BOTA

Luftimet vazhdojnë në Rafah, thellohet kriza humanitare në Rripin e Gazës

E.D Përditësimi i fundit 21 Qershor 2024, 15:34

Luftimet vazhdojnë në Rafah, thellohet kriza humanitare në Rripin

GAZA- Forcat izraelite goditën sot qytetin e Rafahut me sulme ajrore dhe tokësore në përpjekje për të shtrirë kontrollin në këtë qytet në jug të Rripit të Gazës. Luftime u raportuan edhe në pjesë të tjera të Gazës ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, ndërkohë që zyrtarët shëndetësorë thanë se bllokada e ndihmave ka rënduar situatën humanitare dhe qindra fëmijë po vuajnë nga pasojat e të kequshqyerit. Zyrtarët e Katarit, që po ndërmjetësojnë përpjekjet për armëpushim, njoftuan se është bërë pak përparim në negociata, ndërkohë që listës së shteteve që njohin shtetin palestinez iu shtua edhe Armenia.

Ushtria izraelite njoftoi të premten se po kryen operacione në qytetin e Rafahut dhe se në bazë të burimeve të zbulimit ka identifikuar tunelet që shfrytëzohen nga militantët e Hamasit. Sipas banorëve të Rafahut, gjatë dy ditëve të fundit operacionet izraelite janë intensifikuar. Gjatë në takimi të enjten me zyrtarët e agjencisë së brendshme të zbulimit Shin Bet, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se Izraeli do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës.

“Nuk do të largohemi nga Rripi i Gazës deri në kthimin e të gjitha pengjeve të gjallë dhe të vdekur. Po e ndërmarrim këtë mision dhe shumë misione të tjera, për të cilat është më mirë të mos flasim,” deklaroi ai.

Ministri i Jashtëm i Katarit, që krahas Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit është angazhuar për të ndërmjetësuar një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

“Ka patur disa zhvillime dhe bazuar në reagimin e Hamasit kemi përshtypjen që ekzistojnë ende mosmarrëveshje ndërmjet asaj që është propozuar dhe përgjigjes së Hamasit. Dhe kjo është normale në negociata: njëra palë nuk mund të detyrojë palën tjetër të pranojë pikëpamjen e tyre. Dyja palët duhet të bëjnë sakrifica,” deklaroi Ministri Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.

Luftimet në Gazë kanë thelluar edhe më tej krizën humanitare në këtë territor. Vetëm në një spital në pjesën veriore të Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë, rreth 250 fëmijë janë trajtuar nga pasojat e kequshqyerjes, numër ky që po rritet në baza ditore për shkak të mungesës së vazhdueshme të ndihmave megjithë premtimet e ushtrisë izraelite se do të mundësojë hapjen e një korridori humanitar.

Sipas punonjësve të ndihmave, mungesa e rendit dhe grupet e armatosura palestineze që po bllokojnë autokolonat, kanë vështirësuar transportimin e ndihmave tek të zhvendosurit, duke bllokuar përpjekjet për shpërndarjen e ndihmave në brendësi të Gazës. Një sasi ndihmash të enjten u shkarkuan përmes portit të përkohshëm të ushtrisë amerikane, që është përballur me probleme të shumta për shkak të detit të trazuar./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë