Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

MAL I ZI- Partitë opozitare në Mal të Zi nuk lejuan mbajtjen e seancës së parlamentit të premten, duke penguar interpelancën e Kryeministrit Milojko Spajiç.
Opozita po kërkon anulimin e vendimit që lidhet me nxjerrjen në pension të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e konsideron si “puç kushtetues”.
Për vendimin e parlamentit malazez për ndërprerjen e mandatit të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese ka shprehur shqetësim edhe Bashkimi Evropian.
“I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të respektojnë sundimin e ligjit dhe të respektojnë Kushtetutën,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. “Kjo është vendimtare për rrugën e Malit të Zi në BE”.
Deputetët e opozitës akuzojnë Komisionin Kushtetues dhe shumicën parlamentare se kanë shkaktuar një “krizë të thellë institucionale dhe kushtetuese” për shkak të vendimit për nxjerrjen në pension të një gjykatësi dhe përpjekjeve për të larguar dy gjykatës të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.
Pas daljes nga salla e parlamentit, deputetët e opozitës kanë rrethuar Kryeministrin Spajiç, duke e penguar atë që t'iu drejtohet gazetarëve.
Të premten, përfaqësuesit e opozitës u takuan me Presidentin Jakov Milatoviç, i cili u bëri jehonë deklaratave të opozitës, duke fajësuar Komisionin Kushtetues për krizën në Mal të Zi.
"Kriza kushtetuese lindi si rezultat i veprimeve të Komisionit Kushtetues, i cili mori juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese dhe në këtë mënyrë hyri në zonën e veprimeve të kundërligjshme dhe antikushtetuese”, deklaroi Presidenti Milatoviç pas takimit.
Analistët dhe organizata të shoqërisë civile në Mal të Zi paralajmëruan për një krizë të re kushtetuese pasi Kryetari i Parlamentit malazez Andrija Mandiç, mbështetës i politikave pro-ruse dhe pro-serbe, duke iu referuar konkluzioneve të Komisionit Kushtetues, tha të mërkurën se gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese u kanë pushuar mandatet.
Përplasjet politike në Mal të Zi vijnë pas Konferencës Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, ku Mali i Zi mbylli tre kapituj. Që nga hapja e negociatave për anëtarësim në BE në vitin 2012 e deri më tani, Mali i Zi ka mbyllur gjithsej gjashtë kapituj.
Ndonëse Mali i Zi ishte i gatshëm të mbyllte kapitullin "Politika e Jashtme, Siguria dhe Mbrojtja”, Kroacia nuk dha pëlqimin e saj për shkak të "çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës së fundit”./VOA
RUSI- Një nëpunëse civile, e quajtur si terroristja më e bukur e Rusisë, është dënua me 21 vite burg, pasi dyshohet se...
UKRAINË- Kryeministri sllovak Robert Fico e ka kërcënuar Kievin me një konflikt serioz nëse ndalojnë furnizimin me gaz ...
ndihmat me arme SHBA- Administrata Biden po planifikon të shpallë në ditët në vijim paketën e saj përfundimtare të ...
SUEDI- Reperi i famshëm suedez, Gaboro, është ekzekutuar ditën e sotme me breshëri plumbash në Norrk&eu...
Mbreti Charles BRITANI- Trajtimi i kancerit të mbretit Charles III "po lëviz në një drejtim pozitiv", tha një burim i Pallatit t&e...
RUSI- Institucioni kryesor islamik në Rusi e ka miratuar një dekret fetar që ua mundëson burrave myslimanë praktikimin e poligamis&eu...
Foto ilustruese SIRI- Një konferencë për shtyp që do të mbahet nga diplomatët amerikanë në Siri pas një takimi...
Elon Musk SHBA- Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka shprehur hapur mbështetjen për AfD-në, partinë e ekstremit të djatht...
SHBA- Një projektligj i negociuar me urgjencë nga republikanët, për të miratuar një buxhet të përkohshëm që ...
SIRI- Ushtria amerikane ka njoftuar se ka vrarë liderin e ISIS në Siri, Abu Yousif, në një sulm ajror në provincën Deir ez-...