Rama nxjerr në terren makinat e ujit që mori nga Erdogani për të dhunuar protestuesit
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...

Bashkimi Europian ka vendosur që të ashpërsojë rregullat për dhënien e vizave për qytetarët rusë. Kjo si masë ndëshkuese për luftën e nisur nga presidenti Vladimir Putin në Ukrainë si dhe incidentet e fundit me hyrjen e dronëve rusë në hapësirat ajrore të Polonisë apo të tjera vendeve anëtare të NATO-s.
“Nisja e një lufte dhe pritja për të lëvizur lirisht në Evropë është e vështirë të justifikohet. Bashkimi Evropian po ashpërson rregullat për vizat ndaj qytetarëve rusë, për shkak të veprimeve të vazhdueshme me dronë dhe akteve të sabotimit në tokën evropiane. Udhëtimi në BE është një privilegj, jo një e drejtë e fituar,” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila përmes një deklarate për mediat, komentoi njoftimin e BE-së për ashpërsimin e masave për lëshimin e vizave ndaj qytetarëve rusë.
“Komisioni Evropian duket se ka arsyetuar kështu: pse Evropa Perëndimore duhet të ketë turistë të pasur kur ka emigrantë ilegalë që jetojnë me ndihma dhe të arratisur ukrainas?”, deklaroi Zakharova me ironi, sipas agjencisë Tass.
Bashkimi Evropian i ka parë incidentet e fundit me dronës, si pjesë e një lufte hibride kundër Evropës. Të paktën kështu ka deklaruar më herët një zëdhënës i Komisionit Evropian gjatë një konference për shtyp. Thomas Regnier tha se BE është në krah të Belgjikës, Suedisë dhe të gjitha vendeve të prekura nga këto incidente.
“Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të mbylljes së aeroporteve në Belgjikë dhe të sulmeve të fundit me dronë edhe në Suedi, dhe jemi plotësisht në krah të Belgjikës, Suedisë dhe të gjitha shteteve anëtare të prekura, si gjithmonë. Tani, përcaktimi i origjinës së këtyre dronëve është kompetencë e plotë e shteteve tona anëtare. Nuk hyjmë në detaje. Ajo që është e qartë, siç ka deklaruar edhe presidentja von der Leyen, është se kjo është një luftë hibride dhe Evropa është në rrezik,” tha Thomas Regnier, zëdhënës i Komisionit Evropian për mbrojtjen.
Ai shtoi: “Pikërisht për këtë arsye, në planin e veprimit që prezantuam muajin e kaluar, kemi theksuar sërish rëndësinë dhe prioritetin maksimal që i japim Nismës për Mbrojtjen nga Dronët, sepse përgjigjja ndaj këtyre kërcënimeve duhet të jetë e bashkuar, evropiane, me një qasje gjithëpërfshirëse për të mbrojtur të gjitha shtetet tona anëtare. Hapat e ardhshëm janë mjaft të qarta në planin e veprimit për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Do të fillojmë zhvillimin e saj me shtetet anëtare dhe, deri në tremujorin e katërt të vitit 2026, shpresojmë që të jetë funksionale”.
Komisioni Evropian ka shprehur gjithashtu më herët shqetësimin se Hungaria vazhdon të lëshojë karta kombëtare për qytetarët rusë bazuar në rregullat e saj të brendshme. Nuk bëhet fjalë për viza, por për leje qëndrimi që u mundësojnë qytetarëve të huaj të jetojnë dhe të punojnë ligjërisht në vend për periudha më të gjata.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është zbuluar se një sipërmarrës i njohur në ...
Një shkelës seksual i huaj i liruar gabimisht nga burgu i Wandsworth është arrestuar, ndërsa momenti u filmua kur ai u ndalua. Brahim ...
Një bandë e përbërë nga katër shtetas shqiptarë dyshohet se ka kryer një vjedhje në një apartament në z...
Një bazë ushtarake amerikane është vendosur në alarm, për shkak se një paketë e dyshimtë që përmbante p...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë sugjerimet se Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mund të ketë humbur...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha javën e kaluar se i kishte urdhëruar ushtrisë amerikane që të kryente menjëherë tes...
Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se është përfshirë në një lidhje romantike me një vajzë bjonde, q&eu...
Rusia mund të ndërmarrë një sulm të kufizuar ndaj territorit të NATO-s në çdo moment, ka paralajmëruar një...
Në Qendrën Klinike të Tuzllës, në Bosnje dhe Hercegovinë, të enjten në mbrëmje ka ndërruar jetë një...
Dy persona u plagosën në shpërthimin që ndodhi mëngjesin e sotëm në një ndërtesë në Via Farina 102 n&eu...