BOTA

Lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë në Ukrainë

n.f Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 16:24
Lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë në
Foto

UKRAINË- Popullsia e Ukrainës është zvogëluar gjatë 30 viteve të fundit dhe zyrtarët thonë se rënia është përshpejtuar si rezultat i luftës me Rusinë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova na sjell detaje nga Kievi.

Nina Marynenko dhe Artem Marynenko jetojnë në Kiev me dy qentë e tyre. Ata u martuan në nëntor të vitit 2022, nëntë muaj pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ata ëndërrojnë të bëhen prindër, por thonë se pasiguria dhe rreziqet që sjell lufta janë pengesë për të patur fëmijë.

“Konteksti i luftës të bën të mendosh për diçka tjetër. Mendimet fokusohen në atë se si e imagjinoja shtatzëninë në kohë paqeje dhe si do të shkonte gjatë luftës. Kjo është diçka që më pengon”.

Nina thotë se është e shqetësuar për sigurinë, por edhe për kushtet e jetesës në Ukrainë.

“Unë jam tashmë në atë fazë të jetës kur jam e gatshëm të kem një fëmijë por lufta është një faktor i rëndësishëm që e pengon këtë”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Qeveria e Ukrainës thotë se niveli i lindjeve në vend është ulur me 30 për qind gjatë luftës, nga 130 mijë foshnja të lindura në vitin 2021 në 86 mijë në të njëjtën periudhë nga fillimi i vitit 2023 deri në fillim të 2024.

Zëvendësdrejtori i Institutit të Demografisë dhe Studimeve Sociale të Ukrainës, Oleksandr Hladun, i tha Zërit të Amerikës se popullsia e vendit në fillim të vitit 2022 ishte 42 milionë. Këtë vit, thotë ai, është ulur në 35 milionë.

“Parashikimi për gjendjen demografike i bërë nga instituti ynë është mjaft pesimist. Ndoshta pas 15 vitesh do kemi 10 milion më pak njerëz. Po bëjmë parashikime të ndryshme, bazuar në skenarë të ndryshëm”, tregon ai.

Hladun thotë se qeveria e Ukrainës duhet ta trajtojë çështjen urgjentisht. Ai përmend pasigurinë ekonomike si çështjen kryesore që pengon çiftet të kenë fëmijë. Për të trajtuar problemin, qeveria e Ukrainës miratoi këtë vit një Strategji për Zhvillimin Demografik, plan për të rritur kushtet ekonomike dhe sociale.

Ai synon të rrisë shkallën e lindjeve, të reduktojë vdekshmërinë foshnjore dhe të nxisë kthimin e ukrainasve që ikën në vende të tjera gjatë luftës. Tetiana Narytnyk, mjeke në një nga maternitetet kryesore të Kievit thotë se shumë nga pacientet e saj tani janë persona të zhvendosur brenda vendit.

“Këto gra kanë disa komplikime gjatë shtatzënisë për shkak të faktorëve të stresit. Gjithashtu, shumë gra nuk patën mundësi të shkojnë për vizitë tek mjeku, të kontrollohen nga një mjek dhe t’i nënshtrohen ekzaminimeve dhe konsultave të caktuara”, tregon ajo.

Anastasia së fundmi solli në jetë Olivian. Me bashkëshortin dhe djalin e saj më të madh, Anastasia, e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj të plotë, shpëtoi nga agresioni rus në rajonin e Luhanskut në mars të vitit 2022. Një fëmijë i dytë ishte ëndrra e kahershme e familjes. Anastasia zgjodhi të mos priste.

“Lufta do të përfundojë në një moment dhe fëmijët janë lumturi. Pse jo? Kur do të ndodhte nëse jo tani?”, pyetj ajo.

Por Nina dhe Artemi nuk kanë besimin dhe optimizmin e Anastasias dhe bashkëshortit të saj.

“Në ditët e sotme vetëm njerëzit e pamatur dhe të dëshpëruar po bëjnë fëmijë. Një ditë mund të jemi në këto katergori”, thotë Artemi. Shumë çifte të reja si Nina dhe Artemi janë një udhëkryq./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë