BOTA

Maqedonia e Veriut mbetet prapa në rrugën evropiane

n.f Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 17:59
Maqedonia e Veriut mbetet prapa në rrugën evropiane
Foto ilustruese

MAQEDONI- Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut e cila nuk ka përmbushur kushtin për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të fusë në preambulën e saj komunitetin bullgar. Për kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se ky është mesazh i keq për shtetasit maqedonas, ndërkaq partia opozitare, Lidhja Social Demokrate (LSDM) tha se kjo është humbje e madhe sa i përket politikave të Qeverisë.

Në ditën kur Viktor Orban, kryeministri hungarez shteti i të cilit ka kryesimin e presidencës së BE-së, nisi vizitën në Maqedoninën e Veriut, doli lajmi nga Brukseli se Shqipëria do të hapë kapitujt e parë të negociatave të pranimit me BE-në, duke u ndarë zyrtarisht nga Maqedonia e Veriut, edhe pse të dyja shtetet ishin në proces të përbashkët kur nisën negociatat para dy vjetësh.

Një vendim i tillë u mor nga ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së më 25 shtator. Në një dokument të Brukselit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, thuhet se Shqipëria “është mjaftueshëm e përgatitur në këtë fazë për hapjen e kapitullit të parë”.

Arsyeja është se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që të përfshijë në preambulën e Kushtetutës minoritetin bullgar. Ky kusht është futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.

Në zgjedhjet e majit të këtij viti, VMRO-ja doli e para dhe mori udhëheqjen e Qeverisë dhe kryeministri Mickoski e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta rinegociojë “propozimin francez”.

Më herët gjatë këtij muaji, ai tha se ndryshimet kushtetuese nuk ofrojnë garanci të qartë për anëtarësim të BE-së.

Pas vendimit të BE-së për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Micoski tha se ky është mesazh i keq për qytetarët maqedonas.

“Si shtet kemi bërë shumë në dy dekada e gjysmë, që kur kemi nisur rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE. Mendoj se shumë gjëra që askush nuk i ka bërë, që tani ose janë shtet kandidat apo anëtar, ne i kemi bërë dhe këto nuk kanë të bëjnë aspak me kriterin e Kopenhagës. Ne jemi rasti i vetëm kur marrëveshjet dypalëshe janë kushte në kornizën negociuese”, tha ai.

Kryeministri maqedonas tha se ndan mendimin “sikurse shumica e qytetarëve maqedonas se ne nuk duhet të pranojmë më kushte, pa garanci, në kurriz të koncesioneve kombëtare apo të identitetit”.

“Ne jemi gati dhe duam të nisim negociatat. Negociatat nënkuptojnë forcim të institucioneve, përmirësim të kapaciteteve dhe nuk nënkuptojnë anëtarësim. Prandaj, është shumë e vështirë të pranohet propozimi ynë se këto ndryshime [kushtetuese] do të jenë efektive vetëm kur Parlamenti bullgar të ratifikojë protokollin e pranimit tonë si shtet në BE. Por, është e qartë se dikush nuk ka qëllime të sinqerta”, tha Mickoski.

Ai po ashtu foli për qasjen që kishte ofruar në takimin e mbajtur në Bruksel më 19 shtator me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe me udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mickoski tha se ka ofruar një “qasje evropiane”, të bisedimeve pa diktate dhe kushte.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, tha se koalicioni qeverisës është i përkushtuar për rrugën evropiane. Por, LSDM-ja opozita tha se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është dështim i madh për politikat e Qeverisë maqedonase sa i përket integrimit evropian të vendit.

“Pikë së pari, kjo është një katastrofë e madhe për të ardhmen e qytetarëve. Fatkeqësisht, është një shans i humbur që do të prekë shumë familje dhe një gjeneratë të tërë. Kjo vret shpresën që shteti ynë të bëjë përparim dhe të zhvillohet”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Sipas tij, tragjedia më e madhe është që VMRO-ja do që mospajtimet me Bullgarinë të negociohen sërish.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se mospajtimet me Bullgarinë më nuk janë çështje dypalëshe. Nuk ka më negociata me Bullgarinë, por me BE-në dhe VMRO-ja dëshiron që të bëhen sërish dypalëshe”, tha Filipçe.

Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për Politika Evropiane në Shkup (EPI), tha për Radion Evropa e Lirë se Maqedonia e Veriut ka mbetur në vendnumëro, teksa Shqipëria po lëvizë në rrugën evropiane.

“Ne mbesim në vendin e njëjtë që kemi qenë. Shqipëria zyrtarisht do të jetë më përpara në proces sesa shumë shtete të rajonit. Ne nuk do të kemi përparim në procesin e pranimit dhe mbesim në ‘status quo’, aty ku kishim qenë në korrik të vitit 2022”, tha Kacarska.

Sipas saj, negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në nuk pritet të vazhdojnë pa përfunduar procesi i ndryshimeve kushtetuese. Por, Kacarska tha se kjo nuk nënkupton se duhet të neglizhohen proceset e tjera, sikurse është Plani i Rritjes dhe reformat e tjera.

Komisioni Evropian pret nisjen e hapjes së kapitujve negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur, tha më 26 shtator zëdhënësja për zgjerim e KE-së, Ana Pisonero.

Ajo tha se presin nga Shkupi që të “përmbushë kritere të rëndësishme”, që sipas saj përfshijnë ndryshimet kushtetuese. KE-ja i bën thirrje Shkupit që të përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve, tha Pisonero, duke shtuar se vendimet në hapat e radhës të procesit të pranimit janë përgjegjësi e shteteve anëtare të BE-së, e jo e Komisionit Evropian./ REL

maqedonia e veriut rruga evropian

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë