BOTA

Mali i Zi në rrugë më të shpejtë të anëtarësimit në BE, Serbia mbetet mbrapa

n.f Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 13:08
Mali i Zi në rrugë më të shpejtë të
Foto ilustruese

MAL I ZI- Mali i Zi dhe Serbia vazhdojnë të konsiderohen si vende udhëheqëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por, në rrethanat ekzistuese, vetëm Mali i Zi mund të shpresojë për anëtarësim të plotë deri në fund të kësaj dekade.

Ky vend ka marrë Raport pozitiv të Vlerësimit të Standardeve nga BE-ja, ndërsa Serbia vazhdon të mos u bashkohet sanksioneve të bllokut kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Nga perspektiva e Brukselit, kjo bën që Mali i Zi të shihet si anëtar i parë i ardhshëm i BE-së.

Mali i Zi i ka hapur negociatat për anëtarësim në qershor të vitit 2012, ndërsa Serbia në janar të vitit 2014.

Fazat ku këto dy vende janë tani në procesin e anëtarësimit, janë thelbësisht të ndryshme.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2.

Negociatat mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira tash e tre vjet, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Mali i Zi, në anën tjetër, i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i ka rinisur negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.

Serbia dhe Mali i Zi, jo zyrtarisht, janë trajtuar në grup, përkatësisht si dy vendet më të avancuara në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Me narrativin e Brukselit, ato janë quajtur “lidere” në procesin e anëtarësimit.

Por, pasi Mali i Zi ka rinisur procesin e negociatave në qershor, ndërsa Serbia nuk tregon shenja se do të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe në këtë mënyrë t’i “shkrijë” negociatat, e ashtuquajtura “ndarje” mes tyre ndodh natyrshëm. Dhe, aktualisht, ka vetëm një lider drejt anëtarësimit në BE dhe ai është Mali i Zi.

Jana Juzova, nga Instituti për Politika Evropiane - EUROPEUM, thotë se Serbia ka ende një rrugë të gjatë përpara, për të treguar se përpiqet realisht të bëjë reforma demokratike.

“Për shkak të rrugës që po kalon Serbia në aspektin e performancës demokratike dhe marrëdhënieve me Rusinë, mendoj se, aktualisht, nuk ka asnjë argument për ‘bashkimin’ e Malit të Zi dhe Serbisë”, thotë Juzova.

“Nëse elita qeverisëse më prodemokratike dhe më properëndimore do të shfaqeshin në Serbi dhe vendi do ta përshpejtonte ritmin e reformave, atëherë situata do të mund të ndryshonte dhe ndoshta do t’i kishim përsëri dy lidere”, shton ajo.

Në “garën” e kandidatëve për integrimin evropian, Serbia, sipas saj, është shndërruar në një “fëmijë problematik” në Ballkanin Perëndimor.

Ekspertët e Komisionit Evropian nuk e përjashtojnë mundësinë që Mali i Zi, me vullnet politik, t’i mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave gjatë dy vjetëve të ardhshëm, për t’i hapur rrugë anëtarësimit të plotë në BE deri në fund të kësaj dekade.

Në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian tashmë ekziston një plan i përgatitur kalendarik, sipas të cilit, Mali i Zi do të mund ta përmbyllte të gjithë procesin e negociatave për anëtarësim deri në vitin 2026.

Sipas këtij plani, Mali i Zi mund t’i mbyllë katër kapituj të negociatave këtë vit, gjashtë kapituj janë planifikuar të mbyllen gjatë vitit 2025 dhe të gjithë kapitujt e mbetur gjatë vitit 2026.

“Koha e parashikuar për mbylljen e përkohshme të kapitujve pasqyron vlerësimin e Komisionit Evropian për kompleksitetin e arritjes së asaj faze. Afatet reale do të varen nga rezultatet e ofruara nga Mali i Zi dhe pikëpamjet e shteteve anëtare dhe mund të ndryshojnë nga tre deri në gjashtë muaj, me përjashtim të atyre kapitujve që janë planifikuar të mbyllen në fund të vitit 2026, që është afati politik për mbylljen e negociatave”, thuhet në dokumentin e Komisionit Evropian që ka parë Radio Evropa e Lirë.

Sipas këtij plani dhe në rrethanat më ideale, Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028.

Periudha hipotetike ndërmjet viteve 2026 dhe 2028 - pra ndërmjet përfundimit të negociatave dhe anëtarësimit të plotë - është e nevojshme, në mënyrë që të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian - 27 prej tyre - ta ratifikojnë marrëveshjen e anëtarësimit në parlamentet e tyre kombëtare.

“Mali i Zi i ka shanset më të mira nëse e ruan vrullin e sapopërfituar dhe tregon rezultate bindëse në zbatimin e shtetit të së drejtës dhe të reformave demokratike”, thotë Juzova.

Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, beson se anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri në vitin 2028 është “real”, nëse Podgorica zyrtare angazhohet seriozisht.

“Për sa i përket motivimit për vetë vendin, [caktimi i vitit 2028 si afat për anëtarësim] është shumë i dobishëm. Është një gjë transformuese, sepse, çdo javë, do të mbahen mbledhje të kabinetit, ku do të shqyrtohet progresi”, tha Kopman në një panel në Bruksel kushtuar zgjerimit.

Në reagimet zyrtare, zyrtarët e Komisionit Evropian janë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për datat.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, shërbimi për shtyp i Komisionit Evropian tha se presidentja e këtij institucioni, Ursula von der Leyen tashmë ka konfirmuar se zgjerimi do të jetë prioritet në mandatin e saj të ardhshëm dhe se Komisioni është duke punuar për të përshpejtuar punën dhe për të përshpejtuar integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka afate të paracaktuara. Është e qartë se anëtarësimi mbetet një proces i bazuar në merita, plotësisht i varur nga progresi objektiv i secilit partner”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian./ REL

mal i zi be serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë