BOTA

Lufta/ Ministrat e Mbrojtjes së BE-së diskutojnë për ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën

b.z Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 08:27
Lufta/ Ministrat e Mbrojtjes së BE-së diskutojnë për
Foto ilustruese

UKRAINË - Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian po mbajnë një takim në Bruksel, në përpjekje për të miratuar miliarda euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, gjë që deri tani është penguar nga Hungaria. Takimi vjen ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vazhdoi vizitat në disa vende të BE-së me një ndalesë në Belgjikë, ku siguroi premtimin për rreth 1 miliardë euro ndihma ushtarake për Kievin në luftën me Rusinë, tashmë në vitin e tretë.

6.5 miliardë euro ndihmë ushtarake nga BE-ja kanë ngecur për shkak të kundërshtimit të qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, që konsiderohet si aleati më i vendosur i Rusisë në bllok.

“Hungaria po bllokon financimin shtesë për Ukrainën dhe është një situatë vërtet e vështirë. Ne duhet ta marrim këtë vendim për të mbështetur Ukrainën me aftësi të forta mbrojtëse dhe ushtarake. Ky financim shtesë është i nevojshëm”, tha Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Antii Hakkanen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i cili po merr pjesë në takim, tha se Ukraina ka nevojë për mbështetje më urgjente ajrore, përfshirë sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore, Patriot.

“Kemi parë njëfarë përparimi, por Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë përparim dhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha ai.

Zoti Stoltenberg tha se ky ishte edhe mesazhi i takimit të radhës të Këshillit NATO-Ukrainë që po mbahet po sot.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha gjithashtu se që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë territoret e saj, ajo mund të godasë edhe objektiva në Rusi që përdoren për të sulmuar territorin e saj.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtën për vetëmbrojtje dhe këtu përfshihet goditja e objektivave jashtë Ukrainës, objektivave legjitime ushtarake brenda Rusisë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani, sepse luftimet më të ashpra po zhvillohen në rajonin e Kharkivit pranë kufirit Ukrainë-Rusi, një pjesë e kufirit është në fakt vija e frontit”, tha ai.

Reagimi i tij vjen pasi Presidenti Zelenskyy u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të hënën gjatë një konference shtypi në Madrid, që ta lejojnë Ukrainën të godasë për vetëmbrojtje objektiva ushtarakë brenda Rusisë me armët e dërguara prej tyre.

Kremlini tha se Perëndimi rrezikon një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë dhe një luftë globale në të ardhmen, nëse e lejon Ukrainën ta bëjë një gjë të tillë.

Gjatë vizitës në Spanjë, zoti Zelenskyy siguroi një marrëveshje prej 1miliardë euro ndihma ushtarake. Të martën, Belgjika u bë vendi i dytë që premtoi një ndihmë të tillë brenda dy ditëve. Marrëveshja për ndihmën u nënshkrua nga Kryeministri belg Alexander De Croo dhe Presidentit Zelenskyy gjatë një vizite të këtij të fundit në Belgjikë.

Marrëveshja parashikon edhe dërgimin e 30 avionëve luftarakë F-16 dhe zoti Zelenskyy dhe zoti De Croo vizituan një bazë ushtarake dhe inspektuan avionët F-16.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zoti Zelenskyy ritheksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden në një takim të nivelit të lartë për paqen që po organizohet nga Kievi në Zvicër muajin e ardhshëm.

“Unë mendoj se prania e Presidentit Biden është e nevojshme në samitin e paqes, sepse udhëheqësit e tjerë po shohin se si do të përgjigjen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mospjesëmarrja e tij do të duartrokitej nga Putini”, tha ai.

Deri tani presidenti Biden nuk e ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në takim. Ukraina shpreson pjesëmarrjen e sa më shumë vendeve për të diskutuar mbi rrugët për ndaljen e luftës dhe konsolidimin e trysnisë mbi Rusinë.

Presidenti Zelenskyy i ka bërë thirrje për pjesëmarrje edhe Kinës, aleates së Rusisë./ VOA

lufte rusi ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë