BOTA

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po ndryshon Europën

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Korrik 2023, 14:00

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po ndryshon Europën

Kanë filluar të shfaqen konturet e një Europe të re, për shkak të luftës mizore të Rusisë kundër Ukrainës. Në skajin lindor dhe verior të kontinentit, Finlanda dhe Suedia po u bashkohen NATO-s.

Bashkimi Europian i ka dhënë Ukrainës dhe Moldavisë “statusin kandidat” për anëtarësim në klubin prej 27 anëtarësh.

Ndryshime të thella po ndodhin gjithashtu në çiftin që ¬¬ka qenë historikisht bërthama e Europës. Pas një sërë ndërlikimesh, udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, më në fund po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo për vendet e tyre dhe aftësinë për të kapërcyer dallimet mes njëri-tjetrit, shkruan The Economist.

Po ndodh një ripërtëritje franko-gjermane, të paktën nga ana simbolike. Në qershor, Olaf Scholz mirëpriti presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Potsdam, qytetin ku jeton kancelari gjerman.

Të dy shëtitën së bashku në qytezën e bukur dhe hëngrën darkë për rreth tre orë. Kjo është pjesë e një përpjekjeje për të lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme midis tyre.

Marrëdhëniet kishin arritur në pikën më të ulët vjeshtën e kaluar, kur Franca anuloi një takim të përbashkët të kabinetit. Tani ai takim është mbajtur. Dhe gjermanët e kanë ftuar zotin Macron për një vizitë të plotë shtetërore në korrik, e para për një president francez në 23 vjet.

Secili nga vendet po përballet me një sfidë ndaj parimeve të tij themelore. Për Gjermaninë, lufta ka përmbysur themelet e modelit të saj ekonomik të pasluftës, mbështetur në energjinë e lirë ruse dhe eksportet në Kinë.

Vendi është larguar nga gazi rus. Për dekada të tëra, Gjermania ka qenë e ndrojtur ndaj idesë së fuqisë ushtarake, ndërsa tani po jep furnizime bujare ushtarake për Ukrainën. Ajo po shpenzon 100 miliardë euro shtesë (107 miliardë dollarë) për riarmatosjen. Mund të duhet kohë që Zeitenwende (“pika e kthesës historike”) të hyjë në fuqi; por Gjermania po ndryshon.

Për Francën, ndryshimi është më pak i dukshëm, por jo më pak i thellë. Ndryshimi më i madh nuk është në modelin ekonomik të vendit, i cili nuk është i varur aq shumë nga eksporti sa ai i Gjermanisë. Ndryshimi nuk lidhet as me energjinë bërthamore, sepse Franca gjithsesi nuk ka qenë shumë e varur nga gazi rus.

Përkundrazi, ndryshimi i Francës qëndron në faktin se ajo po rimendon kufijtë, aleancat dhe sigurinë europiane. Historikisht, Franca nuk ka qenë entuziaste për zgjerimin e BE-së. Ajo i trajtonte shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore si vende inferiore.

Në vitin 2003, kur vendet nga Europa Lindore që aspironin për t’u anëtarësuar në BE, mbështetën pushtimin e Amerikës në Irak (të cilin Franca e kundërshtonte), presidenti i atëhershëm francez, Jacques Chirac, deklaroi se këto vende “kishin humbur një mundësi për ta mbyllur gojën”. Në vitin 2019, Franca bllokoi me veto hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Lufta e Rusisë ka shpejtuar disa ndryshime strukturore në Francë. Një prej tyre është mbështetja e re franceze për zgjerimin e BE-së. Në një udhëtim në Kiev qershorin e kaluar, Macron mbështeti Ukrainën dhe Moldavinë në statusin kandidat për në BE. Franca gjithashtu hoqi veton kundër kandidaturës së anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Më 31 maj, në një fjalim në Sllovaki, Macron deklaroi (duke shkaktuar habinë e shumë vetave), se zgjerimi i BE-së duhet të ndodhë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Pyetja nuk është nëse duhet të zgjerohemi, por si duhet ta bëjmë këtë. Duke hedhur fjalën tek Chirac-u, Macron u shpreh përpara një publiku të Europës Qendrore dhe Lindore, se: “Ndonjëherë ne kemi humbur një mundësi për të dëgjuar”.

Deklarata të tilla i kanë qetësuar ata që kishin frikë se ideja e Macron-it për të krijuar një Komunitet Politik Europian më të gjerë, mund të ishte gjithashtu një taktikë për të ndaluar zgjerimin e BE-së. Ky komunitet që bashkon dy herë në vit 44 shtete, nga BE-ja dhe vendet fqinje, u takua për herë të dytë më 1 qershor në Moldavi, vetëm 20 km (13 milje) larg nga kufiri ukrainas.

Me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të pranishëm, Samiti ishte një shfaqje e unitetit për vendin e tij të goditur nga lufta, si dhe një nxitje për vendin mikpritës, Moldavinë.

Franca tani e përfytyron zgjerimin e kufijve të BE-së drejt lindjes. Revizionizmi territorial rus, shkroi kohët e fundit Alexandre Adam, ish-këshilltar i Macron-it për Europën, e ka bërë zgjerimin “domosdoshmëri gjeopolitike… nuk ka më një zonë gri të qëndrueshme midis BE-së dhe Rusisë”.

Ndryshimi i dytë francez lidhet me sigurinë. Zoti Macron dëshiron që Europa të bëjë më shumë për të mbrojtur veten dhe të mbështetet më pak tek Amerika, veçanërisht përpara zgjedhjeve të atjeshme në vitin 2024.

Disa vende të tjera europiane ende kanë frikë se një bisedë e tillë do të ulë angazhimin e Amerikës për sigurinë europiane.

Sidoqoftë, gjeopolitika e re e kontinentit, duket se po e bën Francën më agresive. Në Bratislavë, Macron bëri thirrje që Ukrainës t’i jepet një “rrugë drejt anëtarësimit në NATO” në samitin e aleancës në Vilnius, në korrik.

Kjo është një kthesë mjaft e madhe për një udhëheqës, i cili në vitin 2019, tha për The Economist se NATO ishte “në prag të vdekjes” dhe se shqetësohej nga ideja e angazhimit të aleancës jashtë Europës.

Tani po zhvillohen biseda serioze në Francë se si mund t’i jepen Ukrainës garanci të forta dhe të besueshme sigurie. Më 19 qershor, ministrat e mbrojtjes do të takohen në Paris për të diskutuar mbi mbrojtjen ajrore europiane dhe aftësinë për “goditje të thellë”. Macron madje ka ofruar të zhvillojë një dialog për arsenalin bërthamor francez.

Ndërsa Gjermania dhe Franca punojnë për t’u përshtatur me një Europë të re, diskutimet e tyre do të jenë mjaft të vështira. Dy udhëheqësit, njëri i heshtur dhe i kujdesshëm, tjetri i krekosur dhe rrezikues, përpiqen të lexojnë njëri-tjetrin.

Dyshja tani pajtohet për zgjerimin, por po zhvillohen diskutime të ashpra mbi rregullat e reja për funksionimin e brendshëm të BE-së, një përgatitje për zgjerimin e mëtejshëm.

Qëndrimet e ndryshme mbi energjinë bërthamore, prokurimin e mbrojtjes dhe rregullat fiskale, vazhdojnë të mbeten. Gjermania, ashtu si Amerika, mbetet e kujdesshme në lidhje me Ukrainën dhe NATO-n. Ajo është e shqetësuar nga sinqeriteti i hapur i zotit Macron. Franca është e frustruar nga konfuzioni dhe ngadalësia e koalicionit qeverisës të Scholz-it.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës u ka mësuar europianëve se organizimi i kontinentit të tyre është shumë më i gjerë se lidhja midis Parisit dhe Berlinit. Tani Gjermania duket se nuk po shqetësohet më për mospërputhjet me Francën. Franca priret më shumë se më parë për t’u lidhur me vendet e tjera brenda BE-së.

Sidoqoftë, e vërteta është se nuk mund të arrihet ndonjë gjë e madhe brenda bllokut, nëse Franca dhe Gjermania nuk bien dakord. Në teori, ato nuk pajtohen në shumicën e çështjeve, ama të dy vendet kanë vullnetin për t’i kapërcyer ato dallime.

Aftësia e tyre për ta bërë këtë, do të jetë vendimtare në përcaktimin e formës së kësaj Europe të re./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë