
Një video e fundit e publikuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ndezur një valë spekulimesh në rrjetet sociale, pasi disa përdorues pretendojnë se në pamje ai duket sikur ka gjashtë gishta në njërën dorë, duke ngritur dyshime se videoja mund të jetë manipuluar me inteligjencë artificiale.
Videoja u publikua më 13 mars në llogarinë e tij në platformën X, ku Netanyahu mbante një deklaratë lidhur me luftën mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit, konflikt që ka përfshirë të gjithë Lindjen e Mesme dhe ka hyrë në ditën e 15-të.
Në rrjet, pamjet u shpërndanë me shpejtësi dhe morën miliona shikime, ndërsa shumë përdorues vunë në dukje një moment ku dora e tij duket sikur ka një gisht shtesë. Postimet u shoqëruan me komente si: “Gabimi klasik i gishtave në AI” apo “shikoni me kujdes dorën e tij”. Disa përdorues madje pretenduan pa prova se kryeministri izraelit mund të mos jetë më gjallë.
Mes atyre që ngritën pikëpyetje ishte edhe komentatorja konservatore amerikane Candace Owens, e cila pyeti publikisht: “Ku është Bibi?”, duke përdorur nofkën e Netanyahut. Ajo shtroi gjithashtu pyetjen pse, sipas saj, zyra e kryeministrit po publikonte dhe fshinte video të dyshuara si të gjeneruara nga AI.
Megjithatë, chatbot-i i inteligjencës artificiale i platformës xAI, i quajtur Grok, i hodhi poshtë këto pretendime. Sipas tij, Netanyahu ka pesë gishta si çdo person tjetër dhe pamja në video është thjesht një iluzion optik i krijuar nga këndi dhe rrethi i shënuar mbi dorën.
Grok theksoi gjithashtu se zërat për vdekjen e kryeministrit izraelit janë të pavërtetuara dhe janë përgënjeshtruar nga media si The Times of Israel dhe Snopes, duke këshilluar që informacioni të merret vetëm nga burime zyrtare të verifikuara.
Spekulimet u ushqyen edhe nga fakti se djali i tij, Yair Netanyahu, zakonisht aktiv në rrjetet sociale, nuk ka bërë asnjë postim në X që prej 9 marsit.
Ndërkohë, gazetari indian Aditya Raj Kaul raportoi se e kishte parë Netanyahun së fundmi në publik në qytetin Beit Shemesh, duke ecur mes rrënojave të lëna nga sulmet.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Mars19:32
Ndahet nga jeta filozofi i njohur gjerman, Juergen Habermas
Jurgen Habermas, filozof dhe sociolog gjerman me famë botërore, është ndarë sot nga jeta në moshën 96 vjeçare në...
BOTA
14 Mars17:07
Lufta/ Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban shkon në 826
Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite ka arritur në 826, me 2,009 të pl...
BOTA
14 Mars16:38
Greqi/ Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, dyshimet e para
Burgjet greke nuk gjejnë qetësi, ku mbizotërojnë ngjarjet e rënda kriminale, trazirat dhe kaosi, ndërsa në to vuajnë d...
BOTA
14 Mars16:31
SHBA sulmon me raketa objektiva ushtarake në ishullin Kharg të Iranit
Sipas Presidentit të SHBA-së Trump, “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Poth...
BOTA
14 Mars16:23
Protesta dhe trazira në Kubë për ndërprerjen e energjisë elektrike, sulmohet dhe ndërtesa e Partisë Komuniste!
Protestuesit sulmuan zyrat lokale të Partisë Komuniste Kubane, në provincën Ciego de Avila, rreth 460 kilometra nga Havana, të premten ...
BOTA
14 Mars14:59
Zjarr në portin e Emirateve të Bashkuara Arabe pas sulmit me dron
Një dron ka goditur portin e Fujairah, një nga objektet më të mëdha të magazinimit të naftës në Lindjen e...
BOTA
14 Mars12:42
Trump largon Grenell nga posti i drejtuesit të Qendrës Kennedy, a do i caktojë presidenti një aventurë të re diplomatike “thikës së tij zvicerane”?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të zëvendësojë Richard Grenell nga posti i drejtuesit të John F. Kennedy Center fo...
BOTA
14 Mars11:58
Mali i Zi avancon në negociatat me BE, Shqipërisë i shtyhet vendimi për kapitujt
Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të mbledhur në Bruksel miratuan me konsensus qëndrimin e përbashk&eum...
BOTA
14 Mars10:45
EMRI/ Aksidenti tronditës në Itali, humb jetën një 34-vjeçare shqiptare
Tragjedi në Eboli të Italisë. Një grua u përplas për vdekje nga një makinë përgjatë rrugës shtetëror...
BOTA
14 Mars10:38
Përshkallëzimi i tensioneve me Iranin, Ambasada amerikane në Oman urdhëron evakuimin e personelit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Oman ka urdhëruar largimin e personelit jo-thelbor dhe familjeve të tyre nga Omani, për shkak t&eum...