BOTA

Ligjvënësit i kërkojnë Trumpit të shfuqizojë vendimin për ndërprerjen e fondeve për REL-in dhe mediat e tjera

n.f Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 10:41

Ligjvënësit i kërkojnë Trumpit të shfuqizojë

SHBA- Dhjetëra ligjvënës amerikanë më 25 mars i bënë thirrje presidentit Donald Trump, që të shfuqizojë urdhrin për të mbyllur Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), duke argumentuar se ky hap do të kishte një ndikim të dëmshëm mbi transmetuesit, përfshirë Radion Evropa e Lirë, dhe do të ndihmonte vetëm kundërshtarët e Uashingtonit, sikurse Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

Në një letër drejtuar Trumpit, të nënshkruar nga më shumë se 40 anëtarë të Kongresit, u tha se mbyllja e USAGM-it do të dëmtonte edhe besueshmërinë e SHBA-së dhe pozicionin e saj global.

“Kjo do t’i lërë miliona njerëz në mjedise të mbyllura dhe shtypëse – nga Hanava në Karakas, nga Minsku në Teheran – me më pak mundësi për të pasur qasje në informacion mbi botën që i rrethon”, u tha në letër.

“Ne u bëjmë thirrje që të shfuqizoni urdhrin ekzekutiv dhe të siguroni vazhdimin e punës jetike të Agjencisë së SHBA-së për Media Globale dhe transmetuesve të saj”.

Përfaqësuesi Bill Keating (demokrat nga Masaçusets), anëtar i nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se REL-i, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë dhe media të tjera që mbikëqyren nga USAGM, “shërbejnë si mjete vitale të fuqisë së butë” që u mundësojnë njerëzve në shoqëri të mbyllura të kenë qasje në informacioneve të besueshme dhe objektive.

“Puna e tyre është aq e fuqishme saqë regjimet në Iran, Rusi dhe Kinë e kanë cilësuar atë si një kërcënim për sigurinë kombëtare”, tha Keating në një deklaratë për media, ku e cilësoi urdhrin ekzekutiv të Trumpit të 14 marsit si “të pamatur” dhe tha se ai “trimëron kundërshtarët e SHBA-së të cilët ndihen të kërcënuar nga mediat e besueshme”.

Në letër u tha se rrjetet dhe përfituesit e fondeve të USAGM-it luajnë një rol historik dhe të rëndësishëm për ofrimin e një mbulimi të drejtë dhe gjithëpërfshirës të lajmeve në shtetet që nuk kanë një mjedis mediatik të lirë ose të hapur.

“Mbyllja e REL-it do t’i mundësojë qeverive në Rusi, Bjellorusi, Iran dhe Azinë Qendrore që të përhapin mesazhet e tyre propaganduese të regjimit pa frikën se do të mbahen përgjegjës përballë raportimeve të REL-it, që kanë fituar edhe çmime”, u tha në letër.

Letra i është dërguar Trumpit në të njëjtën ditë kur një gjykatës amerikan lëshoi një urdhër në favor të REL-it në padinë kundër USAGM-it, përmes së cilit kjo media kërkon anulimin e vendimit për ndërprerjen e financimit të miratuar nga Kongresi amerikan.

Gjykatësi Royce Lamberth tha se USAGM-i me gjasë kishte vepruar “në mënyrë arbitrare dhe kapriçioze” kur ia ka ndërprerë Radios Evropa e Lirë grantin, dhe që këto veprime do t’i shkaktonin transmetuesit “dëm të pariparueshëm”, nëse do të finalizoheshin.

Lamberth tha se kërkohet një masë e përkohshme ndalimi për të ndaluar mbylljen e REL-it, duke shtuar se duket se Radio Evropa e Lirë ka mundësi të fitojë rastin në gjykatë.

Udhëheqësja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, po ashtu foli për kërcënimin ndaj REL-it më 25 mars.

“Mediat e lira janë lidhja jonë mes të vërtetës, mes njerëzve në mërgim dhe atyre që gjenden në atdhe”, tha ajo gjatë një fjalimi në parlamentin lituanez. “Nëse këto media vdesin, ato do të zëvendësohen me media të propagandës”.

REL-i ka zyre në Lituani nga ku mbulon edhe Bjellorusinë fqinje. Në atë zyrë janë të punësuar gazetarë bjellorusë që kanë ikur nga vendi më 2020, pas zgjedhjeve të kontestuara në të cilat udhëheqësi bjellorus, Alayksandr Lukashenka, u shpall fitues. Opozita, shumë qeveri perëndimore dhe organizata besojnë se zgjedhjet u manipuluan dhe Tsikhanouskaya ishte fituesja e vërtetë e votimeve.

Tsikhanouskaya kishte kandiduar në zgjedhjet presidenciale, pasi bashkëshorti i saj, Syarhey Tsikhanouski u arrestua me qëllim që të mos mund të lejohej të regjistrohej si kandidat. Ai është dënuar me 18 vjet burgim./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë