BOTA

"Më shumë sesa një shtrëngim duarsh"/ Analiza: Çfarë pritet nga vizita e Presidentit Putin në Korenë e Veriut?

r.ll Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 22:38
"Më shumë sesa një shtrëngim duarsh"/ Analiza:
vladimir putin dhe kim jong un

KOREA E VERIUT- Kur udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vizitoi Rusinë lindore në shtator, një pjesë e madhe e misionit të tij dukej e qartë: mundësia për të parë sa më shumë armë ruse.

Gjatë vizitës së tij shumëditore, Kim Jong Un u ul në kabinën e një prej avionëve luftarakë më të avancuar të Rusisë, ekzaminoi bombarduesit strategjikë, që mund të pajisen me armë bërthamore dhe vizitoi një luftanije të Flotës së Paqësorit.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi së bashku me udhëheqësin autoritar Kim Jong Un stacionin më modern rus të lëshimit të raketave hapësinore në Vostochny, ku ai tha se Rusia do të ndihmonte Korenë e Veriut të prodhonte satelitë.

Ndonëse komunikimet mes dy udhëheqësve nënvizuan lidhjet në rritje në fushën e mbrojtjes mes Moskës dhe Phenianit, asnjë marrëveshje zyrtare nuk u njoftua gjatë takimeve mes tyre, duke habitur disa analistë.

Por në vizitën e ardhshme të zotit Putin në Korenë e Veriut, e para në 24 vjet, që pritet të ndodhë së shpejti, mund të ketë më shumë sesa thjesht shtrëngime duarsh, sipas disa analistëve, të cilët thonë se të dyja palët ka të ngjarë të kenë punuar për të çimentuar bashkëpunimin ushtarak në rritje.

"Unë pres një lloj rezultati zyrtar nga vizita", tha Alexey Muraviev, ekspert i çështjeve të sigurisë kombëtare dhe strategjike në Universitetin Curtin të Australisë.

Autoritetet ruse kanë konfirmuar vizitën e planifikuar të Presidentit Putin, por nuk kanë dhënë një datë. Të mërkurën, autoritetet e Koresë së Jugut thanë se vizita ka të ngjarë të ndodhë në "ditët e ardhshme".

Të premten, diplomatë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut zhvilluan një bisedë telefonike urgjente në lidhje me vizitën e afërt të Putinit. Sipas Seulit, të dyja palët paralajmëruan se udhëtimi i Putinit nuk duhet të rezultojë në asnjë shkelje të rezolutave së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat ndalojnë një gamë të gjerë bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak të vendeve të botës me Phenianin.

Një marrëdhënie me ulje dhe ngritje

Rusia ka qenë për dekada një nga mbështetësit më të rëndësishëm ekonomikë dhe ushtarakë të Koresë së Veriut, së bashku me Kinën. Por, herë pas here marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar nëpër periudha të vështira.

Deri në vitin 2017, Rusia, anëtare e përhershme dhe me të drejtë vetoje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i ka mbështetur sanksionet ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut në përgjigje të avancimit të saj në fushën e prodhimit të armëve bërthamore.

Që atëherë, Presidenti Putin dhe udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, kanë gjetur arsye për të bashkëpunuar, pasi ata po zhvillojnë fushata kundër ndikimit perëndimor.

Pas tërheqjes nga bisedimet me Shtetet e Bashkuara në vitin 2019, Kim Jong Un zgjeroi në mënyrë dramatike arsenalin e tij bërthamor, për të cilin ai thotë se synon të frenojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rajonalë.

Presidenti Putin, ndërkohë, nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022 dhe që atëherë ka luftuar atje me forcat ukrainase të mbështetura nga Perëndimi.

Menjëherë pas agresionit rus në Ukrainë, Kim Jong Un u bë një nga pak udhëheqësit botërorë që shprehën mbështetje të qartë për luftën e Putinit.

Vëzhguesit e pavarur kanë gjetur në fushën e betejës ukrainase armë të Koresë së Veriut, përfshirë raketa, duke konfirmuar pohimet e qeverisë amerikane se Koreja e Veriut po e furnizon Rusinë me municione.

Zhvillimi nxjerr në pah përpjekjet në rritje të Rusisë lidhur me aktivitetet që mund të shkelin sanksionet e OKB-së, të cilat Moska thotë tani se i kundërshton.

Vizita e Putinit

Putini mund të ndjekë një qasje të kujdesshme me Phenianin dhe nuk ka gjasa që t’i braktisë plotësisht sanksionet e OKB-së, pasi Moska ka interes që ta portretizojë veten si një palë e përgjegjshme, që e respekton ligjin ndërkombëtar, sipas ekspertit Muraviev.

Ai thotë se Rusia mund ta injorojë Perëndimin duke vazhduar t’i dobësojë gradualisht sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut.

“Aktualisht, Rusia përballet me sanksione edhe më të rrepta se Koreja e Veriut, kështu që nëse Rusia e shkel regjimin e sanksioneve ndërkombëtare, nga çfarë tjetër mund të vuajë Rusia më shumë sesa nga ajo që po përjeton si rezultat i veprimeve të saj agresive në Ukrainë?”, shtron pyetjen ai.

Presidenti Putin gjithashtu mund ta shfrytëzojë udhëtimin në Korenë e Veriut për të nënvizuar mbështetjen e mëtejshme për programin satelitor të Koresë së Veriut. Që nga vizita e udhëheqësit Kim në Rusi, Koreja e Veriut ka kryer dy lëshime satelitore. Megjithëse lëshimi i saj më i fundit dështoi, analistët e mbrojtjes thonë se përdorimi i një lloji të ri rakete nga Koreja e Veriut sugjeron për ndihmën ruse.

Megjithëse sanksionet e OKB-së përbëjnë një kufizim të rëndësishëm për bashkëpunimin Rusi-Kore e Veriut, të dyja palët mund të gjejnë mënyra ekonomike për të bashkëpunuar, siç është dërgimi i punëtorëve koreano-veriorë në Rusi, thotë Artyom Lukin, profesor në Universitetin Federal të Lindjes së Largët të Rusisë.

“Rusia nuk ka thënë kurrë se do të ndalojë së respektuari sanksionet e OKB-së ndaj Koresë së Veriut. Por ka mënyra për të menaxhuar disa gjëra të tilla, një shembull i tillë është Kina”, tha zoti Lukin për Zërin e Amerikës. “Unë mendoj se Rusia mund të zbatojë të njëjtin model në disa mënyra”.

Zoti Lukin refuzoi të spekulonte se si Rusia mund t’i mbështesë saktësisht programet e armëve të Koresë së Veriut, por ai e pranoi se Rusia “duket të jetë e vetmja fuqi e madhe që mund t’i sigurojë Phenianit disa gjëra që mund ta bëjnë Korenë e Veriut të ndihet e sigurt”.

Zoti Lukin thotë se është e pamundur të dihet nëse bashkëpunimi i zgjeruar Rusi-Kore e Veriut do të vazhdojë edhe pas luftës në Ukrainë, por ai la të kuptohet se në thelb interesat afatgjata do të vazhdojnë të jenë të pranishme./VOA

vladimir putin ne korene kim jong un

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë