BOTA

"Ligji bie ndesh me besimin lokal!" Myslimanet në Rusi humbin kujdestarinë e fëmijëve nëse rimartohen

M.B. Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 08:20

"Ligji bie ndesh me besimin lokal!" Myslimanet në Rusi humbin

RUSIA- Sannet e ka humbur kujdestarinë e dy fëmijëve të saj – të dy nën 12 vjeç – pasi është rimartuar. Një gjykatë për familjen në rajonin rus të Kaukazit Verior ka marrë vendim në të mirë të ish-burrit të saj, i cili ka thënë se nuk dëshiron që fëmijët e saj të rriten me njerkun e tyre. Rasti i Sannetit nuk është i pazakonshëm në këtë rajon konservator me shumicë myslimane, ku fëmijët konsiderohen shpesh si pronë e baballarëve të tyre apo familjarëve të babait.

Këto besime lokale ndeshen me ligjin rus. Megjithatë, ato formësojnë vendimet e gjykatësve, duke ua pamundësuar kujdestarinë shumë nënave, në rast të divorcit, martesës së dytë, apo nëse ato mbesin vejusha. Gjatë seancës, Sannet ka thënë se gjyqtari dhe avokati i ish-burrit i kanë thënë hapur se ajo nuk ka të drejtë të kujdeset për fëmijët, sepse është martuar sërish.

“Edhe ish-burri është martuar përsëri, mirëpo askush nuk thotë se fëmijët nuk duhet të rriten me njerkë”, ka thënë Sannet, emri i së cilës është ndryshuar për t’ia mbrojtur identitetin.

“Më kanë thënë se [për dallim nga rimartesa e nënës] rimartesa e babait nuk e ndryshon situatën, dhe që babai duhet t’i rrisë fëmijët”, ka thënë 31-vjeçarja që tani jeton në rajonin rus të Ingushetisë.

Gjykata ia ka garantuar Sannetit të drejtën për ta vizituar bijën e saj një herë në javë dhe të takojë të birin një herë në muaj. Mirëpo, Sannet ka thënë se ish-burri shpesh nuk e lejon t’i shohë fëmijët. Ish-burri i Sannetit e ka çuar atë në gjykatë, duke i kërkuar të paguajë 260 dollarë për alimentacion. Paga mesatare në Ingusheti është në vlerën e 380 dollarëve amerikanë, sipas Shërbimit Federal për Statistika Shtetërore të Rusisë.

Numri i saktë i grave që kanë humbur kujdestarinë e fëmijëve në këtë rajon nuk dihet. Mirëpo, këso raste konsiderohen të jenë shumë të përhapura. Më 2021, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut (ECHR) i ka urdhëruar autoritetet ruse që të ribashkojnë gruan çeçene, Luisa Tapayeva me katër fëmijët e saj të mitur, të cilat i ka marrë nën kujdes gjyshi nga babai, kur burri i saj ka vdekur.

Vjehrri i Tapayevas i ka thënë se fëmijët e saj “i takojnë” familjes së burrit. Pasi ka dështuar që të fitojë kujdestarinë e fëmijëve të saj në Rusi, Tapayeva e ka çuar rastin në ECHR. Në vendimin e saj, ECHR ka thënë se ka pasur raste të ngjashme dhe në të kaluarën prej rajoneit rus të Kaukazit Verior, kryesisht në Çeçeni dhe Ingusheti.

Një avokat familjar në këtë rajon, që ka folur për Radion Evropa e Lirë në kushte anonime, ka thënë se shumë gjyqtarë në Çeçeni dhe Ingusheti “ndikohen” nga normat lokale, dhe i zbatojnë ato në vendime, në vend që të zbatojnë ligjin rus.

"Përfaqësuesit ligjorë të baballarëve në proceset gjyqësore e përmendin si arsyetim martesën e dytë të nënave, si kartë për të fituar rastin", ka thënë shkurt avokati.

Sipas shumë studiuesve islamikë, nënat duhet ta gëzojnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre nëse divorcohen dhe nuk martohen më. Baballarët duhet të ofrojnë mbështetje financiare për fëmijët e tyre, pavarësisht nëse martohen prapë, sipas studiuesve.

“Kur dëgjoj këso argumente, u them se kjo është gjykatë sekulare, dhe që ata duhet të shkojnë dhe të gjejnë ndonjë gjykatë islamike nëse duan që vendimi të bazohet në fe”, ka thënë avokati.

“Ata më thonë nëpër korridore se ‘nuk është traditë që fëmijët të mbesin nën kujdesin e nënës, nëse ajo martohet sërish’. Unë më pas i pyes se ‘a është traditë e jona që të marrin alimentacion prej nënës?’ dhe ata mbesin pa përgjigje”./ REL

rusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë