128 ligjvënësve në parlament dhe se Presidenti Aoun ftoi atë të formojë qeverinë.

Zoti Salam mori përkrahjen e fraksioneve të krishtera dhe druzhe dhe nga ligjvënës të rëndësishëm në mesin e myslimanëve suni, përfshirë të disa aleatëve të Hezbollahut.

Por ligjvënësit e Hezbollahut dhe aleatit të tij shiit nga Lëvizja Amal, të cilët i kanë të gjitha vendet e rezervuara për fraksionin shiit në parlament, nuk emëruan askënd për këtë pozitë, duke sinjalizuar se ata aktualisht nuk synojnë të përfshihen në qeverinë e zotit Salam.

Ligjvënësi i Hezbollahut, Mohammed Raad, grupi i të cilit, që mbështetet nga Irani, dëshironte që kryeministri i tanishëm Najib Mikati të qëndronte në këtë pozitë, tha se kundërshtarët e Hezbollahut po punojnë në favor të ndarjes dhe përjashtimit. Ai tha se grupi e “kishte zgjatur dorën” e bashkëpunimit përmes zgjedhjes së zotit Joseph Aoun për president javën e kaluar, por se këtë javë kjo “dorë u kthye mbrapsht”.

Zgjedhja e komandantit të ushtrisë, Gjeneralit Aoun, i cili gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, ishte edhe një shenjë e ndryshimeve në skenën politike, ku Hezbollahu për një kohë të gjatë kishte fjalën e fundit.

Gjenerali Aoun, një i krishterë që i takon sektit maronit, mbajti takime këshilluese për përzgjedhjen e kryeministrit me 128 ligjvënës të parlamentit të hënën. Ai është i detyruar ta përzgjedhë kandidatin me numrin më të madh të votave.

Sipas sistemit libanez të ndarjes së pushtetit në bazë të vijave fetare, kryeministri duhet të jetë nga radhët e myslimanëve suni. Presidenca i takon një të krishteri nga sekti maronit, ndërsa kryetari i parlamentit duhet të jetë mysliman shiit.

Ligjvënësit e Hezbollahut morën pjesë në takimin me Presidentin Aoun më vonë nga ç’ishte planifikuar, duke shtyrë shkuarjen e tyre në takim ndërkohë që zoti Salam po fitonte përkrahje, sipas një burimi të Hezbollahut.

Hezbollahu besonte se ekzistonte një mirëkuptim rreth zgjedhjes së Kryeministrit Mikati para se grupi të binte dakord për ta zgjedhur zotin Aoun në pozitën e Presidentit javën e kaluar, sipas burimit.

Aleatët suni dhe të krishterë të Hezbollahut ishin në mesin e atyre që emëruan zotin Salam. Ligjvënësi sunit Faisal Karami, i afërt me Hezbollahun, tha se ai emëroi zotin Salam, duke iu referuar kërkesave për “ndryshim dhe rimëkëmbje” dhe për përkrahje arabe dhe ndërkombëtare për Libanin.

Zgjedhja e zotit Aoun dhe emërimi i kryeministrit të ri janë hapa drejt rimëkëmbjes së institucioneve qeveritare libaneze, të cilat janë të paralizuar prej më shumë se dy vitesh, periudhë gjatë të cilës vendi nuk kishte as president e as një kabinet funksional qeveritar.

Administrata e re përballet me shumë detyra, përfshirë rindërtimin e zonave të shkatërruara nga bombardimet izraelite gjatë luftës me Hezbollahun dhe fillimin e reformave që janë bllokuar për ringjalljen e ekonomisë, që do t’i jepnin përgjigje arsyet që çuan në kolapsin e sistemit financiar të Libanit në vitin 2019.

Në rolin e tij si komandant i ushtrisë libaneze që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, zoti Aoun luajti një rol kritik në zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-të në mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sipas marrëveshjes, ushtria libaneze u dislokua në jug të Libanit ndërkohë që forcat izraelite dhe Hezbollahu u tërhoqën.

Ligjvënësi Raad tha se Hezbollahu do të shqyrtojë hapat e ardhshëm dhe do “të vazhdojë të veprojë me qetësi dhe urtësi, për shkak të interesit kombëtar dhe do të shohim veprimet e tyre... për të përjashtuar pushtuesin nga toka jonë”./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë