BOTA

Lufta Ukrainë-Rusi/ Reuters: Putin i gatshëm të bisedojë me Trumpin për t’i dhënë fund konfliktit

E.D Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 15:49

Lufta Ukrainë-Rusi/ Reuters: Putin i gatshëm të bisedojë me

RUSI- Vladimir Putin është i hapur për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë me Donald Trumpin, por përjashton bërjen e ndonjë lëshimi të madh territorial dhe këmbëngul që Kievi të braktisë ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n. 

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, që është zotuar se do t’i japë fund shpejt konfliktit, po kthehet në Shtëpinë e Bardhë në një kohë të epërsisë ruse. Moska kontrollon një pjesë të Ukrainës sa shteti i Virginia në SHBA dhe po avancon me ritëm të shpejtë që nga ditët e para të pushtimit.

Në raportimin e parë por të detajuar të asaj se çfarë Putin do të pranonte në çdo marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trumpi, pesë zyrtarë aktuale dhe ish-zyrtarë rusë thanë se Kremlini mund të pajtohet në masë të madhe të ngrijë konfliktin përgjatë vijës së frontit.

Mund të ketë vend për negociata mbi ndarjen e saktë të katër rajoneve lindore të Donetskut, Luhanskut, Zaporizhzhia dhe Khersonit sipas tre prej personave që kërkuan të ruajnë anonimitetin për të diskutuar për këtë qështje të ndjeshme.

Derisa Moska pretendon se katër rajone terësisht pjesë e Rusisë, të mbrojtura nga ombrella bërthamore e këtij vendi, forcat e saj në terren kontrollojnë 70 deri në 80 për qind të territorit me rreth 26 mijë kilometra katrore ende të kontrolluara nga trupat ukrainase.

Sipas dy nga zyrtarët, Rusia gjithashtu mund të jetë e hapur për t’u tërhequr nga pjesët relativisht të vogla të territorin që kontrollon në rajonin e Kharkivit dhe Mykolaiv në veri dhe jug të Ukrainës. Putin deklaroi këtë muaj se çdo marrëveshje armëpushimit duhet të pasqyrojë” realitetin në terren, por se kishte frikë nga një armëpushim jetëshkurtër që do t’i lejonte Perëndimit të riarmatoste Ukrainën.

“Nëse nuk ka neutralitet, është vështirë të imagjinohet ekzistenca e ndonjë marrëdhënie të mirë fqinjësore midis Rusisë dhe Ukrainë. Pse? Sepse kjo do të thoshte se Ukraina do të përdorej vazhdimisht si një mjet në duart e gabuara dhe në dëm të interesave të Federatës Ruse”,  i tha Putinit grupit të diskutimit Valdai gjatë 7 nëntorit.

Dy nga këto burime thanë se vendimi i presidentit në largim të SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të lansojë raketat amerikane ATACMS thellë në territorin rus, mund të komplikojë por edhe të vonojë çdo zgjidhje. Kievi të martën përdori raketat amerikane për të goditur territorin rus për herë të parë, kështu të paktën pretendojnë nga Moska, e cila e përshkroi këtë lëvizje si një përshkallëzim të madh. Sipas dy burimeve, nëse nuk arrihet një armëpushim, ateherë Rusia do të vazhdojë të luftojë.

“Putini tashmë ka bërë të ditur se ngrirja e konfliktit nuk do të funksionojë në asnjë mënyrë. Autorizimi i përdorimit të raketave është një përshkallëzimi shumë i rrezikshëm nga ana e Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për Reuters disa orë para se rusët të raportonin për sulmin me raketat amerikane ATACMS.

Drejtori i zyrës për komunikim i Trumpit, Steven Cheung i tha Reuters: “se Trump është i vetmi person që mund të bashkojë të dyja palët për të negociuar paqen dhe për të punuar drejt përfundimit të luftës dhe ndalimit të vrasjeve”.

Trump ka thënë se do të fliste drejtpërdrejt me Putinin në përpjekjet e tij për të krijuar një marrëveshje paqeje, megjithëse nuk ka dhënë detaje se si mund të pajtojë palët ndërluftuese, për faktin se të dyja palët po tregojnë shenja të pakta të tërheqjes.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se vendi i tij nuk do të ndalet derisa çdo ushtari i fundit rus të dëbohet nga territori i vendit të tij duke u bazuar në kufijtë që i fitoi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, megjithatë gjeneralët e lartë amerikanë kanë thënë publikisht se është diçka shumë ambicioze të synohet.

Më 14 qershor, Putini përcaktoi kushtet e tij për përfundimin e menjëhershëm të luftës: Ukraina duhet të heqë ambiciet e saj në NATO dhe të tërheqë të gjitha trupat e saj nga i gjithë territori i katër rajoneve të Ukrainës të pretenduara dhe të kontrolluara kryesisht nga Rusia.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë