BOTA

Me raketa dhe avionë luftarakë, Bjellorusia fillon stërvitjet bërthamore

M.B. Përditësimi i fundit 7 Maj 2024, 19:11
Me raketa dhe avionë luftarakë, Bjellorusia fillon stërvitjet
Foto ilustruese

BJELLORUSIA- Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore, të cilat aleatja e saj e ngushtë, Rusia, i zhvendosi atje kohë më parë. Ushtrimet ushtarake të Bjellorusisë filluan vetëm një ditë pasi Rusia njoftoi se synon të kryejë stërvitje të ngjashme për simulimin e përdorimit të armëve bërthamore të fushëbetejës, si përgjigje ndaj deklaratave të zyrtarëve perëndimorë, për të cilat thotë se janë shenjë se Perëndimi mund të përfshihet më shumë në luftën në Ukrainë.

Kjo ishte hera e parë që Moska ka njoftuar publikisht për një ushtrim të tillë. Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin, tha se një njësit i raketave me rreze të mesme veprimi, Iskander, dhe një skuadrilje e avionëve luftarakë, Su-25, do të marrin pjesë në stërvitje. Këto stërvitje nisën gjithashtu në ditën kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri betimin për mandatin e tij të pestë të martën, duke u zotuar për garantimin e sigurisë së Rusisë.

Vitin e kaluar, Rusia i zhvendosi disa armë të veta taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila kufizohet gjithashtu edhe me Ukrainën dhe anëtaret e NATO-s, Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë. Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, mbështetet në lidhjet e ngushta me Rusisë dhe e ka ofrur vendin e vet si terren strategjik për luftën në Ukrainë. Moska ka nënvizuar se armët taktike bërthamore të zhvendosura në Bjellorusi mbesin nën kontrollin ushtarak të Rusisë.

Zhvendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila ndan një vijë kufitare prej 1.084 kilometrash me Ukrainën, do t’ia mundësonte raketave dhe avionëve luftarakë rusë ta arrijnë cakun e tyre të mundshëm atje me më shumë lehtësi dhe shpejtësi, nëse Moska vendos t’i përdorë ato. Gjithashtu ia mundëson Rusisë t’i godasë më lehtë disa aleatë të NATO-s në Evropën Lindore dhe atë Qendrore. Për dallim nga raketat interkontinentale balistike bërthamore, të cilat mund të shkatërrojnë qytete të tëra, armët taktike bërthamore, të dizajnuara për t’u përdorur kundër trupave në fushëbeteja, janë më pak të fuqishme./REL

bjellorusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë