BOTA

"Me shpresën për të bindur Izraelin dhe Hamasin për armëpushim", Blinken sërish drejt Lindjes së Mesme të dielën

M.B. Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 07:55
"Me shpresën për të bindur Izraelin dhe Hamasin për
Antony Blinken

LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme të dielën me shpresën për të bindur Izraelin dhe militantët e Hamasit që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi të konceptuar për të ndalur luftimet, për të liruar pengjet dhe për të lejuar më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit të premten thuhet se diplomati i lartë amerikan do të theksojë rëndësinë e pranimit nga Hamas-i të propozimit të paraqitur për armëpushimin dhe i përshkruar në një fjalim nga presidenti amerikan Joe Biden një javë më parë, propozim që është pothuajse identik me atë të miratuar nga Hamasi muajin e kaluar. Udhëtimi tre-ditor i sekretarit Blinken do të përfshijë ndalesa në Egjipt, Izrael, Jordani dhe Katar.

Vizita e fundit e sekretarit Blinken në rajon vjen ndërsa ofensiva e Izraelit në Gazë vazhdon me intensitet të plotë. Tanket dhe avionët luftarakë izraelitë goditën zonat qendrore dhe jugore të këtij territori gjatë natës dhe gjatë së premtes. Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar zyrtarë lokalë të mjekësisë, raportoi se të paktën 28 palestinezë u vranë.

Në Gazën veriore, punonjësit palestinezë të emergjencave thanë se tre persona u vranë kur një sulm ajror izraelit goditi një shkollë të drejtuar nga OKB-ja. Ushtria izraelite tha se kishte në objektiv njerëz të armatosur të Hamasit që vepronin nga brenda shkollës. Izraeli përdori të njëjtin shpjegim të enjten pas një sulmi ajror në një shkollë të operuar nga agjencia e ndihmave e OKB-së, e njohur si UNRWA, në kampin qendror të refugjatëve Nuseirat të Gazës, sulm për të cilin ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se vrau 40 persona.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini tha se e konsideronte tronditës pretendimin se Hamasi po vepronte nga brenda shkollës dhe tha se agjencia e tij nuk ishte në gjendje ta verifikonte këtë pretendim. Në një raport të publikuar të premten, Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se sulmi ajror i së enjtes në shkollën e OKB-së në kampin e refugjatëve Nuseirat sugjeron për një dështim të ushtrisë izraelite për të siguruar përputhshmërinë e rreptë me Legjislacionin Ndërkombëtar Humanitar.

Tensionet mes OKB-së dhe Izraelit u përshkallëzuan më tej të premten kur i dërguari izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se ishte njoftuar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po e shtonte ushtrinë izraelite në një listë globale të shkelësve të të drejtave të fëmijëve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social X, u përgjigj duke shkruar: "Sot, OKB-ja e shtoi veten në listën e zezë të historisë kur iu bashkua atyre që mbështesin vrasësit e Hamasit. IDF-ja (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) është ushtria më e moralshme në botë, asnjë vendim delirant i OKB-së nuk do ta ndryshojë këtë".

Raporti përpilohet çdo vit nga Sekretari i Përgjithshëm, për të dokumentuar vrasjen, gjymtimin, abuzimin seksual, rrëmbimin ose rekrutimin e fëmijëve, mohimin e qasjes tek ndihmat dhe vendosjen në objektiv të shkollave dhe spitaleve. Ai zyrtarisht do të publikohet dhe do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit prej 15 vendesh anëtare më 18 qershor.

Ndërkohë, ushtria amerikane tha se një mol i përkohshëm për të dërguar ndihma në Gazë nga deti është rilidhur me plazhin, pasi ishte prishur më herët nga stuhitë në fund të majit. Ushqimet dhe furnizimet e tjera do të fillojnë të lëvizen drejt Gazës "sa më shpejt që të jetë e mundur ... në ditët në vijim", u tha gazetarëve të premten zëvendës-shefi i Komandës Qendrore Amerikane, kundra-admirali Brad Cooper.

Hamasi më 7 tetor filloi një sulm terrorist ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1200 persona, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë rreth 250 pengje. Hamasi mban ende rreth 120 pengje në Gazë, megjithëse ushtria izraelite thotë se të paktën 37 prej tyre janë të vdekur. Sulmet ndëshkimore ajrore të Izraelit dhe ofensiva tokësore kanë vrarë të paktën 36,600 persona në Gazë, kryesisht civilë, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës./ VOA

antony blinken

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë