Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
BERLIN- Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal, për vitet 2025-2028, si dhe marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë.
Nën udhëheqjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, samiti u mbajt të hënën në Berlin. Të pranishëm ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe përfaqësues të vendeve partnere.
Scholz tha se marrëveshjet e reja "do ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë".
"Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për përshpejtimin e integrimit evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor", tha ai.
Plani i ri për tregun e përbashkët rajonal është pjesë integrale e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua nga Bashkimi Evropian në muajin maj dhe ka vlerën e gjashtë miliardë eurove.
Ky plan synon t'i mbështesë reformat e rajonit, që lidhen me BE-në, si dhe rritjen e tij ekonomike.
Vendet anëtare të BE-së i miratuan më 11 tetor agjendat e reformave të pesë vendeve të rajonit - përveç Bosnje e Hercegovinës - duke i hapur kështu rrugë Komisionit Evropian që t'i bëjë pagesat e para nga paketa në fjalë.
Bosnja duhet të presë ende për miratimin e agjendës së saj, pasi dokumenti që ky vend dërgoi në BE, nuk ishte komplet dhe nuk i adresonte të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian.
Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes. Mbi 250 milionë euro, asaj do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.
Gjatë adresimit të tij në samit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli mes tjerash për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke njoftuar se Kosova, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do t'u mundësojë qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës të hyjnë në vend me vetëm letërnjoftime.
Aktualisht, qytetarët e të dyja vendeve duhet të pajisen me viza për të hyrë në territorin e njëra-tjetrës.
Një marrëveshje për lëvizje të lirë me letërnjoftime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor u arrit në vitin 2022, por nuk u zbatua plotësisht.
Qytetarët e Kosovës mund të lëvizin me letërnjoftime në Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi. Bosnje e Hercegovina, e cila - sikurse Serbia - nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk e ratifikoi marrëveshjen për lëvizje të lirë./REL
SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez u ka kërkuar anëtarëve të Bashkimit Evropian që të pezullojnë marr&...
GAZA- Një gazetar tjetër palestinez ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës. S...
Putin UKRAINE- Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë të hënën se ka informata se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund t...
Rezart Taçi TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë në pyetje 4 dëshmitarët e parë në ...
Foto ilustruese SHBA- Gjatë fundjavës, presidenti Joe Biden vizitoi zonat e prekura nga uragani Milton në Florida dhe njoftoi një ndihm...
Foto ilustruese KOSOVË- Agjencia e Statistikave ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ky publikim p&eum...
Trump SHBA- Një person i arrestuar në një pikë kontrolli sigurie pranë tubimit të kandidatit republikan për President Do...
SHBA- Dy kandidatët për presidencën e SHBA-së do të duhet të luftojnë deri në fund, pasi sipas një...
SHBA- Gjatë fundjavës, presidenti Joe Biden vizitoi zonat e prekura nga uragani Milton në Florida dhe njoftoi një ndihmë të re p...
SHBA- Një aeroplan është rrëzuar në Savannah, Georgia, të dielën, ku si pasojë ka humbur jetën pilotin dhe nj&eum...