Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

NATO ka njoftuar nisjen e një operacioni të ri për forcimin e mbrojtjes së krahut lindor të Europës, pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë këtë javë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, tha të premten se operacioni, i quajtur “Eastern Sentry”, do të fillojë në ditët në vijim dhe do të përfshijë mjete nga Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe vende të tjera aleate.
“Eastern Sentry do të shtojë fleksibilitetin dhe forcën e qëndrimit tonë dhe do të tregojë se, si aleancë mbrojtëse, jemi gjithmonë gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”, u shpreh Rutte.
Sipas Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Europë, gjeneralit amerikan Alexus Grynkeëich, operacioni do të jetë “fleksibël dhe i shpejtë”, duke përfshirë kapacitete të përforcuara, mbrojtje të integruar ajrore dhe tokësore, si edhe rritje të shkëmbimit të informacionit mes vendeve anëtare. Në fazën e parë do të angazhohen dy avionë F-16 dhe një fregatë kundërajrore nga Danimarka, tre avionë Rafale nga Franca dhe katër Eurofighter nga Gjermania, bëri të ditur NATO në një deklaratë për shtyp. Grynkeëich theksoi se ndërsa fokus i menjëhershëm mbetet Polonia, operacioni do të mbulojë gjithë krahun lindor të aleancës, nga veriu i largët deri në Detin e Zi dhe Mesdhe.
Shkelja e hapësirës ajrore dhe reagimet
Kryeministri polak Donald Tusk e quajti shkeljen e hapësirës ajrore një “sulm” dhe mohoi se ajo mund të ketë qenë gabim, ndryshe nga sugjerimi i presidentit amerikan Donald Trump, i cili një ditë më parë tha se futja e dronëve mund të ketë qenë aksidentale.
Operacja EASTERN SENTRY rozpoczęta❗️#WeAreNATO #StrongerTogether pic.twitter.com/mLhb2lsKLT
— Sztab Generalny WP (@SztabGenWP) September 12, 2025
Autoritetet polake kanë raportuar se Rusia mund të ketë lëshuar deri në 21 dronë drejt territorit të tyre të mërkurën, duke hyrë pjesërisht nga kufiri me Bjellorusinë. Mbetjet e 16 dronëve janë gjetur në zona të ndryshme të vendit, që mbulojnë qindra kilometra katrorë. Ngjarja u diskutua edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten, ku Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera shprehën “shqetësim të thellë” për provokimin rus. Ambasadorja amerikane në OKB, Dorothy Shea, deklaroi se shkelja e hapësirës ajrore polake tregon “mungesë respekti” ndaj përpjekjeve për paqe.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, e mohoi përfshirjen e vendit të tij, duke pretenduar se dronët e përdorur nuk mund të kishin arritur fizikisht territorin polak.
Qëndrimi i NATO-s
Rutte theksoi se vlerësimi i incidentit të së mërkurës është ende në proces, por pavarësisht nëse veprimet ruse kanë qenë të qëllimshme apo jo, ato përbëjnë shkelje të hapësirës ajrore të një vendi të NATO-s.
“Prandaj, si aleancë, duhet të tregojmë vendosmërinë dhe aftësinë tonë për të mbrojtur territorin tonë. Kjo është pikërisht ajo që synon të arrijë Eastern Sentry”, tha ai.
Operacioni i ri vjen si vijim i masave të ndërmarra më herët këtë vit me operacionin “Baltic Sentry”, i cili u zhvillua pas sabotimeve në kabllot në Detin Baltik.
Dhoma e Tregtisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës shprehën shqetësim për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashk...
Të paktën 12 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të kryer...
Presidenti i SHBA-së Donald Trumo bën sërish të njëjtën gafë, duke ngatërruar Shqipërinë me Armenin&eum...
Avishkar Raut, vetëm 16 vjeç, është i riu që po udhëheq protestat antikorrupsion në Nepal. Avishkar Raut fitoi famë...
R.D., i arrestuar më 12 shtator, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri më 1999, b&eu...
Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit konservator Charlie Kirk, mbajti një fjalim emocional disa ditë pas vrasjes së tij gjatë një...
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, datë kur qytetar&e...
SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Ku...
Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të...
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor ka lëshuar një paralajmërim urgjent për cunami, pasi një tërmet ...