BOTA

Lufta Izrael-Hamas/ Prokurori i GJNP-së kërkon urdhër-arrest për udhëheqësit e dy vendeve

b.z Përditësimi i fundit 20 Maj 2024, 19:54
Lufta Izrael-Hamas/ Prokurori i GJNP-së kërkon urdhër-arrest
Gjykata Penale

IZRAEL - Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha të hënën se po kërkon urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, ministrin e mbrojtjes dhe tre udhëheqësit kryesorë të Hamasit në lidhje me veprimet e tyre gjatë luftës shtatë-mujore midis Izraelit dhe Hamasit. Ai akuzoi qeverinë e Izraelit se, ndër të tjera, ka përdorur urinë si mjet lufte. Ndërsa për udhëheqësit e Hamasit, veç sulmit më 7 tetor në Izraelin jugor, Kryeprokurori Khan thotë se ka arsye të besohet se pengjet izraelite janë përdhunuar gjatë mbajtjes në Rripin e Gazës. Zyrtarët izraelitë e kanë akuzuar zotin Khan se me kërkesën e tij për urdhër-arreste ka barazuar luftën për mbrojtje të Izraelit me sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor.

Zoti Khan thotë se Kryeministri Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Gallant, mbajnë përgjegjësi për krimet e luftës të kryera në siç tha ai, 'territorin e shtetit të Palestinës' nga të paktën 8 tetori i vitit 2023.

"Krimet përfshijnë shfrytëzimin e urisë si mjet lufte, trajtimin mizor, vrasjet dhe sulmet e qëllimshme kundër popullsisë civile; si dhe krimetkundër njerëzimit, persekutim dhe krimevpërmes veprave të tjera çnjerëzore", tha zoti Khan.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar ende ndaj vendimit, por në fund të muajit prill ai foli për mundësinë e urdhër arresteve kundër zyrtarëve izraelitë.

“Është e qartë se ky kërcënim nga Gjykata Ndrëkombëtare Penale nuk është një përpjekje për të zbatuar ligjin. Izraeli nuk i nënshtrohet juridiksionit të gjykatës dhe ka një sistem ligjor të pavarur që heton të gjitha shkeljet e ligjit. Përkundrazi, kjo përpjekje është për të paralizuar aftësinë e Izraelit për të mbrojtur veten", tha zoti Netanyahu më 30 prill.

Qëndrim të ngjashëm mbajti të hënën edhe ministri pa portofol i qeverisë së Izraelit, Benny Gantz. "Pranimi i qëndrimit të prokurorit, do të dëmtonte aftësinë e çdo vendi për të mbrojtur qytetarët e tij dhe do të përbënte një krim me përmasa historike”, tha ai.

Kërkesën për urdhër arrest e dënoi edhe udhëheqësi i opozitës së Izraelit, Yair Lapid i cili kërkoi ndërhyrjen e Kongresit amerikan kundër kërkesës. Megjithatë zoti Khan nuk pajtohet.

"E drejta për t’u mbrojtur nuk e liron Izraelin nga detyrimi për të respektuar ligjin ndërkombëtar humanitar", tha zoti Khan. Në lidhje me veprimet e Hamasit më 7 tetor, Kryeprokurori Khan tha se i ka parë vetë skenat shkatërruese të sulmeve dhe ndikimin e thellë të krimeve. Duke folur për përgjegjësitë e udhëheqëve të Hamasit, zoti Khan përmendi edhe krimet seksuale të kryera ndaj pengjeve izraelite që janë mbajtur në Gazë.

“Zyra ime gjithashtu parashtron sot se ka arsye për të besuar se pengjet janë mbajtur në kushte çnjerëzore dhe se disa i janë nënshtruar dhunës së tmerrshme seksuale, përfshirë përdhunimin, gjatë kohës që janë mbajtur në robëri”. Izraeli nuk është anëtar i gjykatës dhe, edhe nëse urdhër-arrestet lëshohen, Kryeministri Netanyahu dhe ministri Gallant nuk përballen me ndonjë rrezik të menjëhershëm për ndjekje penale. Megjithatë, njoftimi i Kryeprokurorit Khan thellon izolimin e Izraelit teksa ai vazhdon luftën dhe urdhëri i arrestit mund ta bëjë të vështirë për udhëheqësit izraelitë udhëtimin jashtë vendit.

Dy udhëheqës të Hamasit, Sinwar dhe Deif besohet se fshihen në Gazë dhe Izraeli përpiqet t'i kapë apo vrasë ata. Drejtuesi i tretë, Haniyeh, udhëheqësi suprem i grupit militant islamik, jeton në Katar dhe shpesh udhëton në të gjithë rajonin. Kërkesa e zotit Khan duhet miratuar nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh, të cilëve u duhen mesatarisht dy muaj për të shqyrtuar provat dhe për të përcaktuar nëse mund të vazhdojë procesi./VOA

izrael-hamas lufte

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë