Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
FRANCË- Gazeta konservatore gjermane Welt am Sonntag beson se "pavarësisht nga rezultati i votimit, një humbës tashmë është përcaktuar: Emmanuel Macron.
Presidenti do të hyjë në histori si mishërimi i miopisë. Në një shfaqje shumëngjyrëshe të pompozitetit, ai thërmoi pa nevojë mesin politik të vendit të tij.
Gjithmonë i mbërthyer nga frika, se mund të mos i njihej talenti, me kalimin e viteve ai i kultivoi deri në veleri sjelljet pompoze dhe të tepruara që i ka pasur gjithmonë", shkruan Welt am Sonntag.
Dhe më tej: "Pikërisht Macroni, i cili si president donte të përfaqësonte një seriozitet të ri, është një shembull i përsosur i kulturës së sotme mbizotëruese të zhurmës teatrale dhe gëzimit të shkatërrimit të asaj që është provuar nga koha. Sot kjo quhet disruption.
Njëherë Macron dëshmon vdekjen e trurit të NATO-s, njëherë jo. Njëherë ai angazhohet për ndihmë masive armësh për Ukrainën, vetëm për të dërguar shumë pak armë në raste të tjera".
"Asnjëherë më parë një president i republikës së pestë nuk e ka zhgënjyer kaq rëndë popullin e tij, duke e zhytur të gjithë Evropën në kaos", konkludon Welt am Sonntag.
Ndërsa gazeta austriake Presse am Sonntag mendon:
"Do të ishte absurde të akuzohej presidenti Emmanuel Macron se ka rrezikuar demokracinë liberale në Francë duke rendur të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare, menjëherë pas fitores së krahut të djathtë në zgjedhjet evropiane.
Kjo ishte gjithçka, por jo antidemokratike, ishte thjesht budallallëk. Në mbivlerësimin e deformuar të vetes, Macroni besonte se mund ta detyronte fatin ta ndiqte" shkruan austriakja Presse am Sonntag.
"Jupiteri në Pallatin Elysee hodhi zaret, sipas të gjitha gjasave do të humbasë, nuk do të jetë në gjendje të mbështetet në një shumicë qeveritare në Parlament dhe do ta kalojë pjesën tjetër të mandatit të tij deri në vitin 2027 si rosë e çalë.
Kjo është e pakëndshme për të dhe gjithashtu për Francën. Por kjo nuk është një krizë demokratike. Po të mos formohet dot një shumicë qeveritare, qoftë edhe për një kabinet ekspertësh, vendi duhet të shkojë prapë në zgjedhje".
Presse am Sonntag kujton se "në demokraci ka gjithmonë një alternativë, madje atë mund ta zgjedhësh me votë"./DW
bujar mehmeti SHBA- Të enjten e parë të muajit shkurt të vitit të kaluar, Bujar Mehmeti nuk do ta harrojë kurrë. Atë...
viktor orban dhe josep borrell BRUKSEL- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropi...
protestat ne barcelone BARCELONË- Mijëra protestues zbritën në qendër të Barcelonës mbrëmë, duk...
joe biden SHBA- Intervista e presidentit amerikan, Joe Biden mbrëmjen e së premtes në ABC News dhe ngjarjet në ditët pas perf...
joe biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, me karrierën e tij politike prej pesë dekadash, këmbënguli në një intervist&eu...
suella braverman BRITANI- Ish-sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka reaguar ashpër ndaj humbjes së konservat...
foto ilustruese GAZA- Një sulm izraelit ka vrarë të paktën 16 palestinezë dhe ka plagosur 50 të tjerë në ...
foto ilustruese FRANCË- Përballë mundësisë që e djathta ekstreme të ketë një shumicë parlamentare relativ...
SHBA- Katër persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një të shtëna të shtunën herët gjat&eum...
IRAN- Zgjedhjet presidenciale në Iran përfunduan me fitoren e kandidatit të moderuar, ish-kirurgut dhe ligjvënësit Masoud Pezeshkian....