BOTA

Masakra e Likoshanit dhe Qirezit, Kurti: Përkulemi me respekt ndaj martirëve! Mosveprimi i institucioneve është padrejtësi e dyfishtë për viktimat dhe familjet e tyre

n.f Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 14:55

Masakra e Likoshanit dhe Qirezit, Kurti: Përkulemi me respekt ndaj

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar sot masakrën në Likoshan dhe Qirez pas sulmit të forcave serbe. Kurti në një postim në Facebook shkruan se më 28 shkurt 1998, sulmi i forcave speciale të Serbisë, me artileri të rëndë, vazhdoi për 28 orë në fshatrat Likoshan dhe Qirez. Ai theksoi se pas sulmeve me helikopterë dhe makina ushtarake, hynë edhe forcat policore serbe.

Kurti ndau rastin e një nëne 27-vjeçare e cila u vra me armë zjari brenda dhomës së saj. Ai shrkuan se Rukie Nebihuni ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe në prehër kishte vajzën e saj 3-vjeçare kur u masakruan. Kryeministri shton se Rukies ia vranë edhe bashkëshortin Ilirin, 30 vjeçar dhe kunatin Xhemshirin, 33 vjeçar. Ai thekson se atë ditë u vranë edhe 17 civilë shqiptarë të paarmatosur.

"Sot përkujtojmë civilët shqiptarë të vrarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16).

Përkujtojmë dëshmorët Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38) që ranë në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe në Drenicë”, shkruan kryeministri.

Kurti thekson se për këtë masakër nuk është bërë drejtësi as nga prokuroria ndërkombëtare pas çlirimit dhe as e shtetit pas shpalljes së pavarësisë.

“Gjatë këtyre 27 viteve, shumë dëshmitarë kanë ndërruar jetë, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e së vërtetës. Ende ka plot të mbijetuar dhe dëshmitarë të gjallë, që presin të dëshmojnë.

Mosveprimi i institucioneve është padrejtësi e dyfishtë për viktimat dhe familjet e tyre, të cilat jetojnë me plagët e hapura dhe mungesën e përgjegjësisë. Përkulemi me respektin më të thellë ndaj të gjithë burrave e grave që ranë në rrugën tonë të gjatë për liri dhe Republikë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit e Qirezit! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shkruan Kurti. 

kurti masakra e likoshanit dhe qirezit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë