BOTA

Liderët e Të Gjelbërve gjermanë, Lang e Nouripour japin dorëheqjen

n.f Përditësimi i fundit 25 Shtator 2024, 14:32
Liderët e Të Gjelbërve gjermanë, Lang e Nouripour japin
Ricarda Lang dhe Omid Nouripour

GJERMANI- Bashkëkryetarët e Të Gjelbërve gjermanë, Ricarda Lang dhe Omid Nouripour, njoftuan se japin dorëheqjen. Të Gjelbrit patën një rezultat të dobët në landin e Brandenburgut, ku ranë nën 5% dhe ku humbën mandatet. Omid Nouripour, bashkëkryetar kombëtar i partisë Të Gjelbrit, u tha gazetarëve të mërkurën herët se ai dhe bashkëkryetarja Ricarda Lang japin dorëheqjen nga postet e tyre.

"Ne arritëm në përfundimin se një fillim i ri është i nevojshëm," tha Nouripour-i në Berlin.

Një udhëheqje e re për partinë do të zgjidhet në konferencën e partisë në nëntor, shtoi ai. Të Gjelbrit kanë pasur tre rezultate katastrofike zgjedhore në Gjermaninë lindore këtë muaj. Së fundmi, të dielën, në Brandenburg, ata nuk e arritën pragun prej 5%, të nevojshëm për të garantuar përfaqësimin në parlament.

"Rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Brandenburg pasqyron krizën më serioze që ka përjetuar partia jonë në dhjetë vjet,” tha Nouripour.

E njëjta gjë vlente për zgjedhjet në landin e Tyringenit në fillim të muajit dhe për zgjedhjet në Saksoni, ku partia mezi e kaloi kufirin e 5%. Në nivel kombëtar, Të Gjelbrit gjithashtu luftojnë për vota, duke qenë një ndër tre anëtarët e koalicionit të qeverisë federale.

Lang tha se nevojiten "fytyra të reja" për ta nxjerrë partinë nga gjendja e keqe Lang u tha gazetarëve në Berlin se nevojiten "fytyra të reja” për ta "nxjerrë partinë nga kjo krizë”. Ajo shtoi se lidershipi i ri duhet të shërbejë si "gur themeli për riorganizimin e partisë”.

"Tani nuk është koha që të kapemi me dhëmbë në postet tona," tha Lang. "Është koha për të marrë përgjegjësi dhe ne marrim përgjegjësi duke lejuar një fillim të ri".

Lang tha se drejtuesit aktualë, duke përfshirë zëvendësit e tyre dhe zyrtarë të tjerë, do të qëndrojnë në post deri në konferencën e partisë në nëntor, në të cilën do të zgjidhen zëvendësuesit.

Në sistemin politik gjerman, liderët e partive apo kryetarët në nivel federal nuk janë domosdoshmërisht kandidatët e partisë për kancelar. Ky është edhe rasti i të Gjelbërve. Aktualisht, partia parashikon që ministri i Ekonomisë Robert Habeck të jetë kandidati i partisë për kancelar në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.

Rënia e fundit e të Gjelbërve


Në harkun kohor prej rreth pesë vjetësh, të Gjelbërit kanë kaluar nga favoritë për kandidat për kancelar në një parti, rezultatet e së cilës mezi e kalojnë 10% në shkallë kombëtare.  Të Gjelbrit morën 14.8% të votave në zgjedhjet e fundit federale në vitin 2021 dhe u bënë partia e dytë më e madhe në koalicionin aktual kombëtar, pas Socialdemokratëve (SPD).

Ky rezultat është edhe performanca më e mirë e partisë ndonjëherë në zgjedhjet kombëtare gjermane. Në muajt përpara votimit, të Gjelbrit u duk se ishin në një garë trepalëshe për t'u bërë partia më e madhe e vendit dhe ndoshta për të zgjedhur kancelarin e ardhshëm. Por këto shpresa u zhdukën shpejt gjatë fushatës.

Që nga hyrja në qeverinë e koalicionit, kjo parti ka pasur vështirësi në sondazhe, pasi opozita CDU/CSU fiton terren dhe partitë populiste të krahut të djathtë dhe të majtë AfD dhe BSW gjithashtu rritën pjesën e tyre të votave.

Sondazhet më të fundit aktualisht i vendosin Të Gjelbrit midis 9.5% dhe 13% në nivel kombëtar, gjë mund t'i bëjë ata partinë e katërt më të madhe nëse zgjedhjet kombëtare do të mbaheshin tani. CDU/CSU arrin mbi 30%, SPD 15% dhe AfD-ja midis 17 dhe 20%./ DW

ricarda lang dhe omid nouripour

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë